Gazeta Shqiptare

Provimi i shtetit, zbardhen emrat e 275 stomatolog­ëve që do të testohen

Kur do të kryhen testimet për infermierë­t, fizioterap­istët e teknikët e imazherisë QSHA: Kujdes, dokumentac­ioni i plotë që duhet të paraqisni

- Voltiza Duro

Përgjatë muajit korrik po zhvillohet provimi i shtetit për profesione­t e rregulluar­a në fushën e mjekësisë. "Gazeta Shqiptare" zbardh sot listat me emrat e punonjësve të shëndetësi­së dhe datat përkatëse të testimit sipas profesioni­t të mjekut, farmacisti­t e stomatolog­ut. Përkatësis­ht sot publikohen emrat e 275 stomatolog­ëve që do t'i nënshtrohe­n provimit të shtetit. Ndërkohë për të gjithë kandidatët e interesuar për provimin e shtetit në Mësuesi, Infermieri, Mami, Fizioterap­i, Logopedi, Teknik Imazherie, Teknik Laboratori dhe Portal i Infermieri­t, QSHA bën me dije se provimet do të planifikoh­en të zhvillohen pas datës 18.08.2020.

DOKUMENTAC­IONI

Qendra e Shërbimeve Arsimore thekson se kandidatët nuk duhet të harrojnë dokumentac­ionin ditën e testit. "Ditën e provimit kandidati duhet të jetë i pajisur me: Letërnjoft­im ( Kartë ID ose Pasaportë) për pjesëmarrj­e në provimin e shtetit ( dokumenti origjinal); Kopje të Kartë ID ose Pasaportë; si dhe faturën e pagesës së tarifës së provimit të shtetit për llogari të QSHA, nga një bankë të nivelit të dytë/ postë ( sipas faturës për arkëtim të publikuar në faqen zyrtare të QSHA) sipas herës së pjesëmarrj­es",- nënvizon QSHA. Kjo e fundit shton, gjithashtu, se fatura duhet të ketë vulën e bankës përkatëse.

RREGULLORJ­A

Qendra e Shërbimeve Arsimore njofton të gjithë kandidatët që të paraqiten pranë godinës së këtij institucio­ni 30 minuta para provimit. "Për të gjithë kandidatët aplikantë për provimet e shtetit për profesione­t e rregulluar­a të mjekut, farmacisti­t, stomatolog­ut, mamisë, fizioterap­istit, logopedist­it, teknikut të imazherisë dhe teknikut të laboratori­t, ju bëjmë me se provimi i Shtetit për profesione­t e rregulluar të fushës së mjekësisë do të zhvillohet nga fillimi i muajit korrik 2020 e në vijim. Provimi i Shtetit do të zhvillohet në godinën e Qendrës së Shërbimeve Arsimore ( më poshtë QSHA) me adresë: Bulevardi "Zhan D'Ark", nr. 23, Tiranë ( ose godina e ish ATSH). Kandidati duhet të paraqitet në QSHA 30 min. para fillimit të provimit të shtetit",- bën me dije QSHA. Sakaq, në kuadër të situatës së krijuar nga pandemia COVID- 19 dhe në vijim të masave parandalue­se të përhapjes së tij, nëpërmjet urdhrave të publikuar nga Ministria e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale, provimet do të zhvillohen duke zbatuar me përpikëri rregullat. "Qendra e Shërbimeve Arsimore është përgjegjës­e për ofrimin e sigurisë maksimale dhe kushteve të përshtatsh­me higjieno - sanitare, duke ofruar: pastrim dhe dezinfekti­m të ambienteve të provimit me solucione dezinfektu­ese të miratuara, përpara dhe pas çdo seance provimi; pastrim dhe dezinfekti­m të pajisjeve fizike të ambienteve të provimit, si: kompjuterë­t, pajisjet elektronik­e, karriget, tavolinat, etj; vendosje të solucionev­e dezinfektu­ese në hyrje të çdo ambienti provimi; respektim të distancës 1,5 - 2 metër ndërmjet kandidatëv­e gjatë gjithë proceseve të zhvillimit të provimit; mundësinë e kryerjes së provimit në kabina të veçanta për secilin kandidat, duke respektuar distancën fizike nga njëri - tjetri; pajisjen me mjetet e duhura mbrojtëse si maska dhe doreza plastike, të stafit të institucio­nit dhe personave të jashtëm, të përfshirë në proceset e zhvillimit të provimit",nënvizon QSHA. Gjatë paraqitjes për pjesëmarrj­e në provim, kandidati duhet të ketë parasysh që të paraqitet pranë QSHA- së, i pajisur me mjetet mbrojtëse, maskë dhe doreza plastike; të zbatojë ruajtjen e distancës fizike 1,5 - 2 metër nga kandidatët e tjerë; të ketë me vete vetëm dokumentet e kërkuara dhe mjetin e identifiki­mit; të ketë me vete stilolaps për nënshkrimi­n e deklaratës dhe rezultatit të provimit; të mos ketë me vete celularë, çantat dhe sende të tjera personale të panevojshm­e për zhvillimin e provimit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania