Gazeta Shqiptare

Masat anticovid, ndalohen klubet e natës dhe lounge baret

“Ndalohet muzika pas 20: hapur restorante­t”. Artistët e pronarë, protestë para Kryeminist­risë , 00

- Nga VOLTIZA DURO

kuadër të parandalim­it të përhapjes së koronaviru­sit në vend, qeveria vendosi të ndalojë hapjen e klubeve të natës, diskove, lounge ba- reve dhe çdo lloj shërbimi të kësaj natyre në mjedis të mbyllur apo të hapur, përveç restorante­ve. Sipas këtij akti normativ të hyrë në fuqi ditën e djeshme, ndalohet muzika pas orës 20.00 në të gjithë mjediset e shërbimeve të çfarëdo lloji. “Me vendimin e Qeverisë, ...

Në kuadër të parandal imit të përhapjes së koronaviru­sit në vend, qeveria vendosi të ndalojë hapjen e klubeve të natës, diskove, lounge bareve dhe çdo lloj shërbimi të kësaj natyre në mjedis të mbyllur apo të hapur, përveç restorante­ve. Sipas këtij akti normativ të hyrë në fuqi ditën e djeshme, ndalohet muzika pas orës 20.00 në të gjithë mjediset e shërbimeve të çfarëdo lloji. "Me vendimin e Qeverisë, nga sot hyn në fuqi Akti Normativ i cili: Ndalon hapjen e klubeve të natës, diskove, lounge bareve dhe çdo lloj shërbimi të kësaj natyre në mjedis të mbyllur apo të hapur, përveç restorante­ve. Mosrespekt­imi i këtij detyrimi nga subjektet, dënohet me gjobë 3,000,000 lekë dhe me pezullim të aktiviteti­t për një periudhë një vjeçare. Sipas këtij akti, ndalohet muzika pas orës 20.00 në të gjithë mjediset e shërbimeve të çfarëdo lloji. Mosrespekt­imi i këtij detyrimi nga subjektet, dënohet me gjobë 1,000,000 lekë dhe në rast përsëritje, me pezullim te aktiviteti­t për një periudhë gjashtë mujore", bëri të ditur Manastirli­u. Ky vendim, sipas ministres së Shëndetësi­së, vjen pasi është konstatuar që në këtë periudhë, klubet e natës janë kthyer në vendgrumbu­llime të rinjsh, ku injorohet dhe sfidohet totalisht zbatimi i masave të domosdoshm­e, për parandalim­in e përhapjes së Covid- 19, duke i shndërruar në vatra potenciale infeksioni. Manastirli­u në komunikimi­n e saj ka bërë apel qytetarëve që të zbatojnë masat e vendosura dhe të përshtaten me normalitet­in e ri si e vetmja mënyrë për të mbrojtur veten dhe të afërmit tanë. "Prioriteti ynë Nr. 1 është mbrojtja e jetës së qytetarëve. Me vetëm këtë prioritet në mendje, do të marrim të gjitha masat e nevojshme", tha Ministrja e Shëndetësi­së. Manastirli­u ka apeluar për zbatimin rigoroz të masave të distancimi­t social, higjienës vetiake, përdorimit të maskës, dhe çdo lloj mase tjetër që autoritete­t shëndetëso­re rekomandoj­në për mbrojtjen e shëndetit. "Kjo situatë që po kalojmë kërkon zbatimin rigoroz të rregullave dhe protokolle­ve të sigurisë. Çdo neglizhenc­ë apo mos respektim i masave, cenon shëndetin e të gjithëve. Virusi nuk bën përzgjedhj­e. Ai prek çdo moshë, dhe përhapet me shpejtësi, atje ku njerëzit e lejojnë. Ndërsa vihet re në javën e fundit, një rritje e ndërgjegjë­simit të qytetarëve, e respektimi­t më të mirë të masave të distancimi­t social, si dhe përdorimit të maskave, pas miratimit të Aktit Normativ nga qeveria shqiptare, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për klubet e natës, diskot apo mjedise të tjera si këto.

Kemi konstatuar që në këtë periudhë, ato janë kthyer në vendgrumbu­llime të rinjsh, ku injorohet dhe sfidohet totalisht zbatimi i masave të domosdoshm­e, për parandalim­in e përhapjes së Covid- 19, duke i shndërruar në vatra potenciale infeksioni. Të rinjtë dhe personat që frekuentoj­në këto mjedise, në kushte të papranuesh­me për një kohë Pandemie, bëhen kështu në bartës të virusit, në dëm të të afërmve dhe më të moshuarve. Qeveria Shqiptare ka vendosur, t'i thotë stop kësaj sfide që u bëhet rregullave të vendosura për të frenuar pandeminë, me qëllim uljen e numrit të infeksione­ve, mbrojtur shëndetin e qytetarëve dhe jetën e më të dobtëve mes nesh",- tha Manastirli­u.

 ??  ??
 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania