Gazeta Shqiptare

Riatdhesoh­en nga Gjermania 19 shqiptarë, Rovena Voda: Mos abuzoni me rregullat

Emiljano Ramazani ishte arrestuar edhe në vitin 2011, u lirua me vendim të Gjykatës së Lartë Autorët djegin makinën me targa të vjedhura në një ullishte në Papër, FNSH dhe RENEA në kërkim të tyre

-

Tronditet Elbasani. Një 39- vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri pasditen e djeshme në këtë qytet. Bëhet fjalë për Emiljano Ramazanin, i cili është qëlluar me breshëri plumbash nga persona ende të paidentifi­kuar. Burime zyrtare nga policia lokale bënë me dije se ngjarja e rëndë, e cila ka shkaktuar panik te banorët ka ndodhur rreth orës 16: 30 pranë një pike karburanti në lagjen “28 Nëntori” të këtij qyteti. Mësohet se viktima është qëlluar brenda në makinën e tij në një parkim pallati. Pas krimit, autorët kanë ikur në drejtim të Paprit, ku kanë djegur makinën e përdorur në një ullishte. “Në Elbasan, në vendin e quajtur ‘ Rreth- rrotullimi i luleve’, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi E. R., 39 vjeç. Autorët dyshohet se janë larguar me shpejtësi në drejtim të aksit rrugor Bradashesh- Paper. Në një ullishte i kanë vënë zjarrin mjetit dhe janë larguar në kodrat përballë Paprit. Shërbimet e policisë janë vënë në ndjeke të autorëve dhe po bëhet rrethimi i zonës, ku dyshohet se mund të jenë larguar autorët. Janë ngritur menjëherë pika kontrolli në aksin rrugor ElbasanRro­gozhinë, Elbasan- Tiranë e Elbasan- Belsh. Në ndihmë të policisë lokale janë nisur FNSH- ja dhe RENEA- ja, si dhe një grup specialist­ësh të Departamen­tit të Policisë Kriminale në DPPSH. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarj­e dhe po punon për fiksimin e çdo prove të mundshme që do çojë në zbardhjen e ngjarjes, identifiki­min dhe kapjen e autorëve të ngjarjes. Nën drejtimin e prokuroris­ë vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Çdo person që mund të ndihmojë në hetimin dhe zbardhjen e shpejtë të ngjarjes mund të telefonojë falas 112", thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.

VRASJA

Pas kryerjes së veprimeve hetimore paraprake, ka rezultuar se 39- vjeçari Emiljano Ramazani ( person me precedentë të mëparshëm penalë) ishte pronar i një lokali në qytetin e Elbasanit. Sipas policisë, ai qëllua për vdekje me 5 plumba. Sipas burimeve për “Gazeta Shqiptare”, makina që është përdorur nga autorët e krimit është tip “Volkswagen” dhe me targë AA 819 KX, e cila rezulton e vjedhur 10 ditë më parë në Tiranë. Ndërkohë, Ramazani ishte në një makinë tjetër “Ford Focus” me targa AA 945 DG dhe ekzekutimi ka ndodhur nga makina në makinë. Policia dhe prokuroria e Elbasanit janë duke hetuar në disa pista për zbardhjen e motivit të kësaj ngjarjeje si dhe identifiki­min e vënien në pranga të autorëve të krimit. Dyshohet vrasja e 39- vjeçarit mund të ketë marrë shkas nga ndonjë konflikt i mundshëm me persona të tjerë, ose për shkak të aktiviteti­t kriminal, pasi ai ishte i skeduar nga policia për drogë.

KUSH ËSHTË EMILJANO RAMAZANI

Viktima e atentatit të djeshëm në Elbasan është një emër i njohur për drejtësinë. Emiljano Ramazani, i njohur me nofkën “Rramani”, me banim në lagjen “Sul Papri” ka qenë disa herë i arrestuar dhe dënuar. Në vitin 2011 ai është arrestuar së bashku me 5 persona të tjerë për drogë. Pesë vite më pas ai është kapur sërish së bashku me një tjetër person, pasi iu gjet kokainë në makinë. Asokohe iu gjetën 10 doza kokainë, 50.000 lekë dhe 14 aparate celularësh. Sipas një vendimi të Gjykatës së Lartë, 39vjeçari ishte lënë në burg nga Gjykata e Elbasanit dhe nga Apeli i Durrësit, por gjatë hetimeve ishin gjetur shkelje nga gjyqtarët. Në datën 16 korrik 2012, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, i përbërë nga Shpresa Beçaj, Arjana Fullani, Aleksandër Muskaj, Edmond Islamaj dhe Shkëlzen Selimi vendosën rrëzimin e dy gjykata dhe lirimin e Ramazanit. Sipas vendimit të siguruar nga “Dosja. al”, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 249 pika “8” e Kodit të Procedurës Penale vendosi: Ndryshimin e vendimit nr. 111, datë 17.04.2012 të Gjykatës së Apelit Durrës në këtë mënyrë; rrëzimin e kërkesës për caktim masë sigurimi personal ndaj personit nën hetim Emiljano Durim Ramazani; urdhërohet lirimi i menjëhersh­ëm i personit nën hetim në rast se nuk mbahet për ndonjë shkak tjetër.

 ??  ??
 ??  ?? Viktima, Emiljano Ramazani
Viktima, Emiljano Ramazani
 ??  ?? Vendi ku ndodhi ngjarja
Vendi ku ndodhi ngjarja
 ??  ?? Makina e djegur
Makina e djegur

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania