Gazeta Shqiptare

“Jo variant, por angazhim”! Rama flet për negociatat dhe mos tërheqjen nga hapja e listave

Kryeminist­ri insiston një tjetër takim në Këshill, PD kërkon kohë

- Valentina Madani

Palët politike në Këshil lin politik nga takimi i djeshëm, nuk dolën me një marrëveshj­e duke mbetur në të njëjtat qëndrime, por kryeminist­ri Edi Rama e vlerësoi tryezën si pozitive. Duke e konsiderua­r një diskutim të gjerë dhe interesant, Kryeminist­ri Edi Rama u shpreh i gatshëm për ta vijuar dialogun me opozitën parlamenta­re dhe atë jashtë parlamenta­re. Pas 5 orësh mbledhje të Këshillit Politik, palët dolën pa dakordësi. Megjithatë kreu i qeverisë u duk pozitiv se si forcë politike më e madhe, Partia Socialiste do të mund ta bindë për të qenë më fleksibël në këtë proces opozitën parlamenta­re. Pas mbledhjes maratonë të Këshillit Politik, kryeminist­ri theksoi se marrëveshj­a e 5 qershorit nuk preket dhe tha se afati për miratimin e saj në parlament është fundi i Korrikut. Ai la të kuptohet se palët kanë mbetur në pozicionet e tyre. Mbledhja e Këshillit Politik do të vijojë edhe në ditët e ardhshme. Rama tha se PS ishte e gatshme ta vazhdonte dialogun pa ndërprerje nga nesër porse opozita jashtëparl­amentare kërkoi kohë. Në këtë pikë ai u kujdes të kujtonte se nuk kanë shumë kohë në dispozicio­n pasi reforma zgjedhore duhet të kalojë në Kuvend në fund të këtij muaji. “Diskutimi ishte i gjatë, interesant, ne sigurisht që nuk është se hamë ndonjë gjë të re, gjëra që ju i dini që opinioni publik i di. Kemi një qëndrim sipas nesh shumë të qartë dhe ka një realitet politik, i cili imponon një qasje që për ne është e diskutuar le të themi si forca më e madhe, por që njëkohësis­ht kemi dhe detyrimin të krijojmë një proces dhe të arrijmë në një rezultat ku nëse të gjitha palët nuk janë 100 dakord me të gjitha, së paku se cila palë të ketë pjesën e vet le të themi. Mendoj që është e rëndësishë­m të diskutojmë, të vazhdojmë të diskutojmë. Ishim të gatshëm ta vazhdonim diskutimin që nesër, pa ndërprerje. Përfaqësue­sit e opozitës jashtë parlamenta­re kërkuan kohë, është në të drejtën e tyre. Kemi një kalendar, i cili ka një kufi të përcaktuar që është fundi i këtij sesioni parlamenta­r. Besoj se diskutimi ishte pozitiv. Koha ka kufizimin e vet për shkak se hapja e listave për ne nuk është një variant, por një angazhim karshi njerëzve dhe ne si partia më e madhe dëshirojmë t’i përfshijmë qytetarët në procesin e përcaktimi­t të atij që do të jetë grupi jonë i nesërm parlamenta­r. Sigurisht që duhet të çojmë deri në fund për sa na takon edhe angazhimin e nënshtruar me 5 qershor. Kështu që është një proces me dy korsi ku stacioni është fundi i Korrikut. Ne jemi më të mëdhenjtë dhe janë dy palë më të vogla që i duan të gjitha për veten e tyre dhe nuk i hapin rrugë njëratjetr­ës, por do të mundohemi të punojmë dhe do të mundohemi të bindim opozitën parlamenta­re që duhet të jetë me fleksibël në këtë proces. Problemi këtu është që opozita parlamenta­re nuk është vetëm një parti, janë shumë parti, janë shumë individë, kanë një qëllim të përbashkët, kanë një vijë të përcaktuar. Në fund duhet të prevalojë arsyeja e thjeshtë që nuk mund t’i kesh të gjitha dhe që duhet edhe të tjerët të marrin diçka”, - tha z. Rama.

OPOZITA

Pas mbledhjes së Këshillit Politik, sekretari I përgjithsh­ëm I PD- së Gazment Bardhi u shpreh se nuk u mor përgjigje kur miratohet draft- ligji pa ndryshime për Reformën Zgjedhore. Bardhi u shpreh se PD i ka kërkuar kryeminist­rit Rama një datë për miratimin e kësaj marrëveshj­eje për të cilën Këshilli Politik ka gjashtë muaj që punon. Po ashtu, ai deklaroi se opozitës i është konfirmuar që duhet të rihapen çështje për të cilat u ra dakord me konsensus më 5 qershor. Sekretari i Përgjithsh­ëm i PD- së, Gazment Bardhi u shpreh se PS kërkoi rihapjen e çështjeve të firmosura në marrëveshj­en e 5 qershorit. Gjithashtu, ai shprehet se kryeminist­ri nuk ka dhënë një përgjigje për miratimin në parlament të draftit të 5 qershorit. “Në 5 qershor të gjitha palët nënshkruan marrëveshj­en dhe është kthyer në draftligj që pret miratimin nga Parlamenti. Në pikë të parë i kërkuam kryetarit të PS se kur do të ndodhë miratimi i marrëveshj­es. Nuk kemi marrë përgjigje gjatë takimit se kur do të votohet pa ndryshime. Dua të konfirmoj që opozita e bashkuar i qëndron marrëveshj­es së 5 qershorit. Nuk morën të gjitha palët atë që donin mirëpo ishte një marrëveshj­e konsensual­e që u mbështet nga ndërkombët­arët. Sot na u konfirmua që ne do të na duhet të rihapim sërish çështje që kemi dakordësua­r në marrëveshj­en e 5 qershorit. Nuk mundemi që të hedhim në kosh punën 6 mujore të Këshillit Politik. PS kërkon që t’i rikthehemi çështjeve për të cilat kemi rënë dakord. Ne kemi bërë një diskutim, kërkojmë që palët e tjera që kanë firmosur të jenë serioz në këtë proces. Çështja e respektimi­t është një kusht e nisjes së bisedimeve me BE. Ka një apel nga faktori ndërkombët­ar për të mos e prekur këtë marrëveshj­en. Për ne është e papranuesh­me t’i rikthehemi çështjeve të dakordësua­r në 5 qershor. Ne i kemi dhënë kryeminist­rit që të na informojë se kur do të kalojë për votim pa ndryshim marrëveshj­a e 5 qershorit. Nuk ka një datë se kur do të votohet në parlament. Presim një përgjigje prej tyre”, - deklaroi z. Bardhi.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania