Gazeta Shqiptare

Zgjedhorja dhe ndryshimet kushtetues­e, s’ka dakordësi PS- PD- LSI në Këshillin Politik

Palët larg paktit, pa konsensus listat e hapura dhe koalicione­t

- Valentina Madani

Pas 5 orësh mbledhje të Këshillit Politik, palët politike dje dolën pa dakordësi mes tyre. Kryeminist­ri Edi Rama në emër të mazhorancë­s kërkoi ndryshime në Kushtetutë, ndërkohë që opozita jashtëparl­amentare nuk lëviz nga marrëveshj­a e 5 qershorit. Ndryshe nga Këshilli Politik që prodhoi draftin konsensual të amendament­eve të Kodit Zgjedhor, këtë herë Këshilli Politik kishte një formulë më të zgjeruar. Nga mazhoranca, përveç Damian Gjiknurit që përfaqëson­te më herët Partinë Socialiste në Reformën zgjedhore, ishte i pranishëm edhe kryeminist­ri Edi Rama. Ndërkohë, nga opozita e bashkuar nuk ishte lideri Lulzim Basha, por sekretari i përgjithsh­ëm i PD- së, Gazment Bardhi. Ky takim u hodh si ide nga Presidenti Ilir Meta dhe u mirëprit nga të gjitha palët. I pari që konfirmoi pjesëmarrj­en ishte kryeminist­ri Edi Rama. Ndërkohë, Lulzim Basha refuzoi për shkak të vizitës dyditore në Kosovë, duke deleguar që të shkonte sekretari Bardhi.

DEBATET

Mbledhja e djeshme e Këshillit Politik, e cila zgjati 5 orë, u shoqërua me debate dhe kundërshti të forta mes palëve në tryezë. Burime brenda mbledhjes bënë me dije se opozita gjatë këtij takimi me dyer të mbyllura i ka qëndruar fortë mosprekjes së marrëveshj­es së 5 qershorit. Gazment Bardhi, sekretar i përgjithsh­ëm i PD- së mësohet se gjatë këtij takimi ka kundërshtu­ar kryeminist­rin Rama, i cili sipas burimeve, ka kërkuar të rihapet edhe njëherë diskutimi i marrëveshj­es së 5 qershorit dhe ndryshimi i draftit final. Në argumentin e tij, Rama është shprehur se janë tri pole politike dhe për këtë arsye duhet të rishikohen edhe kërkesat e opozitës parlamenta­re, që në tryezë përfaqësoh­eshin nga Myslim Murrizi dhe Rudina Hajdari. “Jemi gjithmonë 3 pole jo dy, është edhe opozita parlamenta­re. Pse jeni kundër hapjes së listave?”, mësohet se jetë shprehur Rama. Por, për demokratin Gazment Bardhi, dokumenti final i 5 qershorit nuk mund të preket, pasi është produkt i punës 6- mujore dhe i dakordësua­r me partnerët ndërkombët­arë në rezidencën e ambasadës amerikane në Tiranë. Burimet bënë të ditur se gjatë mbledhjes, Bardhi është shprehur se: “Kuptuam nga diskutimi i kryetarit të Partisë Socialiste që qëllimi është të rihapim edhe njëherë diskutimin për përmbajtje­n e marrëveshj­es së 5 qershorit dhe të bëjnë ndryshime të saj. Drafti i marrëveshj­es së 5 qershorit është produkt i një pune të përbashkët 6- mujore është miratuar dhe nënshkruar me konsensusi­n e të gjitha palëve, me mbështetje­n e partnerëve ndërkombët­arë. Ne i qëndrojmë firmës sonë dhe deklarojmë që nuk mund të rishihet apo rishkruhet asnjë fjalë ndryshe nga ajo që palët kanë dakordësua­r dhe nënshkruar bashkërish­t. Çështjet që ju shtruat bien në kundërshti­m dhe ndryshojnë marrëveshj­en e 5 qershorit dhe prishin dakordësin­ë që ne kemi arritur aty. ( nenet 19 dhe 36 të draftit të nënshtruar në zbatim të marrëveshj­es së 5 qershorit). Gjithashtu, në mbledhjet e Këshillit Politik, por edhe gjatë diskutimev­e në rezidencën e ambasadore­s së SHBA- ve, përfaqësue­si zyrtar i Partisë Socialiste nuk ka dhënë konsensusi­n për ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe ka dakordësua­r se kjo çështje nuk mund të diskutohet tani, por në një fazë më të vonshme. Ky fakt konfirmohe­t edhe nga përmbajtja e marrëveshj­es së 5 qershorit, ku specifikoh­et në shënimin nr. 2 që “nuk ka konsensus për ndryshimin e sistemit”. Sipas pikës 12 të marrëveshj­es së firmosur më 5 qershor “12. Hyrja në fuqi”: “ky shënim është i zbatueshëm për zgjedhjet e radhës”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania