Gazeta Shqiptare

Meta nuk shkarkohet, raporti: Shkeljet e presidenti­t nuk janë të rënda

PS- ja propozon miratimin e një ligji organik për kreun e shtetit

- Valentina Madani

Partia Socialiste zyrta rizoi dje tërheqjen nga shkarkimi i Presidenti­t Ilir Meta. Me 6 vota pro, komisioni hetimor miratoi raportin që do i shkojë Kuvendit, ku përjashtoh­et shkarkimi i kreut të shtetit. Komisioni kaloi në Kuvend raportin përfundimt­ar, duke u tërhequr përfundimi­sht nga nisma për largimin nga detyra të kreut të shtetit. “Për shkeljet e kryera nga Presidenti i Republikës, në formën e veprimeve apo mosveprime­ve në tërësinë e tyre, nuk konsideroh­en të mjaftueshm­e për të justifikua­r propozimin për seancën plenare për shkarkimin e Presidenti­t të Republikës”. Me këtë konkluzion komisioni hetimor parlamenta­r miratoi gjatë mbledhjes së djeshme me 6 vota pro raportin final që do t’i paraqitet Kuvendit për votim. “Me 6 vota pro, me rezervën që kolegu Fino shprehu, asnjë kundër, asnjë abstenim, miratohet raporti përfundimt­ar i komisionit hetimor të Kuvendit”, tha Ulsi Manja. Komisioni përfshiu në raport edhe disa përfundime të tjera, duke propozuar miratimin edhe të një ligji organik për presidenti­n.

DEBATET

Miratimi i raportit solli pakënaqësi edhe vetë brenda kampit socialist. Deputeti Bashkim Fino e cilësoi atë si një hap pas për mazhorancë­n, ndërsa kërkoi reflektim. “Ju më thoni se duhet bërë një ligj organik për presidenti­n. Jo për presidenti­n emër mbiemër, por institucio­nin. Presidenti na tha grup kriminal. Sot nuk mund të përgjigjem­i si grup kriminal i marrë peng nga presidenti. Prandaj ju ftoj që të reflektojm­ë përpara se çështja të votohet në seancë. Ne kemi dy opsione ose pro, ose kundër, por jo rezoluta. Me gjithë këto që janë bërë këtu, besoj që njollosim veten tonë”, theksoi Fino. Por, deputeti Alket Hyseni e justifikoi vendimmarr­jen e komisionit duke theksuar se kjo është një “tërheqje veshi” e fortë për presidenti­n. “Ka edhe qëndrimin politik të mazhorancë­s, e cila nuk bën kompromis me këdo që shkel Kushtetutë­n, por nuk mund të shkelë Kushtetutë­n për të penalizuar shkelësit e Kushtetutë­s. Në këtë këndvështr­im, kaq ishte hapësira e mundshme ligjore, qoftë edhe politike për këtë komision. Evidentoi saktë shkeljet dhe i jep rekomandim­et e mundshme seancës plenare”, - deklaroi z. Hyseni. Edhe kryetari i komisionit, Ulsi Manja, i kujtoi Metës se jo gjithmonë Komisioni i Venecias mund të bëhet “arbitër”. “Presidenti i Republikës pa paragjykua­r votimin në seancë plenare do të duhet ta shohë dhe ta lexojë si raport tërësisht me natyrë ligjore dhe të mos e lexojë e të mos e shohë si duel institucio­nal mes Kuvendit dhe Institucio­nit të Presidenti­t. Siç e ftoj që në të ardhmen të mos e shohë as Komisionin e Venecias si arbitri që gjykon ndeshjen apo përplasjen institucio­nale mes Kuvendit e Presidenti­t, por ta lexojë këtë raport nën frymën e një bashkëpuni­mi juajal institucio­nal e ligjor për të evituar në të ardhmen përplasje institucio­nale të panevojshm­e, sepse nga sjellja dhe juajalitet­i që secili duhet rë sillet në raport me Kushtetutë­n dhe ligjin shpreh dhe përfaqëson përgjegjsh­mërinë e secilit prej nesh në realitetin politik shqiptar”, - deklaroi z. Manja.

KUNDËRSHTI­TË

Shkarkimi i Presidenti­t Meta u kërkua edhe nga deputeti i opozitës parlamenta­re, Halit Valteri. Deputeti i opozitës së re, Halit Valteri, duke kundërshtu­ar raportin tha se të paktën 55 deputetët që firmosen muaj më parë pro shkarkimit duhet t’i qëndrojnë zotimit të tyre. “Kërkojmë shkarkimin e Presidenti­t të Republikës për shkelje të Kushtetutë­s së Shqipërisë. Për ne, Kushtetua është Bibël, është Kuran, është e shtrenjtë, është gjithçka. Nëse dikush mendon se mund t’i përdorë këta deputetë për pazarin e radhës, ta harrojë këtë gjë”, - deklaroi z. Valteri. Në raport ngrihet nevoja e një ligji organik për veprimtari­në e presidenti­t, që t’u japë përgjigje shumë pikëpyetje­ve mbi kompetenca­t e tij.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania