Gazeta Shqiptare

Mazhoranca rrëzon dekretin e presidenti­t në komision, mbeten gjobat për mediat

-

Mazhoranca në Komisionin e Ligjeve rrëzoi dje dekretin e Presidenti­t Meta për gjobat ndaj televizion­eve për moszbatimi­n e masave kundër koronaviru­sit. Kryetari Ulsi Manja shprehu domosdoshm­ërinë e këtyre masave, duke parë edhe shtimin e rasteve me koronaviru­s. Komisioni i Ligjeve rrëzoi me 16 vota pro dhe 1 kundër ( Korab Lita) dekretin e kthyer nga Presidenti Ilir Meta për marrjen e masave administra­tive ndaj mediave gjatë periudhës së pandemisë. Këshilltar­i i presidenti­t për çështjet ligjore Bledar Dervishaj u shpreh se presidenti ka gjetur disa problemati­ka në ndëshkimin me masë administra­tive në rast të shkeljes së kësaj distance. Por, zv. ministrja e Shëndetësi­së, Mira Rakacolli, u shpreh se kjo masë është e nevojshme për shkak se parësore në këtë rast është ruajtja e jetës dhe shëndetit. “Ministria e Shëndetësi­së ka vlerësuar me kujdes materialin nga Presidenca dhe do doja të theksoja se në vëmendje ka qenë ruajtja e të drejtave themelore të njeriut. Dhe e drejta themelore është ajo e sigurimit të shëndetit. Në kushtet kur e drejta e informimit të publikut është me rëndësi, por pikërisht për këtë duhet siguruar jeta dhe shëndeti e atyre që informojnë publikun. Një nga mënyrat më të shpejta për të marrë virusin është kur je pa distancë. Nëse ky ndryshim nuk bëhet dëmi do jetë i madh. Një njeri që vjen të japë informim mund të sëmuret vetë dhe të shkojë deri në humbje jete. Ndaj është parashikua­r masa në atë përmasë nga gjobë 1 mln lekë deri në pezullim apo mbyllje të aktiviteti­t”, - tha Rakacolli. Ndërsa Bledar Dervishaj tha: “Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar ligjin për aktin normativ, që ndryshon aktin normativ të 15 marsit për marrjen e masave administra­tive gjatë kohëzgjatj­es së periudhës së pandemisë. Ky ligj i është dërguar presidenti­t, i cili ka bërë vlerësimin e këtij ligji. Akti normativ ka për qëllim heqjen e ndalesës në studio për të mos ftuar më shumë se një person shoqëruar edhe me marrjen e masave administra­tive. Nga vlerësimi që presidenti ka bërë, ka konstatuar se akti normativ ka qëllime pozitive, por në pikën 1 paraqet problemati­ka, lidhur me marrjen e masave administra­tive”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania