Gazeta Shqiptare

Ankesa për abuzime me çmimet në bregdet, Basha mbron operatorët shqiptarë në Prishtinë

-

Kreu i PD- së Lulzim Basha, u përball në Prishtinë me shqetësimi­n e qytetarëve të Kosovës për abuzimin me çmimet në bregdetin shqiptar. Basha përmendi se Shqipëria ashtu si çdo vend tjetër por përballet me vështirësi për shkak të pandemisë, porse çmimet nuk janë të tilla që të mbajnë larg pushuesit shqiptarë nga të gjithë trevat shqiptare. “Dua të ftoj të gjithë qytetarët e Kosovës që t’i drejtohen plazheve të bukura të Shqipërisë që janë të hapura, janë dhe plazhet e Kosovës dhe të çdo qytetari të Republikës së Kosovës. Kam pasur rastin të vizitoj nga Velipoja në Divjakë, në Vlorë dhe Sarandë, jo vetëm kombinimi i nxehtësisë verore me bukuritë natyrore, por edhe çmimet që kam parë aty më duket se përbëjnë një arsye më shumë për t’ju afruar dhe jo për t’ju larguar bregdetit shqiptar. Natyrisht që pandemia ka sjellë vështirësi­të e veta si kudo në botë por mund t’ju them se në tërësi sektori i mikëpritje­s turistike shqiptare është më se i përgatitur dhe mikpritës ndaj pushuesve. Në këto ditë të vështira për fat të keq sytë i kemi nga vëllezërit dhe motrat tona, qoftë pushuesit e Shqipërisë, pushuesit nga Kosova, pushuesit nga Maqedonia e Veriut i kanë dyert e hapura. Natyrisht jam i brengosur për disa gjëra që nuk i kam në dorë por që ju siguroj që nesër do ti korrigjojm­ë siç është taksa e Rrugës së Kombit. Përsëris ftesën time drejtuar pushuesve nga Kosova, ju presin me krahë hapur dhe besoj se do të bëjnë më të mirën që të ndihen si në shtëpinë e tyre përgjatë gjithë vijës bregdetare të Shqipërisë”, - tha z. Basha gjatë konferencë­s me kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania