Gazeta Shqiptare

Grabitën me armë dhe vranë pronarin e “Exchange”, Gëzim Hoxhën dhe Agur Vrenozin, dënohen me burgim të përjetshëm 3 autorët

Ja si ndodhi ngjarja e rëndë që tronditi banorët e Fierit para 2 viteve

- FIER

Gjykata e Fierit ka dënuar me burg të përjetshëm, tre personat që në mars të vitit 2018 ekzekutuan më armë zjarri pronarin e një pike “Exhange” Gëzim Hoxha si dhe më pas vranë Agur Vrenozin, i cili ndërhyri për të mbrojtur Hoxhën. Vendimi për dënimin kapital të Lulëzim Demiraj, Zini Fyraj dhe Dashamir Gergali, është dhënë ditën e djeshme nga togat e zeza të këtij qyteti. Mësohet se gjatë procesit të gjykimit është provuar se ata në bashkëpuni­m me njëritjetr­in, kanë grabitur një pikë valutore në Fier. Sipas burimeve për “Shqiptarja. com”, ky dënim kapital bazohet në kërkesën e përfaqësue­sit të prokuroris­ë së Fierit, Andi Pogaçe, i cili gjatë konkluzion­eve përfundimt­are kërkoi para gjykatës dënimin e tre të pandehurve me burgim të përjetshëm. Kjo masë dënimi kapitale është kërkuar për 3 personat e mësipërm, pasi gjatë procesit të gjykimit është provuar se ata në bashkëpuni­m me njëri- tjetrin, kanë grabitur një pikë valutore në Fier. Mirëpo në grabitje e sipër tre të pandehurit qëlluan për vdekje dhe Agur Vrenozin, personin që i erdhi në ndihmë pronarit të një pike “Exhange”, Gëzim Hoxhës, duke arritur të përleshet me njërin nga autorët e këtij krimi të rëndë. Ngjarja e rëndë që tronditi banorët e qytetit të Fierit dhe jo vetëm ndodhi më datë 2 mars të vitit 2018 në lagjen “Apollonia” të Fierit. Për shkak të cilësive qytetare që Agur Vrenozi tregoi duke u përballur dhe përleshur me atentatorë­t, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, në vitin 2018 i akordoi medaljen “Dekoratën e Artë të Shqiponjës”. Ndërsa këshilli bashkiak i Fierit gjatë një vendimit të vitit 2018 shpalli Agur Vrenozin, “Qytetar Nderi” të qytetit të Fierit.

 ??  ?? Vikltima Agur Vrenozi dhe vendi ku ndodhi ngjarja
Vikltima Agur Vrenozi dhe vendi ku ndodhi ngjarja

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania