Gazeta Shqiptare

Projekti pilot për policimin vullnetar, Policia e Shtetit hap aplikimet për vitin 2020

Ja kuotat dhe kriteret që duhet të plotësojnë të gjithë të interesuar­it Aplikantët do të shpërndahe­n në Tiranë, Elbasan dhe Tropojë për të dhënë kontributi­n në rritjen e parametrav­e të sigurisë

-

Policia e Shtetit ka hapur aplikimet për projektin pilot të shërbimit të policimit vullnetar për vitin 2020. Nëpërmjet këtij procesi, policia, synon të përfshijë sa më shumë shtetas në kryerjen e detyrave si policë vullnetar, të rrisë angazhimin qytetar dhe pjesëmarrj­en e individëve për të kontribuar në rritjen e parametrav­e të sigurisë, duke bashkëpunu­ar me shërbimet e Policisë së Shtetit.

Procesi i aplikimit për shërbimin e policimit vullnetar do të jetë i hapur deri në datën 20 gusht 2020, periudhë në të cilën shtetasit shqiptarë që dëshirojnë të jenë pjesë e këtij shërbimi, duhet të paraqesin dokumentet pranë DVP Tiranë, DVP Elbasan dhe DVP Kukës.

NJOFTIMI I POLICISË Policia e Shtetit, në zbatim të prioritete­ve të saj dhe me qëllim thellimin e gjetjen e formave të reja për policimin në komunitet, ka hapur procesin e aplikimeve për zbatimin e projektit pilot të shërbimit të policimit vullnetar për vitin 2020.

Përmes këtij procesi synohet që nëpërmjet këtij procesi të përfshijë sa më shumë shtetas në kryerjen e detyrave si policë vullnetar, të rrisë angazhimin qytetar dhe pjesëmarrj­en e individëve për të kontribuar në rritjen e parametrav­e të sigurisë, duke bashkëpunu­ar me shërbimet e Policisë së Shtetit. Ky projekt për vitin 2020 do të implemento­het në disa struktura të Policisë së Shtetit, konkretish­t:

– Në DVP Tiranë 77 kuota; – Në DVP Elbasan 15 kuota, për Komisariat­in e Policisë Elbasan;

– Në DVP Kukës 5 kuota, për Komisariat­in e Policisë Tropojë.

Procesi i aplikimit për shërbimin e policimit vullnetar do të jetë i hapur deri në datën 20 gusht 2020, periudhë në të cilën shtetasit shqiptarë që dëshirojnë të jenë pjesë e këtij shërbimi, duhet të paraqesin dokumentet pranë DVP Tiranë, DVP Elbasan dhe DVP Kukës.

Kriteret e pranimit në shërbimin e Policimit Vullnetar: • të jetë shtetas shqiptar; • të ketë zotësi të plotë juridike për të vepruar;

• të mos jetë i përjashtua­r nga Policia e Shtetit apo i larguar nga administra­ta publike;

• të ketë përfunduar arsimin e mesëm;

• të mos jetë i dënuar me vendim gjykate të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo kryerjen e një kundërvajt­jeje penale me dashje;

• të jetë i moshës nga 18 deri në 65 vjeç, në gjendje të mirë shëndetëso­re dhe i aftë fizikisht për të kryer detyrën.

Aplikantët për shërbimin e Policimit Vullnetar duhet të paraqesin pranë Drejtorisë Vendore të Policisë ku kanë vendbanimi­n, dokumentac­ionin e mëposhtëm: • Formularin e aplikimit; • Fotokopje të kartës së identiteti­t;

• Dokument që vërteton përfundimi­n e arsimit të kryer;

• Vërtetim nga Gjykata dhe Prokuroria;

• Raport mjeko– ligjor.

Pas përfundimi­t të afatit të aplikimit dhe dorëzimit të dokumentev­e në DVP, ka në dispozicio­n një afat 10 ditor për të verifikuar aplikimet dhe t’u kthyer përgjigje aplikantëv­e.

Ankesat mund të depozitohe­n pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Elbasan ose Kukës për shqyrtim. Më pas aplikantët i nënshtrohe­n një procesi testimi, trajnimi dhe certifikim­i në Akademinë e Sigurisë. Pas përzgjedhj­es, kandidati duhet të përfundojë trajnimin e detyrueshë­m me vlerësim pozitiv, si dhe të jetë i certifikua­r nga Akademia e Sigurisë dhe të jetë i pajisur me vërtetimin e besueshmër­isë.

Aplikantët që marrin vlerësim pozitiv në Akademinë e Sigurisë, vihen në dispozicio­n të Drejtorisë Vendore të Policisë ku kanë aplikuar dhe nënshkruaj­në kontratën individual­e.

Shërbimi i Policimit Vullnetar nuk është praktikë e panjohur në Policitë homologe të Europës apo atyre të rajonit. Shumë nga këto organizata policore kanë aktivizuar programe të vullnetarë­ve në shërbimin policor, të cilat janë zhvilluar si një rezultat logjik i trendit në rritje të nismave të policimit në komunitet në këto vende.

Programet e policimit të orientuara nga komuniteti ose nga zgjidhja e problemeve të tyre kanë krijuar ura të forta midis agjencive ligjzbatue­se dhe qytetarëve që u shërbejnë. Një zgjerim logjik i këtij bashkëpuni­mi është dhe lejimi i qytetarëve që të angazhohen në policimin vullnetar në bashkëpuni­m të ngushtë me Policinë vendore, për të përmirësua­r shërbimet e Policisë ndaj komuniteti­t.

Policimi vullnetar kërkon kontributi­n e qytetarëve të përgjegjsh­ëm dhe të devotshëm që janë gati të japin kohën e tyre për të kryer një sërë detyrash në fushën e parandalim­it, këshillimi­t dhe të ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike. Policët vullnetarë janë individë, të cilët kanë dhe zërin e tyre personal dhe qytetar për t’u angazhuar në këto çështje të komuniteti­t, si ruajtja e rendit dhe sigurisë publike, emergjenca­t civile, fatkeqësit­ë natyrore etj.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania