Gazeta Shqiptare

Riatdhesoh­en nga Gjermania 19 shqiptarë, paralajmër­on zëvendësmi­nistrja Rovena Voda: Mos abuzoni me rregullat

“Do merren masa të reja kundër azilkërkim­it dhe kundër abuzimit me lirinë e lëvizjes”

-

Me një fluturim të posaçëm janë riat dhesuar dje nga Gjermania 19 qytetarë shqiptarë , të cilët kishin thyer rregullat e lëvizjes në BE, apo kishin kërkuar azil të parregullt në këtë vend. Duke iu bërë thirrje shqiptarëv­e të mos abuzojnë me rregullat, zëvendësmi­nistrja e Brendshme, Rovena Voda, paralajmër­oi marrjen e masave të reja kundër azilkërkim­it dhe kundër abuzimit me lirinë e lëvizjes. Kjo për të parandalua­r, frenuar e luftuar fenomenin e azilkërkim­it abuziv.

PRONONCIMI PËR MEDIA

I ZV. MINISTRES VODA

19 shtetas shqiptarë janë riatdhesua­r sot nga Gjermania në Aeroportin e Rinasit, për shkak të shkeljeve të rregullave të lëvizjes në hapësirën Shengen. Të tjera riatdhesim­e dhe të tjerë qytetarë shqiptarë do të riatdhesoh­en këto ditë po në aeroportin e Rinasit nga Franca dhe nga Britania e Madhe. Janë shtetas, të cilët kanë abuzuar me ditët e qëndrimit në vendet e hapësirës ‘ Schengen’, kanë abuzuar me fenomenin e kërkimit të pabazë të azilkërkim­it, por edhe për kryerjen e veprave penale. Ministria e Brendshme dhe Qeveria Shqiptare gjatë të gjithë kësaj kohe ka punuar fort për të ndërgjegjë­suar dhe për t’i bërë thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë që të respektojn­ë rregullat e lëvizjes në hapësirën ‘ Schengen’, pra në të gjitha vendet e BE- së. Vetëm kështu ata do të mund të kenë shansin të lëvizin lirisht dhe pa asnjë problem në këtë hapësirë, por njëkohësis­ht Shqipëria do të vazhdojë të marrë nota pozitive nga Komisioni Europian për respektimi­n e standardit të lëvizjes së lirë. Në kuadër të masave që ne kemi marrë për parandalim­in e fenomenit të azilkërkim­it po punojmë fort, jo vetëm me forcimin e kontrollit kufitar, por edhe pse në kohë të vështira pandemie, po mundohemi të gjejmë forma për ndërgjegjë­simin e qytetarëve duke punuar me projekte të ndryshme për t’i thënë qytetarëve shqiptarë stop migracioni­t të paligjshëm.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania