Gazeta Shqiptare

I gjenden heroinë dhe një tufë parash në makinë, arrestohet 41- vjeçari nga Mirdita

-

MIRDITË

– Një 41vjeçar është vënë në pranga nga policia e Mirditës, pasi akuzohet se shpërndant­e drogëra të forta në doza të vogla. Sipas njoftimit zyrtar, 41vjeçari u arrestua në Mirditë. Mësohet se teksa shtetasi me iniciale A. N., po kalonte në fshatin Perlat, blutë e kanë ndaluar dhe i kanë kontrollua­r makinën, të cilën po e drejtonte. Nga kontrolli, në mjet u gjet dhe u sekuestrua një sasi e vogël heroinë dhe një shumë e konsiderue­shme parash, që dyshohet se ishin përfituar nga shitja e drogës. “Goditet një tjetër rast i shpërndarj­es së drogave të forta në doza të vogla. Në pranga ka rënë poseduesi i lëndës narkotike. Shërbimet e Komisariat­it të Policisë Mirditë , në bazë të informacio­neve të marra në rrugë operative se një shtetas shpërndant­e lëndë narkotike në doza të vogla, kanë organizuar punën, ku në fshatin Perlat kanë bllokuar mjetin me drejtues shtetasin A. N., duke bërë kontroll ndaj tij dhe të automjetit. Si rezultat i kontrollit, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale doza me lëndë narkotike heroinë dhe një sasi lekësh, të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike”. Në përfundim të veprimeve të kryera, nga specialist­ët për Hetimin e Narkotikëv­e në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë , është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. N., 41 vjeç, banues në Mat, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëv­e” si dhe është bërë sekuestrim­i i automjetit. Materialet procedural­e i kaluan Prokuroris­ë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë , për veprime të mëtejshme”, njoftoi policia.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania