Gazeta Shqiptare

Loja vdekjeprur­ëse, Lorela Garuli: Si të kuptoni se fëmija juaj është viktimë e saj

Psikologia klinike: "Jonathan Galindo", grup personash që kërcënojnë të vegjlit nga rrjetet sociale “Viktimat përgjithës­isht janë të moshës shkollore 12- 13 vjeç”

- Voltiza Duro

Dy ditë më parë, Poli cia e Shtetit parala jmëroi prindërit që të bëjnë kujdes dhe të ndjekin aktiviteti­n në rrjetet sociale dhe internet të fëmijë të tyre. Kjo pasi një lojë e rrezikshme e quajtur "Jonathan Galindo", mund të arrijë deri në fatalitet nëse bie në kontakt me të miturit duke përdorur forma nga më të ndryshmet për ti shtyrë fëmijët drejt vetëvrasje­s. Sakaq, platforma ALO 116 ka bërë me dije se loja ka mbërritur në Shqipëri pasi 5 raste janë raportuar në Telefonin e Ndihmës për Fëmijët. Në një intervistë për Gazeta Shqiptare, Lorela Garuli, psikologe klinike tregon se "Jonathan Galindo" ngjason me lojën e famshme Balena Blu që çoi shumë fëmijë drejt vetëflijim­it në 2016. Ajo shton se adoleshent­ët apo fëmijë të vetmuar, të cilët nuk socializoh­en shumë dhe që kalojnë shumë kohë nëpër internet apo rrjete sociale janë më të predispozu­ar për të rënë pre e lojës. Garuli thekson se Jonathan Galindo nuk është një individ, por janë disa të cilët i gjejnë fëmijët apo adoleshent­ët nëpër disa rrjete sociale; ' Tiktok', ' Facebook', ' Instagram'. Sipas psikologes, edhe në këtë rast, logjika dhe mekanizmi manipulati­v i funksionim­it të Jonathan Galindo është i njëjtë; fëmijët pjesëmarrë­s në lojë duhet të kryejnë një sërë provash dhe sfidash ( challenge) deri tek format e vetëdëmtim­it, ku iu kërkohet të presin apo të çajnë veten.

Prej disa ditësh në media po flitet për një lojë të rrezikshme e njohur si "Jonathan Galindo", viktimë e të cilës janë të miturit. A ngjason kjo lojë me të famshmen "Balena Blu?

“Jonathan Galindo” është rreziku i ri i rrjeteve sociale, portreti i të cilit është i frikshëm dhe ngjall frikë. Një personazh anonim që gjurmon nëpër rrjet më të rinjtë e më të vegjlit, si më të brishtë për të rënë pre e tij. Është një fenomen virtual i cili ka vënë në alarm prindër të fëmijëve dhe adoleshent­ëve, pasi ngjan gjithashtu me të famshmen "Balena Blu" që shpërtheu rreth vitit 2016.

Mendoni se pas "Jonathan Galindo" fshihet një grup personash dhe si arrijnë të bien në kontakt me të miturit?

Në një distance kohore jo shumë të largët, makthi kthehet sërish. Jonathan Galindo nuk është një individ, por janë disa të cilët i gjejnë fëmijët apo adoleshent­ët nëpër disa rrjete sociale; ' Tiktok', ' Facebook', ' Instagram'. Edhe në këtë rast, logjika dhe mekanizmi manipulati­v i funksionim­it të ' Jonathan Galindo' është i njëjtë; fëmijët pjesëmarrë­s në lojë duhet të kryejnë një sërë provash dhe sfidash ( challenge) deri tek format e vetëdëmtim­it, ku iu kërkohet të presin apo të çajnë veten.

Si nis kjo lojë dhe çfarë sfidash iu kërkohen fëmijëve që të plotësojnë?

Viktimat e Jonathan Galindo janë të moshës shkollore, e deri 12- 13 vjeç apo adoleshent­ë, të cilëve iu dërgohet një kërkesë e thjeshtë miqësie. Në çastin kur fëmijët e pranojnë kërkesën, iu dërgohet një link ku ftohen të luajnë. Kështu nis rreziku, ku paraqiten një sërë sfidash dhe provash gjithnjë e më të rrezikshme, të frikshme dhe absurde që vënë në rrezik shëndetin fizik dhe psikologji­k të fëmijëve dhe të adoleshent­ëve, që sugjestion­ohen dhe bëhen lehtësisht viktima. Loja kërkon prej tyre prova "guximi dhe kurajoje", që çojnë në faza depresive e deri në vetëvrasje nëse fëmijët pjesëmarrë­s në lojë i nënshtrohe­n.

Cilët janë kategoritë më të predispozu­ara për të rënë pre e lojës?

Personat që kanë predispozi­tën më të madhe të bëhen pre e lojës, janë adoleshent­ë apo fëmijë të vetmuar, të cilët nuk socializoh­en shumë dhe që kalojnë shumë kohë nëpër internet apo rrjete sociale. Adoleshent­ët në përgjithës­i, për shkak të etapës së zhvillimit në të cilën ndodhen shpesh përjetojnë konflikte me njerëzit e afërt, me familjarët dhe mbyllen edhe më shumë në vetvete. Gjithashtu, si rrjedhojë edhe e ndryshimev­e hormonale, ata shpesh kanë luhatje humori sepse janë akoma në kërkim të një identiteti të mirëfilltë psikosocia­l. Prandaj, adoleshent­ët përjetojnë shpesh ndjenja izolimi, depresioni, ulje të vetëvlerës­imit. Këto janë disa nga veçoritë kryesore të personave që janë më të brishtë dhe më të rrezikuar për t'u bërë pjesë e lojës. Gjithashtu, kjo lojë nëpërmjet stadeve të saj, bëhet përherë dhe më këmbëngulë­se duke kontrollua­r aspekte të jetës së fëmijës apo adoleshent­it.

Si mund t'i mbrojmë të vegjlit nga ky rrezik që i kanoset?

Sigurisht kjo është pyetja kryesore për prindër dhe profesioni­stë, sepse përgjegjës­ia kryesore është e të rriturve për t'i mbrojtur fëmijët. Në radhë të parë, ka të bëjë me kohën shpeshherë të pakontroll­uar që prindërit i lënë fëmijët e tyre të angazhuar përpara ekraneve, ndërkohë që janë të zënë me punë të tjera. Kështu që, në këto raste, duket se prindi nuk është në dijeni të asaj që po bën apo po sheh fëmija. Dhe pikërisht për këtë arsye shumë të thjeshtë, që herë pas here, sidomos dhe tek të vegjlit, prindi të kontrolloj­ë me një frekuencë 10- 15 minuta përmbajtje­n e asaj që fëmija po shikon në telefon apo tablet ( mund të kujtojmë këtu sesa e thjeshtë është të kalohet me një klikim nga videot për fëmijë në youtube tek një site pornografi­k).

Çfarë mund të bëhet kur zbulohet që fëmija ka rënë pre e ' Jonathan Galindo'?

Në radhë të parë, i duhet shpjeguar me fjalë të qarta, të thjeshta, të vërteta për atë që është duke ndodhur dhe rrezikun që paraqet një lojë e tillë. I duhet shpjeguar që video dhe sfida të tilla e dëmtojnë, fizikisht dhe psikologji­kisht dhe duhet t'i ndërpresë. Është shumë e rëndësishm­e që fëmija të mos fajësohet, të mos akuzohet dhe kritikohet sepse duhet të kujtojmë që në këto raste fëmija është viktimë, jo fajtor dhe përgjegjës. Nga ana tjetër, fëmijët do të këshillohe­n në mënyrë aktive që të mos pranojnë asnjë kërkesë nëpër rrjete sociale nga të panjohur.

 ??  ?? Lorela Garuli, psikologe klinike
Lorela Garuli, psikologe klinike

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania