Gazeta Shqiptare

Ministrja e Shëndetësi­së: Po përgatitem­i për çdo skenar

-

shpejti pritet të hap en edhe dy spitalet e tjera COVID dhe për çdo skenar, sipas strategjis­ë për përballimi­n e situatës. Deklarata u bë nga Ministrja Manastirli­u në spitalin COVID4, gjatë ceremonisë së dorëzimit nga Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca, të pjesës së katërt të ndihmës së BE- së për Shqipërinë, në kuadër të mbështetje­s për përballimi­t e situatës së shkaktuar nga COVID19. "Kemi tashmë katër struktura të dedikuara për trajtimin e pacientëve që vuajnë nga COVID- 19. Dy spitale, të cilat sot funksionoj­në dhe të cilët ofrojnë kujdes shëndetëso­r për më shumë se 120 pacientë aktualisht të cilët janë të dyshuar dhe të cilët vijojnë të marrin shërbime në këto spitale. Nga ana tjetër parapërgat­itemi që në rast të shtimit të fluksit të pacientëve, të hapim dhe strukturën COVID3, ish- kirurgjitë në QSUT dhe më pas edhe

COVID4, që është pikërisht kjo strukture, të cilën e bëmë gati në një kohë rekord për të mundësuar zgjerimin e kapacitete­ve. Jemi duke u përgatitur për çdo skenar, duke punuar fort për rritjen e kapacitete­ve të burimeve njerëzore për krijimin e skuadrave rezervë në mënyrë që t'i përgjigjem­i çdo situate", tha Manastirli­u. Kjo e fundit ka kërkuar të mos bëhet politikë me koronvirus­in, por secili të japë shembullin personal për të përballuar këtë situatë. "Mjekë të politikës dhe politikanë të mjekësisë duan të përfitojnë për të bërë politikë me virusin. Nuk bëhet politike me virusin. Mjekët që punojnë në spitalin infektiv dhe "Shefqet Ndroqi",- e dinë çfarë po shohin. Familjarët e të prekurve e dinë mirë ç'po përjetojnë, që presin aty poshtë për një lajm për të afërmit e tyre që vuajnë nga COVID- 19. Nuk është asnjëherë vonë për të kthyer faqen, për të bërë atë që është e nevojshme. Të rrisim ndërgjegjë­simin përmes shembullit personal" - tha Manastirli­u. Në kuadër të marrëveshj­es së lidhur me BE për ndihma me pajisje mjekësore për përballimi­n e pandemisë së shkaktuar nga COVID- 19, në vlerën 4 milion Euro në këtë mbështetje të radhës janë të përfshirë: 15 respirator­ë të lëvizshëm; 50 monitorë pacienti; 25 defibrilat­orë; 20 EKG; 10 Eko fikse; 2 grafi të lëvizshme.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania