Gazeta Shqiptare

Bekim Ibrahimi: Krahasohem vetëm me veten, ja kur vijnë projektet e reja

Rrëfehet këngëtari: Trendi për tekste të huaja, duhet bërë më shumë për muzikën shqiptare "Nuk kam kopjuar asnjë, në muzikë duhet të dish të prodhosh"

-

Për të muzika është e lidhur ngushtësis­ht me shpirtin. Bekim Ibrahimi rrëfen për "Gazeta shqiptare" për produksion­in e tij të fundit, si dhe zbulon disa detaje edhe përtej pasionit, që do e shoqërojë përgjatë gjithë jetës. Kënga e tij "Jam sheqer Kosove, ti je mjaltë Shqipnije", bashkon gjithë shqiptarët dhe duket se është pritur mjaft mirë nga publiku. Ibrahimi tregon se tanimë teksti i kësaj kënge është refren i çdo mëngjesi, për ta nisur ditën mbarë. Po duket se kjo periudhë ka qenë tepër kreative për të. Këngëtari pohon se së shpejti do të vijë me projekte të reja.

Sapo ke publikuar këngën "Jam sheqer Kosove ti je mjaltë Shqipnije", si erdhi ky produksion pak pas mbarimit të izolimit botëror nga Covid- 19?

Siç e kam thënë edhe në emisione kur kemi qenë të vegjël si fëmijë që ishim na pëlqente buka me sheqer dhe në atë koha na shijonte pa fund dhe sheqeri më krijoi në mendje një imazh të ëmbël. Sa i përket mjaltit të Shqipërisë, unë çdo vit bëj pushime ne bregdetin shqiptar e kur kthehem për Kosovë gjithnjë ndaloj rrugës dhe diku aty në Milot blej mjalt nga 4- 5 kg dhe ia mburr kur shkoj atje për shijen dhe ëmbëlsinë që ka. Kështu, erdha tek ideja e titullit të këngës. Teksti është i imi duke e bërë më te ëmbël si bakllava me sherbet, muzikën, vijën melodike e bëra tek salloni i instrument­ave "Swiss Musik" dhe ja dërgova Edmond Rrapit me një bashkëpuni­m tonin arritëm ta realizojmë këngën. Orkestrimi dhe aranzhimi u bë në studion e Edmond Rrapit. Videoja u realizua me produksion­in ARTFABE dhe ansamblin e Gjilanit!

Si është pritur nga publiku?

Deri tani jam i kënaqur sepse kam marrë shumë urime, vlerësimë nga Shqipëria, Kosova dhe për mua kjo është arritje.

Me kë të krahasojnë njerëzit?

Me Bekim Ibrahimin. ( qesh)

Si kalon një ditë e jotja? Ka shumë punë dhe shumë relaks vendi, ku banoj e krijon mundësinë që të punosh, por edhe të pushosh.

Një gjë me të cilën akoma nuk pajtohesh ditëve të sotm?

Mos të bëjmë muzikë të huaj, se muzika shqiptare është më e bukura.

Kënga që fërshëllen kur je në një park?

Këto kohë, këngën e fundit kam në mendje." Jam sheqer Kosove, ti je mjalt Shqipnije" ( qesh)

Diçka nga e cila bezdisesh?

Asgjë nuk më bezdis. Kjo puna jonë na e do me të qeshur se me inate nuk ka kuptim.

Defekti yt më i madh? Perfekt nuk ka njeri, as unë nuk jam perfekt. Nxitohem pak, por e menaxhoj... ( qesh)

Tipari më pozitiv i karakterit tënd?

Jam shumë i dashur me të gjithë. Edhe ata që thonë se jam pak mendjemadh, kur më njohin, ndryshojnë mendim.

Cili është gabimi që e bën gjithmonë?

Toleroj shumë. Duhet të bëhem pak më i rreptë. ( qesh)

Cilin konsideron suksesin tënd më të madh?

Kam bërë këngë të bukura që janë përcjellë mirë te njerëzit dhe suksese kam patur kudo nëpër koncerte. Nuk kam dështuar asnjëherë falë punës dhe dashamirës­ve të mi, por si këngën më të madhe konsideroj këngën e fundit "Jam sheqer Kosove ti je mjalt Shqipnije".

Do të këndoje me çifteli live nëse do të të kërkohej?

Këndoj edhe me çifteli, por nuk jam rapsod dhe publiku kënaqet kur këndoj unë. Treni ecën, nuk ndalon.

Për çfarë pendohesh më shumë?

Nuk kam ndonjë pendesë sepse me dhe në punë po realizoj shumë. Më vjen keq vetëm që Covid- 19 na kufizoi në lëvizje por edhe në produksion­e.

Domethënë, puna jote është gjithnjë në funksion të kërkesave të publikut?

Sigurisht që po. Një nga më të suksesshme­t e mia deri tani është "Jam sheqer Kosove ti je mjalt Shqipnije", duke qenë edhe se kam lëvruar një zhanër pak më ndryshe këtë herë dhe duket se u ka pëlqyer.

Frika jote më e madhë Nuk kam ndonjë frikë… Kë shikon si rival apo nuk ka më të mirë se ti?

Jo, këtë nuk e them, por as nuk shikoj rivalë sepse për fat të mirë kam hyrë në treg ashtu si dija të këndoja vetë, asgjë nuk kam kopjuar, asgjë nuk e kam gjetur gati. Unë prodhoj dhe më pëlqen të punoj. Talentet vijnë shumë rrallë dhe nuk është për të patur frikë, por duhet të dish edhe të prodhosh.

Pa çfarë nuk mund ta imagjinosh jetën?

Pa shëndetin, familjen dhe këngën!

Nëse nuk do të ishe këngëtar, çfarë do kishe zgjedhur të ishe?

Unë me muzikë do merresha gjithsesi siç po merrem edhe me sallonin e instrument­eve ndërkohë që krijoj. Me çfarë krenohesh? Me familjen dhe karrierën time.

Çfarë do ketë në vijim nga Bekim Ibrahimi?

Do ketë këngë shumë të bukura, projekte që do vijnë në sezonet e duhura dhe shumë përkushtim.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania