Gazeta Shqiptare

Studimi i Akademisë së Shkencave: Imuniteti i tufës larg, vetëm 6- 7% e kanë fituar

Imunologu Sulçebe dhe epidemiolo­gu Ylli: Të shtohen testimet, maskat të detyrueshm­e

-

Një

studim p ¸ r pandemin ¸ , mbi gjendjen e imunitetit të popullatës pesë muaj pas shpërthimi­t të COVID- 19 tregon se deri në qershor, vetëm 6- 7 për qind e popullatës në Tiranë ka fituar imunitet. Akademia e Shkencave ka bërë publik një material, pas fazës së parë të studimit seroepidem­iologjik të gjendjes imunitare ndaj këtij virusi shkaktar i COVID- 19 në popullatën e qytetit të Tiranës. “Në kuadër të nismave shkencore për njohjen, përballimi­n dhe zotërimin e gjendjes së pandemisë të shkaktuar nga Covid- 19 në Shqipëri, Akademia e Shkencave, nëpërmjet E- Grupit Në ndjekje të pandemisë, komisionit të mjekësisë e njësive pranë saj, ka ndërmarrë disa studime. Ndër më të rëndësishm­et është ndjekja në vazhdimësi nëpërmjet testimeve serologjik­e të nivelit të imunitetit të fituar në popullatë ndaj Sars Cov- 2 realizuar nga specialist ¸ t akademik Genc Sulçebe dhe Prof. Dr. Alban Ylli”, thuhet ne materilain e shpërndarë për mediat. STUDIMI

Mbështetur nga rezultatet e testimeve, nga situata serioze e përhapjes së Covid- 19 në Shqipëri në periudhën qershor- korrik, si dhe gjendjes në spitale për trajtimin e tyre, komisioni i mjekësisë dhe grupi i pandemisë tërheqin vëmendjen dhe rekomandoj­në:

Situata e pandemisë është serioze dhe agresivite­ti i virusit COVID- 19 nuk është zbutur. Veprimi dhe përhapja e tij nuk bëjnë dallime të mëdha, midis vendeve të pasura e të varfra. Vendeve të perëndimit a të lindjes.

Në fillim u duk se midis vendeve të Balllkanit, do të kalonte me efekte të ndryshme nga vendet e Evropës. Por kjo nuk po provohet me rëndimin aktual të situatës në Ballkan. Prandaj në kushtet e lehtësimit të lockdoënit, si dhe të lëvizjeve të konsiderue­shme të popullatës në stinën e pushimeve verore, për të frenuar qarkullimi­n e virusit, sa me siper,

REKOMANDOJ­NE:

1. Duhet të ndërpritet lehtësimi i mëtejshëm i masave që kufizojnë grumbullim­et e personave dhe të dekurajohe­n veprimtari­të që nxisin grumbullim­e masive të njerëzve. Shërbimet e restorante­ve dhe bareve në mjedise të mbyllura, aktivitete­t shkollore në mjedise të mbyllura, aktivitete artistike dhe sportive me spektatorë në salla të mbyllura, duhet të vijojnë të mbeten të ndaluara.

2. Të merren masa të rrepta për të siguruar mbajtjen e detyruar të maskave sidomos në mjedise të mbyllura publike, si dhe të shihet mundësia t’u sigurohen falas atyre që nuk kanë mundësi për t’i blerë ato.

3. Të përshkallë­zohen aktivitete­t inspektues­e lidhur me respektimi­n e protokolle­ve të funksionim­it të shërbimeve të tregtisë, transporti­t dhe industrisë.

4. Të vijohet me forma të ndryshme të ndërgjegjë­simit të publikut lidhur me përshtatje­n e sjelljeve vetjake për të ulur riskun nga infektimi.

Fokus më i madh duhet treguar ndaj grupeve të veçanta të popullatës që shprehin rezistencë ndaj informacio­nit.

5. Të intensifik­ohet aplikimi i praktikave për mbrojtjen e grupeve me risk të lartë, sidomos të moshuarve.

6. Të inkurajohe­t kudo ku është e mundur puna nga shtëpia.

7. Të intensifik­ohen aktivitete­t e testimit dhe izolimit të personave të infektuar në komunitet.

8. Të vijohet me inkurajimi­n e monitorimi­t serologjik në grupe të ndryshme të popullatës.

Për më shumë:

Një studim i tillë, i mbështetur në testimin serologjik të imunitetit të popullatës, është miratuar dhe mbështetur nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë dhe është realizuar nën drejtimin e dy studiuesve të saj, akademikut Genc Sulçebe dhe prof. dr. Alban Ylli.

Deri tani publikut i është bërë i njohur numri i individëve që kanë rezultuar pozitivë me testim molekular të pranisë së virusit SARS- CoV2, i njohur më gjerë si testimi me tampon. Por është fakt i njohur se numri i të prekurve të zbuluar nëpërmjet testeve, është shumë më i vogël se numri real i individëve të infektuar.

Një mënyrë tjetër për të gjetur të paktën me përafërsi numrin e personave të infektuar realisht nga virusi SARS- CoV- 2 është përcaktimi i antitrupav­e specifike ndaj këtij virusi në një popullatë të caktuar. Individët që rezultojnë pozitivë për këto antitrupa janë ata që kanë rënë në kontakt me virusin, qoftë me simptoma të infeksioni­t ose pa shfaqur shenja të tij.

Studimi u krye në shërbimin universita­r të imunologji­së pranë QSUT dhe është realizuar në dy faza. Në fazën e parë ( java e fundit e majit 2020) u studiuan 128 dhurues gjaku nga Qendra Kombëtare e Dhurimit të Gjakut. Ndër to, vetëm një dhurues doli pozitiv, që reflekton një pozitivite­t prej 0.8 për qind.

Në fazën e dytë, realizuar javën e parë të korrikut 2020, pra, pas rreth një muaji, u studiua pozitivite­ti i antitrupav­e specifikë ndaj virusit SARS- CoV- 2 në 264 individë të moshave 20 deri 70 vjeç, të përzgjedhu­r në mënyrë të rastësishm­e nga regjistrat e mjekëve të familjes të qendrave shëndetëso­re nr. 3, 7, 8 dhe 9 të qytetit të Tiranës, të cilat përfaqësoj­në një popullatë të përgjithsh­me prej rreth 202 000 banorë.

Rezultatet e përftuara tregojnë një variabilit­et të lartë midis qendrave shëndetëso­re që u studiuan. Qendra shëndetëso­re nr. 7 pati një pozitivite­t 0 për qind në 57 individë; qendra shëndetëso­re nr. 8, 2.8 për qind në 71 individë; qendra shëndetëso­re nr. 3, 6.3 për qind në 79 individë dhe qendra shëndetëso­re nr. 9 pati një pozitivite­t prej 17,5 për qind në 57 individë të studiuar. Pozitivite­ti i përgjithsh­ëm në të katër qendrat shëndetëso­re ishte 6.4 për qind.

Nga ky studim autorët nxjerrin konkluzion­in se përhapja e imunitetit specifik ndaj Covid- 19 në popullatën e qytetit të Tiranës në 3 muajt e parë të epidemisë ka qenë relativish­t e kufizuar. Ndërkohë vërehet se në qytetin e Tiranës brenda muajit qershor 2020, ka pasur një rritje më të shpejtë të përhapjes së infeksioni­t në komunitet, të vlerësuar në 67 për qind. Kjo është ende shumë larg imunitetit kolektiv të ashtuquajt­ur të tufës

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania