Gazeta Shqiptare

Muça: Asnjë fitore 5- 1 nuk ka rëndësinë e golit të Kobinah

Sipas numrit 4, modeli për t'u ndjekur në rrugëtimin në Champions mbetet Skënderbeu Kapiteni bardheblu vë në kornizë derbin e fituar 2- 1

-

Gentian Muça, një nga pikat më të forta të skuadrës së Tiranës jo vetëm në fushë, por edhe jashtë saj, në një prononcim për Supersport në ambientet ku po festonte titullin si bardheblu thekson se goli i Kobinës në derbin e dhjetorit ndaj Partizanit, ende i jep emocione dhe se feston kur e risheh. Më pas, mbrojtësi shpreson se Tirana do të nisë një cikël të ri.

Si e ke ndjerë veten dhe është titulli shpërblim për të gjithë mundin? Me thënë të drejtën sigurisht që nuk ka qenë një sezon i lehtë që kur e kemi filluar, pastaj edhe tani që ishim në pozita komode sërish ka pasur stresin e vet. Po të vihet re në ndeshjet e fundit ka qenë ai tensioni dhe mezi e prisnim të vinte kjo ditë e tashmë jemi plotësisht të relaksuar. Jemi rehat tani të themi të drejtën.

Pika e kthesës thuhet që është goli i Kobinas në derbi, më i bukur ai gol apo fitorja 5- 1?

Unë edhe sot e kësaj dite kur e shoh atë golin e Kobinës gëzohem vetë shumë, me të madhe. Kështu që, padiskutim jo ai 5- 1, po sikur edhe katër 5- 1 tjerë të bëhen nuk e plotësojnë dot golin e Kobinës në minutën e fundit.

Dëshirë për të shkuar larg në Europë. Teksa shihej Skënderbeu, lumturohes­hin, por kishte edhe xhelozi, ju keni dëshirë të përsërisni të njëjtën rrugë?

Në radhë të parë ajo ishte një gjë e mirë për futbollin shqiptar, nuk kishte pse të kishte xhelozi. Unë për shembull si futbollist i kam ndjekur me admirim arritjet e tyre në Europë dhe kështu të shërbejnë si një shembull edhe për ne. Tirana e ka treguar edhe më parë duke shkruar histori sa i përket përballjev­e në Europë, pasi të gjithë i kujtojmë ndeshjet e famshme. Skënderbeu ishte një stad tjetër dhe pse jo të nisë një cikël i ri edhe për klubin tonë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania