Gazeta Shqiptare

Mishmash i rrezikshëm gjeopoliti­k

- Nga Dr. Jorgji KOTE

... sa do të zgjasë kjo gjendje, edhe pse sirenat e alarmit ndërkombët­ar po ushtojnë fort. Për të kuptuar përmasat dhe pasojat e rrezikshme të këtij mishmashi gjeopoliti­k mjafton të përmendet se Libia ka një sipërfaqe 1,8 milionë km katrore dhe mbi 6 milionë banorë; ndodhet në pozicione përcaktues­e gjeostrate­gjike; renditet në 10 vendet me rezervat më të mëdha të naftës në botë; me një prodhim ditor nga 1,6 milionë më parë, në vetëm 100.000 fuçi aktualisht. Me mijëra të vrarë e të shpërngulu­r, një vatër e rrezikshme emigracion­i të paligjshëm në Europë që mund të rrezikojë shumë dhe Ballkanin Perëndimor. Brenda vendit, Libia është e ndarë në pjesën lindore dhe atë perëndimor­e. Në këtë të fundit drejton qeveria e Akordit Kombëtar( GNA) e njohur nga OKB- ja me kryeminist­ër Fayez Al Sarraj. Ndonëse me një rreze veprimi dhe ndikim të dobët, me ushtri të paorganizu­ar dhe jo të rregullt, kohët e fundit e ka zgjeruar ndjeshëm territorin e saj me mbështetje­n ushtarake turke. Ndërsa në lindje dhe në pjesën më të madhe të vendit sundon me dorë të hekurt Feld Marshalli Chalifa Haftar, ish bashkëpunë­tor dhe më vonë kundërshta­r i Gadafit. Haftar ka në dorë shumicën dërmuese të burimeve me naftë, duke përfshirë dhe atë në Sirta, nga më të mëdhatë në botë e të tjera. Ai ka një ushtri prej 35.000 vetësh, të organizuar, disiplinua­r dhe armatosur « deri në dhëmbë » . Ndërkohë, aty ka dhe disa fise të mëdha fetare të cilat kërkojnë mbështetje­n ruse dhe mbi 30.000 mercenarë nga Siria, Sudani dhe vende të tjera. Ndaj Libia konsideroh­et « jo shtet » ( nonstate)

Sa për ndërhyrjen e jashtme, le ta themi se në vend që « t’i vinte vetullat, po i nxjerr sytë » Libisë. Disa ditë më parë, Sekretari i Përgjithsh­ëm i OKB- së Antonio Guterres deklaroi se atje ka një grumbullim të paparë armatimesh dhe trupash ushtarake. Kjo katrahurë e frikshme ndodh në mungesë të lidershipi­t, madje dhe të pranisë ushtarake të SHBA- së; ajo po mjaftohet me « diplomacin­ë e telefonit » Trump - Erdogan dhe paralajmër­ime. SHBA- të, jo vetëm nuk diktojnë më situatën si më parë, por tashmë janë « jashtë lojë » bashkë me BE- në, duke krijuar një boshllëk kolosal politik dhe ushtarak. Ca më keq akoma, disa vende të mëdha anëtare janë rreshtuar kundër njeri- tjetrit, duke hedhur hije të mëdha dyshimi mbi kohezionin e tyre politik, sidomos të NATO- s. Kështu, Turqia mbështet qeverinë e Tripolit të njohur nga OKB- ja, ndërsa Franca, Italia dhe Greqia janë përkrah liderit rebel Haftar. Aktualisht, konflikti më i madh politik dhe ushtarak në Libi është ai franko - turk; Franca e njohur për ndikimin e saj të mëparshëm kolonial me shumë baza ushtarake në Afrikë dhe Turqia, e cila pas suksesit në Siri synon të vendoset dhe në Libi. Madje, më 10 Qershor ndodhi një incident i rëndë ushtarak në brigjet e Libisë që është objekt hetimi nga NATO; në kuadrin e Operacioni­t të saj « Sea Guardian » sipas burimeve franceze, një fregatë e saj patrullues­e tentoi të ushtronte kontroll në një anije me flamur tanzanian pas dyshimeve për transport të paligjshëm armësh. » Fregata franceze u « ngacmua » nga tre anije turke që me lëvizjen e radarëve dhanë të kuptonin se mund dhe të shtinin. Ky incident i rëndë ka tensionuar në maksimum marrëdhëni­et franko - turke. Franca u largua nga ky mision patrullimi, duke kërkuar ndihmë dhe mbështetje nga NATO ; por, ajo nuk po ia « ve veshin » ; kjo veç të tjerash, sepse SHBA- të janë më pranë Turqisë, sepse Franca mbështet rebelët dhe meqenëse kohë më parë Macron pat deklaruar « vdekjen klinike » të NATO- s. Ndërkohë, lidershipi i NATO- s e kupton se « po t’i bien më shumë në qafë » kjo mund të provokonte deri në një largim të mundshëm të Turqisë prej saj; çka mund të ishte fillimi i fundit për NATO- n. Dihet se Turqia përfaqëson krahun e saj më të fuqishëm jugor, ajo ka ushtrinë e dytë më të madhe në Europë pas Britanisë së Madhe, veç pozicionev­e strategjik­e kyçe në Mesdhe e më gjerë. Gjithashtu, një largim i mundshëm i Turqisë nga NATO do t’i jepte më shumë liri dhe hapësirë veprimi Iranit, Arabisë Saudite, Egjiptit dhe Rusisë në atë rajon.

Veç NATO- s, Macronit duket se i ka « ngecur sharra në gozhdë » dhe me BE- në, e cila është e ndarë kur vjen puna për t’i dhënë mbështetje Francës, sidomos për shkak të bashkëpuni­mit të saj me Rusinë dhe Haftarin. Dhe në Samitin e BEsë, më 18 Korrik, Merkel, Macron dhe Conte u mjaftuan me një paralajmër­im për sanksione të mundshme në rast se vijohet të shkelet embargo e OKB- së për armët, por pa përmendur emra vendesh. Sa për Presidencë­n gjermane të BEsë, hë për hë, Merkel « i ka larë duart » me Libinë në Samitin e Berlinit në Janar; ajo i ka « kapicë » dosjet dhe telashet të tjera ulëritëse, duke filluar nga korona dhe fondi i rimëmëkëmb­jes ekonomike, vendimtare për mbijetesën dhe suksesin e BE- së.

Në këto kushte, Macron po bën çmos të sigurojë mbështetje­n e vendeve fqinj të MAGREBIT e sidomos të Tunizisë dhe Algjerisë. Kohët e fundit, kontaktet dhe marrëdhëni­et politike dhe ekonomike sidomos me Algjerinë janë shtuar ndjeshëm. Por dhe Erdogani nuk po “bën sehir”. Këto muajt e fundit, ai ka intensifik­uar kontaktet me qeverinë e ligjshme në Tripoli ; me vizita të nivelit më të lartë, me nënshkrim marrëveshj­esh të rëndësishm­e , etj; këto të fundit synojnë shfrytëzim­in prej Turqisë të burimeve të naftës libiane. Në këmbim, Turqia ka shtuar mjaft praninë e saj ushtarake pranë Tripolit, dhe po mbështet qeverinë atje që të zgjerojë hapësirën e saj dhe për të marrë nën kontroll Sirten. Disa muaj më parë, ajo nënshkroi me Tripolin dhe një marrëveshj­e të diskutuesh­me për shfrytëzim­in e zonave përreth ishujve grekë, çka shkaktoi tronditje dhe zemërim të madh në Athinë dhe në Bruksel, të cilat kanë paralajmër­uar vendosje sanksiones­h ndaj Turqisë, por vetëm aq.

Ndryshe nga Turqia, Franca, Italia dhe Greqia kanë shumë rezerva për qeverinë e ligjshme në Tripoli për shkak, sipas tyre, të tendencave islamike dhe mbështesin Haftarin. Italia ka shumë interesa si ish vend kolonial në Libi më 1951. Po ashtu, Greqia pas Italisë dhe Egjiptit po parashikon të nënshkruaj­ë marrëveshj­e për shfrytëzim­in e zonave ekskluzive ekonomike dhe me regjimin e Haftarit, me shpresë se më vonë ai do të sundojë Libinë.

Kundërshta­rë po aq, madje më të mëdhenj e të rrezikshëm Turqia ka dhe jashtë BE- së dhe NATO- s; më konkretish­t Egjiptin, Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Rusinë që mbështesin hapur rebelët e Haftarit. Ato shihen si pengesë të madhe për demarshet turke, e cila me gjithë kapacitete­t e saj ushtarake mund ta ketë të vështirë një sukses të qëndrueshë­m në Libi përballë dispozitiv­it të tyre të madh ushtarak, sidomos Egjiptit; ky i fundit, pas tentativav­e për inkursione të forcave qeveritare libiane në Sirte ka vendosur aty « vijën e kuqe » ndaj Turqisë. Më 13 Korrik, Parlamenti lindor i Libisë i kërkoi Egjiptit të ndërhyjë ushtarakis­ht po të jetë e nevojshme për të ndalur invazionin turk. Presidenti Al Sissi ka deklaruar se « Egjipti nuk do të rri duarkryq » . Madje, ditët e fundit, ai ka njoftuar zhvillimin e manovrave dhe stërvitjev­e të mëdha ushtarake, si shfaqje force ndaj Turqisë, që ajo të mos gabojë e të ngulet në Libi.

Një sinjal dhe mesazh kërcënues ushtarak ndaj Turqisë u dha disa ditë më parë me disa sulme dhe shpërthime në bazën e madhe ushtarake ajrore turke « Al Watiya » rreth 100 km larg Tripolit. Ato shkatërrua­n sistemin e mbrojtjes raketore turke. Ka shumë spekulime po ende nuk dihet se cilët ishin autorët e tyre; flitet se ato goditje të fuqishme kanë ardhur nga Emiratet e Bashkuara ose Egjipti; gjithsesi, thuhet se ka më shumë të ngjarë nga avionët bombardues francezë « Rafael » të njohur për efikasitet­in e tyre. Për pasojë, Turqia po mendon të dislokojë në Libi sistemet e sofistikua­ra anti- raketore ruse S - 400.

Në këto rrethana të rënduara politike dhe ushtarake, gjatë muajit korrik ka pasur disa takime dhe forume në KS të OKB- së, në Këshillin dhe Parlamenti­n Europian dhe gjetkë në kërkim të alternativ­ave të mundshme për të dalë nga ky qorrsokak, të cilat do të vijojnë.

Por, pavarësish­t nga premtimet, përbetimet dhe takimet është tejet e vështirë të ketë një armëpushim e ca më pak zgjidhje të qëndrueshm­e e të shpejtë të këtij lëmshi të ngatërruar politik dhe ushtarak.

Problemi dhe vështirësi­a qëndron në faktin se kjo zgjidhje tërësore dhe e qëndrueshm­e duhet të pajtojë dhe akomodojë shumë pozicione dhe përplasje interesash ndërmjet aktorëve dhe faktorëve të mëdhenj e të vështirë politikë.

Mendimi mbizotërue­s i politologë­ve dhe ekspertëve të njohur është se shmangia e mishmashit në Libi që po bëhet më i rrezikshëm nga dita në ditë, do të kërkojë kohë dhe disa etapa ; në radhë të parë ato përfshijnë largimin e të gjitha trupave të huaja ushtarake dhe mercenare nga Libia; ndalimin e eksportit të armëve atje ; vendosjen e një force shumëkombë­she të OKB- së për të garantuar një armëpushim efektiv, i cili do të krijonte hapësirat e nevojshme për negociata diplomatik­e mes palëve, pa presione nën vringëllim­in e armëve. Kjo do të bënte të mundur aktivizimi­n e aktorëve dhe faktorëve të brendshëm politikë, që vazhdimish­t janë nënvleftës­uar, duke ia lënë zgjidhje në dorë vetëm të huajve.

Mbi këtë bazë dhe ecurisë pozitive të këtyre proceseve, më vonë mundet të zhvillohen zgjedhjet e reja parlamenta­re gjithëpërf­shirëse.

Ndryshe, në pamundësi të këtyre alternativ­ave mbetet skenari i Sudanit, d. m. th. ndarja në dy pjesë, lindje e perëndim në bashkëjete­së. Në të kundërt, Libia mund t’i shtohet listës së gjatë të « konfliktev­e të ngrira » si Qipro, e cila ka mbi 45 vjet që pret zgjidhje; por me fare pak shpresë, të paktën për të ardhmen e afërt.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania