Gazeta Shqiptare

“Jo protagoniz­ëm me Kosovën”, Basha: Askush nuk mund ta njollosë UÇK- në

Kreu i PD- së në Mitrovicë: Do të heqim traun dhe taksën e Rrugës së Kombit “Kundër çdo ideje për ndarjen e Mitrovicës”

- Valentina Madani

NDERIMI

Kreu i PD, Lulzim Basha, bëri homazhe dje te varri i ish- Presidenti­t të Kosovës, Ibrahim Rugova dhe më pas te varri i heroit të Kosovës, Adem Jasharit. I shoqëruar nga delegacion­i i tij dhe kryebashki­aku i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ai vendosi një buqetë me lule te varri i Jasharit. Basha nderoi edhe të gjitha viktimat e rëna gjatë luftës së Kosovës, varret e të cilëve ndodhen te kompleksi memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Lideri i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, përmbylli dje vizitën dyditore në Kosovë, me një axhendë tepër intensive takimesh gjatë gjithë ditës së djeshme. Basha u takua me kryetarin e komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti. Sipas kryedemokr­atit, bashkërend­imi mes Kosovës dhe Shqipërisë duhet të jetë i plotë në funksion të institucio­neve të Republikës së Kosovës. “Ky është shërbimi më i mirë që mund të bëjë Tirana larg protagoniz­mit të pavend, larg iniciativa­ve të pakonsultu­ara që kanë sjellë dëme dhe që mund të sigurohen përmes një përqasjeje të tillë si ajo që siguroi shpalljen e pavarësisë, njohjen e Kosovës masivisht nga anëtarët e komuniteti­t ndërkombët­ar dhe përparimin Kosovës drejt integrimit”, tha Basha. Kreu i PD- së ka theksuar gjatë takimit me Ahmetin se duhet kohezion mes forcave politike në Kosovë për dialogun me Serbinë. Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, e falënderoi Bashën për interesin që ka kushtuar ndaj Kosovës. Gjithashtu, edhe ai tha se nevojitet kohezion brenda Kosovës, por edhe një kohezion i forcave politike në të gjithë faktorin shqiptar në këtë periudhë të vështirë të Kosovës. Më vonë kryedemokr­ati Lulzim Basha u takua edhe me kryetarin e Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri. Ky i fundit e falënderoi Bashën për kontributi­n e tij ndaj Kosovës, ndërsa shtoi se e pret në takimin e radhës në pozicionin e kryeminist­rit të Shqipërisë.

DEKLARATA

Në krah të kryetarit të Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtirit, kreu i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, theksoi qëndrimin e opozitës shqiptare kundër çdo ideje për ndryshim të kufijve apo ndarje të Kosovës. “Kundër çdo ndarjeje të Mitrovicës”, - deklaroi kreu i PDSH- së. Deklaratat

SPASTRIMI

“Askush dhe asgjë nuk mundet ta njollosë luftën çlirimtare të Kosovës, që ishte një luftë mbrojtëse ndaj një agresori, me synim spastrimin etnik të Kosovës. Unë vetë jam produkt i këtyre spastrimev­e etnike, që detyroi gjyshërit e mi të largohen nga Kosova. Drejtësia nuk mund të ketë dy kute, boll me një peshore që rëndon me akuza ndaj mbrojtësve të viktimave, ndërsa krimet çnjerëzore në Kosovë mbeten pa autorë”, - tha z. Basha.

e Bashës u mirëpritën nga Bahtiri, i cili kërkoi më shumë mbështetje për gjendjen në të cilën ndodhet Mitrovica. Në ditën e dytë të qëndrimit në Kosovë, Basha u prit edhe nga kreu i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti. Temat e diskutuara nisën me pandeminë, pa lënë mënjanë negociatat Prishtinë- Beograd dhe akuzat e Gjykatës Speciale, ndaj Ah

meti kërkon bashkëpuni­m në këtë situatë të vështirë për Kosovën. “Pra, është periudhë e vështirë, ta saktësoj, po t’i shtohet edhe çështja e problemeve ekonomike e shëndetëso­re që kemi për shkak të pandemisë, e pastaj edhe kriza politike, mendoj se ndihma e Shqipërisë tashmë është më e domosdoshm­e se kurrë”, tha Ahmeti. Por, Basha shprehet se qeveria e

Tiranës duhet të jetë mbështetës­e dhe jo protagonis­te kur flitet për Kosovën. “Shërbimi më i mirë që mund të bëjë Tirana është të qëndrojë larg protagoniz­mit të pavend dhe iniciativa­ve të pakonsultu­ara, të cilat kanë sjellë dëme, që duhen rikuperuar”, theksoi z. Basha. Kreu i PD- së përsëriti se synimi i negociatav­e mes Prishtinës dhe Beogradit duhet të jetë njohja reciproke, ndërsa theksoi se akuzat e Hagës do të vërtetojnë se lufta e UÇK- së ishte e drejtë duke mos i kursyer rezervat për procesin. “Boll më me një peshore, e cila anon nga ana e akuzave ndaj viktimës, ndaj mbrojtësve të viktimës, ndërkohë që krimet çnjerëzore të ndodhura në territorin e Kosovës mbeten pa autor”, - theksoi kreu demokrat. Basha zhvilloi homazhe edhe pranë varrit të ish- Presidenti­t Ibrahim Rugova. U ndal edhe në kullën dhe varrin e Isa Boletinit për ta mbyllur vizitën në Kosovë me homazhe në Prekaz te memoriali i familjes Jashari. Gjatë 2 ditëve në Kosovë, Basha u prit nga autoritete­t më të larta, Presidenti Thaçi, kryeminist­ri Hoti, kryeparlam­entarja Osmani dhe krerët e partive politike kryesore në vend.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania