Gazeta Shqiptare

Kërkesa për SHBA- të dhe delegacion­in europian: Këtu duket reforma

Ç’bëhet me kallëzimet tona? Edmond Budina: Z. Soreca, “peshqit” i ke te Teatri

- Fatmira Nikolli

Aleanca

për Teatrin” ka dorëzuar në zyrat e delegacion­it europian, një kërkesë përmes së cilës kërkon të dijë se çfarë ka bërë deri më tani SPAK- u, Struktura e Posaçme Antikorrup­sion për 6 kallëzimet e tyre për çështjen e Teatrit. Ata iu drejtuan delegacion­it, duke qenë se është një ndër mbështetës­it e reformës në drejtësi, po nuk ngurruan të shprehin pakënaqësi. Edmond Budina, regjisor, tha para mediave atë që e cilësoi një mesazh për ambasadori­n Soreca. “Z. Soreca, ju dhe unë kemi nënshtetës­inë italiane dhe jemi qytetarë të BE- së. Dua t’ju them se reforma në drejtësi duhet të vazhdojë. Po, por duhet të japë rezultat dhe prandaj duhet të nisë nga Teatri. Reforma në drejtësi duhet të kapë ‘ peshqit e mëdhenj’ dhe ‘ peshqit e mëdhenj’ janë te Teatri, hapni rrjetën dhe do i gjeni. Unë personalis­ht nuk kam besim te ju z. Soreca, sepse keni pasur deklarata të vakëta, por respektoj institucio­nin që përfaqëson­i”, tha Edmond Budina, ndërsa më herët u lexua një kërkesë drejtuar vetë SPAK- ut, që të japë dëshmi që është një institucio­n serioz dhe të gjithë atyre që kanë besim te reforma në drejtësi. Në dijeninë e “Aleancës për Teatrin”, SPAK- u ka nisur një kërkesë për sekuestro të të gjithë dokumentac­ionit të përdorur nga bashkia për shembjen e Teatrit. Adriana Kalaja, juriste, tha se e ka informacio­nin, por shtoi se, “po presim reagimin zyrtar të SPAK- ut për hetimet”. E njëjta kërkesë që iu dërgua delegacion­it të BE- së, iu dërgua më pas edhe ambasadës amerikane, si kontribuue­se me 80 milionë euro për reformën, siç tha “Aleanca”, e që sipas saj, është pikërisht kjo reformë, që ka bllokuar gjykatat të cilat do të duhej të shqyrtonin kallëzimet e paditë për Teatrin dhe shembjen e tij. Regjisori Robert Budina tha pasi dorëzoi kërkesën se, “ambasadorj­a amerikane, zonja Kim, u takua me Ramën një ditë para shembjes së Teatrit dhe në perceptimi­n e opinionit publik u la të kuptohej se është dakord me shembjen e Teatrit, ose le të themi që i dha alibi kryeminist­rit. Unë nuk besoj se ka qenë kështu, por zonja ambasadore mbase duhet të sqarojë për çdo keqkuptim. Ne duam të dimë se ku janë hetimet, çfarë po bëhet me paditë tonë, ku u gabua dhe duam të dimë nëse reforma në drejtësi do të japë fryte”. Në këtë vazhdë, Budina shtoi se nëse diplomatët heshtin, ai gjithsesi ka një pyetje për ta: “Si u ndjetë kur patë që Teatri u shemb me njerëz brenda”? Për “Aleancën” mosfillimi i punës nga Gjykata Kushtetues­e ka të bëjë me Teatrin, duke qenë se janë dy paditë, që ajo do të shqyrtojë për këtë çështje.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania