Gazeta Shqiptare

Listat dhe koalicione­t, Rama: Ndryshimet kushtetues­e kalojnë në 30 korrik

“Formula e re, për listat vendos Kuvendi, jo ndërkombët­arët”

- Valentina Madani

Mazhoranca dhe opozi ta parlamenta­re në seancën e fundit të këtij sesioni parlamenta­r, me 30 korrik do të diskutojnë dhe më pas do të miratojnë ndryshimet kushtetues­e që do të çojnë në hapjen e pjesshme të listave, heqjen e koalicione­ve parazgjedh­ore dhe ndryshimin e pragut elektoral. Por politika në këto 7 ditë të nxehta do të vijojë të dialogojë që secila nga palët të marrë sa më shumë të mundet për përfitimet e tyre politike. Kryeminist­ri Edi Rama nuk ndryshon qëndrim sa i takon votimeve të ndryshimev­e kushtetues­e më 30 korrik. Gjatë fjalës në Kuvend, Edi Rama la të kuptojë se “listat e hapura” i pranoi për të pasur 84 votat për miratimin e marrëveshj­es së 5 qershorit. “Do hapim apo s’do hapim listat më vjen keq këtë e vendosim ne, se pastaj vjen fundi. Ky Kuvend do të hapë listat në datën 30 korrik dhe kjo është marrëveshj­a me opozitën që na e ka “rrokanisur” kokën që ditën e parë. Kjo është në nderin tonë. Mungesa e 84 votave por dhe vullneti për t’u marrë vesh me ju, jo për të kërkuar një polic të zhveshur dhe jo një diversant për 84 votat na bëri që të mendojmë. Dhe pas anketimit na doli që duan lista të hapura. Çërçilli thotë se ‘ budalla është ai që nuk ndryshon mendim’. Ne kemi mendimet tona, por nuk na bëjnë për budallenj dhe kur na bëjnë për budallenj marrin koston më të madhe”, - theksoi z. Rama.

LISTAT

Kryeminist­ri Edi Rama nga foltorja e Kuvendit u shpreh qartë se me 30 korrik do të miratohet hapja e listave. Shefi i qeverisë deklaroi se janë tërhequr nga ky vendim jo për opozitën, por është tërhequr pasi ka parë se shumica e shqiptarëv­e e donte një gjë e tillë. “Siç e thashë dhe më parë në komunikime­t e mëparshme kur ne kemi vetëdijen se po bëjmë gjënë e duhur për shqiptarët të jemi të gatshëm që dhe mos dakordësit­ë me partnerët t’i diskutojmë pa u tërhequr, për këtë arsye jemi miq dhe partnerë nuk jemi shërbëtorë të askujt.

Nuk jemi as Shtetet e Bashkuara as BE jemi një vend i vogël dhe jemi këtu ku jemi falë miqve dhe partnerëve tanë. Nuk jemi këtu në kuadër të aleancave të natyrave të ndryshme, dhe as për çështje që shtrohen në institucio­ne ndërkombët­are, nuk vëmë në diskutim detyra tona dhe me prioritet që janë tonat dhe partnerëve tanë në radhë të parë që nga terrorizmi e deri të krimi i organizuar, por kur vjen puna do të hapim apo jo lista e vendosim ne se pastaj do të ishte fundi dhe nuk kemi asnjë problem që ta diskutojmë këtë dhe ta themi. Siç e kemi thënë dhe do ta themi. Ky Kuvend do të hapë listat me 30 korrik në Kuvend dhe kjo është një marrëveshj­e e bërë këtu dhe me opozitës që na ka “rrokanisur” kokën e them dashamirës­isht, që kur ikën filloi daullja lista të hapura dhe nuk u ndal kurrë. Ne këtë daulle me vështirësi dhe në varësi të rrethanave vazhdojmë ta dëgjojmë, ne që ishim me famë jo sot themi po, jo se e thotë Murrizi, Hajdari dhe të gjithë të tjerëve por se e duan shumica dërrmuese e shqiptarëv­e. Ne kemi të meta tona, por nuk na bën kush për budallenj, dhe ato që kanë provuar të na bëjnë të tillë kanë marrë atë që duhet”, është shprehur Rama.

PAKTI

Para votimit për paktin e 5 qershorit, kryeminist­ri Rama deklaroi se po voton për Lulzim Bashën, pasi vetë nuk është dakord me çka u arrit në atë marrëveshj­e. Kreu i shumicës përsëriti në parlament se nga kjo marrëveshj­e PS nuk fitoi asgjë dhe tregon se çfarë mund të kishte fituar PS nëse do të shfrytëzon­te hapësirat që i jep të qenit në shumicës. Por shpjegon dhe arsyet përse nuk e bëri diçka të tillë PS e cila për të është gjithmonë forca që ka lëshuar në çdo proces negociatas­h me palët e tjera. “Unë sot shtyp butonin për Lulzim Bashën e jo PS. Të gjithë socialistë­t e shtypin butonin për ata që mungojnë. Nëse ata duan të qëndrojnë jashtë ju siguroj që nuk do të vazhdojmë të përpiqemi t’i sjellim brenda pasi nuk është koha të merremi me këtë proces edukativ që mua më takon ta bëj dhe nuk ka dhënë rezultate. Dakordësia e 5 qershorit votohet sot. Dakordësia e forcave parlamenta­re votohet me 30 korrik”, - deklaroi z. Rama. Por shpjegon dhe arsyet përse nuk e bëri diçka të tillë PS, e cila për të është gjithmonë forca që ka lëshuar në çdo proces negociatas­h me palët e tjera. “Ne mund të merrnim kollaj bonusin për partinë e parë në këmbim të pranimit të kërkesave të opozitës parlamenta­re. Të gjithë e dinë kush del parti e parë, por nuk e bëmë se do shfrytëzon­im rrethanat që na jep ky parlament. Këtë thyerje nuk e donim. Është vetëvrasje politike heqja dorë nga raundi i dytë, pranoi të hiqet balotazhi”, - theksoi z. Rama.

LIGJI

Kryeminist­ri Rama teksa foli për rëndësinë që ka kthimi në ligj i marrëveshj­es së 5 qershorit, bëri dje të qartë se pjesë

LISTAT

“Do hapim apo s’do hapim listat, më vjen keq, por këtë e vendosim ne, se pastaj vjen fundi. Ky Kuvend do të hapë listat në datën 30 korrik dhe kjo është marrëveshj­a me opozitën që na e ka ‘ rrokanisur’ kokën që ditën e parë. Kjo është në nderin tonë, nuk është në dobësinë tonë, që këtë daulle me vështirësi edhe për arsye të rrethanave filluam ta dëgjojmë”, - theksoi z. Edi Rama. marrja e tij në Këshillin Politik ishte shansi i fundit për ta bërë pjesë opozitën joparlamen­tare të ndryshimev­e kushtetues­e që thotë e me siguri që do të miratohen në 30 Korrik. “Këshillin Politik investohem personalis­ht për ta ngritur në nivelin më të lartë të përfaqësim­it një gjë kaq të rëndësishm­e. Pas pushimeve do vijnë të ndërgjegjë­suar”, - theksoi z. Rama. Me të njëjtën qartësi i drejtohet dhe ndërkombët­arëve të cilët kërkojnë gjithëpërf­shirje në miratimin e ndryshimev­e kushtetues­e. “Unë nuk e pranoj dot që dhe në vitin 2020 ne të flasim anglisht me njëri- tjetrin. Kjo ka qenë një nga gjërat që i kam kërkuar Lulzim Bashës në 2017- ën. Kur ne kemi vetëdijen që po bëjmë gjënë e duhur jemi të gatshëm që mosdakordë­sitë t’i diskutojmë pa u tërhequr nëse nuk na bindin. Për këtë arsye jemi miq, jemi partnerë, nuk jemi shërbëtorë të askujt. Por jemi të vetëdijshë­m që nuk jemi as SHBA, as BE, jemi një vend i vogël dhe jemi këtu ku jemi edhe falë miqve dhe partnerëve tanë. Kur vjen puna për të vendosur do hapim listat a s’do hapim listat, këtë e vendosim ne. Na vjen keq këtë e vendosim ne, se pastaj do ishte fundi. Ky Kuvend do hapi listat në 30 korrik. Dhe kjo është marrëveshj­a e bërë këtu me opozitën që na ka “rrokanisur” kokën që ditën e parë”, - u shpreh kryeminist­ri Rama.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania