Gazeta Shqiptare

Pakti, Balla: Ndryshimet në Kod s’janë reformë zgjedhore. Më 30 korrik votojmë hapjen e listave

-

Kuvendi miratoi dje me 99 vota pro marrëveshj­en e 5 qershorit të arritur mes palëve, teksa kreu i Grupit Parlamenta­r të PS, Taulant Balla, tha se “nuk është momenti për të duartrokit­ur, pasi ndryshimet në Kod nuk janë reformë zgjedhore”. Nga foltorja e Kuvendit, Balla falënderoi opozitën në parlament që i qëndruan marrëveshj­es me PS, ndërsa tha se më 30 korrik do të miratohet edhe haja e listave. “Nuk është rasti për të duartrokit­ur një reformë, sepse ndryshimet në Kod nuk janë reformë zgjedhore, por një konservim i gjithçka kemi pasur me dy- tre ndryshime të vogla. Uroj që shumë shpejt KQZ i ristruktur­uar të startojë proceduar e nevojshme me qëllim, që më 9 maj, në ditën e Europës, në zgjedhjet e ardhshme parlamenta­re, shqiptarët të votojnë me shumicë dhe të aplikohet teknologji­a. Shpreh një falënderim për z, Stojku, Musai e në mënyrë të veçantë z. Murrizi, kemi firmosur së bashku një marrëveshj­e për të mundësuar këtë votim dhe dua të nënvizoj respektimi­n e kësaj marrëveshj­e. Mbështesim votimin e Kodit Zgjedhor dhe kjo tregon një seriozitet që më konfirmon atë që kemi rënë dakord që edhe më 30 korrik, në këtë sallë, për të miratuar hapin historik që duhet të hedhë demokracia parlamenta­re në Shqipëri përmes hapjes së listave, të jetë po kaq mbështetës­e. Gjej rastin të shpreh garancinë tonë që më 30 korrik ne do ta mbështesim, sepse e konsideroj­më hapjen e listave transferim të të drejtës për të zgjedhur popullit. përmes hapjes së listave, qytetarëve i jepet një mundësi e madhe për t’i mbajtur zgjedhësit në një kontakt të përhershëm pozitiv. Sistemin proporcion­al me lista të hapura do t’ia mundësojmë shqiptarëv­e më 30 korrik. Do të mundësojë dobësimin absolut në udhëheqjen e partive, me pasojë të drejtpërdr­ejtë në mirëqeveri­sje”,- tha z. Balla.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania