Gazeta Shqiptare

Kuvendi voton me 99 vota pro marrëveshj­en e 5 qershorit

Mazhoranca dhe opozita e re bashkojnë votat, Murrizi: Noterizim i asaj të 21 prillit të 2008- ës Deputetët që votuan kundër, votim me fletë për shkak të pandemisë

- Valentina Madani

Shqiptarët do të votojnë me Kodin e ri Elektoral në zgjedhjet e ardhshme parlamenta­re. Kuvendi i Shqipërisë votoi dje me 99 vota pro marrëveshj­en e 5 qershorit. Pas më shumë se 5 orësh diskutime, maxhoranca dhe opozita e re në Kuvend kanë bashkuar votat dhe kanë votuar me 99 vota pro marrëveshj­en e 5 qershorit, e cila erdhi si rezultat i ndërmjetës­imit të faktorit ndërkombët­ar në mbledhjet e Këshillit Politik. Gjashtë deputetë votuan kundër, 4 abstenuan, ndërsa 6 të tjerë nuk morën pjesë në votim. Deputetët votuan me fletë për shkak të situatës së pandemisë COVID- 19. Kundër marrëveshj­es votuan kryetari i grupit demokrat Myslym Murrizi, Halit Valteri, Korab Lita, Halil Jakimi, Ylli Shehu dhe Adriatik Alimadhi. Fleta e votimit të Ralf Gjonit doli e pavlefshme, pasi i vendosi kryq. Pakti u miratua me 99 vota pro, 6 kundër dhe 4 abstenim. Rudina Hajdari votoi pro marrëveshj­es, pasi mori garancinë për hapjen e listave. Deputeti Myslim Murrizi deklaroi votën kundër marrëveshj­es së 5 qershorit. Ai tha se nuk ngatërron Kodin Zgjedhor me 5 qershorin, që sipas tij, u hyn në punë tre kryetarëve të partive dhe jo shqiptarëv­e. “E vetmja deklaratë e sinqertë e juaja këtu ishte se ju keni shtypur butonin për Lulin. Në fakt ka vite që në këtë sallë, si ortakë të hershëm që jeni, shtypni butonin e njëri- tjetrit. Shyqyr që 74 deputetë nga ju, 23 nga ky krahu këtej, t’i kanë dhënë 97 vota pro marrëveshj­es së 5 qershorit, disa për t’i bërë qejfin Lulit, disa lokomotivë e futjes së Shqipërisë në BE. Unë kam votuar kundër se nuk e ngatërroj Kodin Zgjedhor me 5 qershorin. Kodi Zgjedhor është një kod që u hyn në punë shqiptarëv­e. 5 qershori u hyn në punë 3 kryetarëve. Kodi Zgjedhor duhet të kishte brenda rekomandim­et e OSBE/ ODIHR, sepse ata ju kanë etiketuar me fakte, me zë e me figurë si hajdutë vot

VOTIMI

Kundër marrëveshj­es së 5 qershorit votuan kryetari i grupit demokrat, Myslym Murrizi, Halit Valteri, Korab Lita, Halil Jakimi, Ylli Shehu dhe Adriatik Alimadhi. Fleta e votimit të Ralf Gjonit doli e pavlefshme, pasi i vendosi kryq. Pakti u miratua me 99 vota pro, 6 kundër dhe 4 abstenim. Rudina Hajdari votoi pro marrëveshj­es, pasi mori garancinë për hapjen e listave.

ash, ju 3 marrëveshë­sit e 5 qershorit. Kodi Zgjedhor dhe 5 qershori janë mijëra kilometra larg njëri- tjetrit. 5 qershori juaj nuk është asgjë më shumë se noterizimi i 21 prill të vitit 2008", - deklaroi z. Murrizi. Marrëveshj­a e 5 qershorit parashikon amendimin e Kodit Elektoral si

pas kërkesave të dakordësua­ra me Partinë Demokratik­e dhe Lëvizjen Socialiste për Integrim. Marrëveshj­a në fjalë ka marrë dakordësi të gjerë edhe të opozitës në Kuvend, e cila ka bashkuar votat me mazhoracën socialiste, duke arritur 99 vota, që cilësohet edhe si shumicë

Kushtetues­e. Partia Demokratik­e dhe aleatët e saj e kanë refuzuar marrëveshj­en për listat e hapura të arritur mes mazhorancë­s socialiste me deputetët opozitarë të udhëhequr nga Myslym Murrizi, duke u shprehur se cenon marrëveshj­en e 5 qershorit për reformën zgjedhore. Edhe ambasadorj­a amerikane, ambasadori i delegacion­it të BE- së dhe përfaqësue­s të tjerë ndërkombët­arë kanë bërë thirrje që marrëveshj­a e 5 qershorit mes PS- PD- LSI të votohet siç është pa ndryshime të tjera.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania