Gazeta Shqiptare

Debati, Rama: Maskën e paske antigaz. Gjuzi: Nëse doni sherr, mund të hedhim edhe granata

-

Para votimit të reformës zgjedhore, seanca plenare nisi me ankesat e disa deputetëve. Deputeti Adriatik Alimadhi në foltoren e Kuvendit u ankua se nuk ka ku parkon makinën te Kuvendi dhe se policia e ka gjobitur. “Kemi marrë gjoba nga policia për mjetet tona te Kuvendi, të gjendet një mënyrë, të rregullohe­t”, - tha Alimadhi. Ndërkohë, Halit Valteri shfrytëzoi një moment për të bërë një “selfie” me maskën e tij ku shkruante “I love Allah”. Kryeminist­ri Edi Rama nuk ka lënë pa bërë ironi me deputetin Kujtim Gjuzi edhe në seancën plenare. Rama u ndërpre nga deputeti Ghuzi, i cili i tregoi një foto ku duket kreu i qeverisë me presidenti­n serb, Vuçiç dhe kryeminist­rin Zoran Zaev. Rama i kërkon të mos e ndërpresë, ndërsa i komenton edhe maskën që Gjuzi kishte vënë në respektim të masave anti- COVID. “Naltmadhni, kur më tregon, maskën e paske antigaz, mos më ndërprit. Të paktën kur nxjerr panorama, mos më moho kënaqësinë që të të shoh mustaqet e më vjen mirë që mustaqet këtë herë i ke mbrojtur me maskë”, iu përgjigj Rama Gjuzit. Gjatë seancës pati edhe një debat midis Kujtim Gjuzit dhe kryetarit të parlamenti­t, Gramoz Ruçit. Në fjalën e tij, Gjuzi u ankua se deputetët po flasin vetëm një herë në Kuvend dhe kërkoi më shumë kohë. “Nëse doni sherr, mos kujtoni se nuk jemi gati, por duam ta sjellim parlamenti­n në parametra. Ndryshe duhet të gjuajmë me bojë kryeminist­rin, zv. kryeminstr­in, kryetarin e Kuvendit, ose të hedhim ndonjë granatë këtu brenda. Sado të ruajë Garda këtu, një deputeti po ia dha mendja për t’u futur me çfarë të dojë brenda, futet. Çfarë nuk është futur këtu”, - tha z. Gjuzi. Ruçi iu përgjigj se sipas rregullore­s, deputetët kanë të drejtës e fjalës 1 minutë e gjysmë dhe se seancat plenare nuk janë si mbledhjet e partive. Nuk mungoi as replika mes deputetit Kostaq Papa dhe ministres se Shtetit për Marrëdhëni­en me Parlamenti­n, Elisa Spiropali, që kishte ardhur në vend të ministrit të Jashtëm, pas kërkesës së opozitarit për probleme dhe çështje të shqiptarëv­e në rajon. Papa ironizoi duke i kujtuar “Skënderbeu­n” e saj, ndërkohë që sipas tij, “ministrja nuk e mban dot peshën e problemati­kave me të cilat përballen shqiptarët”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania