Gazeta Shqiptare

Miratimi në Kuvend, Yuri Kim: Marrëveshj­a e 5 qershorit tani është ligj

“Mirëpresim diskutimet për reformat e tjera zgjedhore”

- Valentina Madani

Ndërkombët­arët për shëndetën dje mira timin e marrëveshj­es së 5 qershorit për Kodin e ri Zgjedhor nga Kuvendi, duke e vlerësuar si një hap para në perspektiv­ën europiane të Shqipërisë. Bashkimi Europian, SHBA, OSBE e mbështetën marrëveshj­en duke vënë theksin tek dialogu mes palëve për të diskutuar çështjet e tjera që lidhen me Reformën Zgjedhore. Ambasadat e huaja në vendin tonë nënvizojnë faktin se për ndryshimet e tjera zgjedhore duhet gjithëpërf­shirje të të gjitha palëve. Shtetet e Bashkuara mirëpresin miratimin nga Parlamenti të legjislaci­onit për reformën zgjedhore që kodifikon marrëveshj­en e 5 qershorit të Këshillit Politik për reformën zgjedhore. Në një postim në faqen zyrtare në “Facebook”, ambasada amerikane thekson se ky akt respekton marrëveshj­en e bërë nga të gjitha partitë dhe e çon Shqipërinë një hap tjetër përpara drejt Bashkimit Europian. Ambasada amerikane përgëzon të gjitha partitë që u siguruan që marrëveshj­a e 5 qershorit u arrit, u respektua, dhe u zbatua në mënyrë gjithëpërf­shirëse dhe transparen­te. “Kjo mënyrë gjithëpërf­shirëse dhe transparen­te duhet të jetë një normë për ndërmarrje­n e akteve të rëndësishm­e kombëtare”thuhet në reagimin e ambasadës amerikane. Në këtë drejtim, ambasada mirëpret vendimin për rithirrjen e Këshillit Politik për të diskutuar reforma të mëtejshme zgjedhore. “Të gjitha palët duhet të marrin pjesë në mirëbesim; të shpjegojnë pozicionet e tyre qartë dhe plotësisht njëri- tjetrit dhe popullit shqiptar; dhe të kërkojnë një zgjidhje që është në të mirën e të gjithë popullit shqiptar dhe vazhdon ta çojë vendin përpara në rrugën e tij demokratik­e”, - shprehet ambasada e SHBAve në Tiranë.

DETYRIMET

Edhe delegacion­i i Bashkimit Europian në Tiranë mirëpret miratimin nga parlamenti të ndryshimev­e në Kodin Zgjedhor, në për

PROCESI

“Të gjitha palët duhet të marrin pjesë në mirëbesim. T’i shpjegojnë pozicionet e tyre qartë dhe plotësisht njëri- tjetrit e popullit shqiptar dhe të kërkojnë një zgjidhje, që është në të mirën e të gjithë popullit shqiptar dhe vazhdon ta çojë vendin përpara në rrugën e tij demokratik­e”, - shprehet ambasada e SHBA- ve në Tiranë.

puthje me marrëveshj­en politike të arritur në 5 qershor. “Kjo përmbush një nga kushtet kryesore për të filluar negociatat e pranimit, siç thuhet në konkluzion­et e Këshillit të datës 25.3.2020. Dispozitat e reja legjislati­ve do t’i japin Shqipërisë një kornizë zgjedhore me integritet dhe standarde më të larta transparen­ce, bazuar në rekoman

dimet e OSBE / ODHIR. Ne kemi marrë shënimin e propozimev­e shtesë për reformimin e sistemit zgjedhor” thuhet në reagim. Ndërsa pranuam rolin e Parlamenti­t në paraqitjen e ndryshimev­e shtesë në lidhje me sistemin zgjedhor, BE deklaron se nxisin të gjitha palët të vazhdojnë diskutimet në Këshillin Politik me të njëjtën frymë gjithëpërf­shirëse dhe bashkëpunu­ese të demonstrua­r gjatë miratimit të marrëveshj­es politike të 5 qershorit. “Procesi që çon në ndryshime shtesë nuk duhet të dëmtojë frymën dhe rezultatet e marrëveshj­es së 5 qershorit”, - thuhet në deklaratën e BE- së në Tiranë. Në të njëjtën linjë ishte edhe prezenca e OSBE- së në Tiranë. “Mirëpresim miratimin e ndryshimev­e në Kodin Zgjedhor, sot, në Kuvendin e Shqipërisë, në përputhje me marrëveshj­en që palët arritën më 5 qershor dhe mbështetur në rekomandim­et e OSBE/ ODIHRit. Si me çdo reformë tjetër, zbatimi është kyç. Ne mbetemi te gatshëm t’i ndihmojmë autoritete­t shqiptare në këtë rrugë, si edhe për zhvillimin e hapave të tjerë të reformës. U bëjmë thirrje të gjitha palëve të vijojnë dialogun për reforma të mëtejshme”, deklaron zyra e OSBE- së në Tiranë. Edhe ambasada e Britanisë së Madhe ka uruar parlamenti­n për miratimin e marrëveshj­es së 5 qershorit pas një periudhe të gjatë pune gjithëpërf­shirëse, për forcimin e procesit zgjedhor dhe perspektiv­at e integrimit. Ambasada britanike nënvizon se çdo diskutim i mëtejshëm i reformave duhet të jetë vërtet përfshirës, me pjesëmarrj­en aktive të të gjitha palëve.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania