Gazeta Shqiptare

Debatet në Këshillin Politik, opozita: Duan pazare, çdo ndryshim të kalojë me konsensus

PD- LSI: S’mund të ndryshojmë Kushtetutë­n në 6 ditë. PS: Nuk e ndalim dot procedurën e Kuvendit “Gati të diskutojmë që sot nismën për ndryshimet kushtetues­e”

- Valentina Madani

Këshilli Politik zhvilloi dje mbledhjen e fun dit për pjesën e parë të reformës zgjedhore, të dakordësua­r dhe në marrëveshj­en e 5 qershorit. Palët miratuan paketën e ligjeve që do të amendohen në Kodin Penal, në Kodin e Procedurës Penale, Ligjin për Policinë e Shtetit, për Sinjalizue­sit, për statusin e prokurorëv­e dhe gjyqtarëve, dhe për partitë politike. Përfaqësue­sit e mazhorancë­s dhe opozitës parlamenta­re kërkuan që në këtë mbledhje të hapin diskutimet për ndryshimet kushtetues­e, që pritet të miratohen në Kuven, në seancën e 30 korrikut, por opozita e bashkuar e refuzoi kategoriki­sht një gjë të tillë. Sipas opozitarëv­e, nuk mund të ndryshohet Kushtetuta për 6 ditë, ndërkohë që socialisti Damian Gjiknuri u kundërpërg­jigj duke thënë se nuk mund të ndalojmë procedurat e Kuvendit.

DEBATET

Mbledhja e djeshme e Këshillit Politik mësohet të jetë shoqëruar me debate mes mazhornacë­s dhe opozitës jashtëparl­amentare. Përfaqësue­sit e opozitës së bashkuar kanë dënuar mbledhjen e njëanshme të këshillit ditën e djeshme si dhe kanë theksuar se çdo ndryshim që lidhet me zgjedhjet duhet të kalojë në Këshillin Politik. “Dje nuk kishte një mbledhje të Këshillit Poli

EDI RAMA

“Refuzimi për të diskutuar mbi risitë kushtetues­e është në fakt refuzim për të pranuar realitetin dhe kjo është një sëmundje tanimë e vjetër e jashtëparl­ametares! Keqardhje, por me ata, apo pa ata parlamenti vendos edhe për ta si sot si në 30 korrik. Reflektoni miq, listat do të hapen!”, - tha z. Rama pas mbledhjes së Këshillit Politik.

tik, sa kohë ne nuk kishim dakordësur për zhvillimin e mbledhjes dhe kishim konfirmuar që nuk mund të ishim. Opozita i qëndron marrëveshj­es së 14 janarit dhe të 5 qershorit. Çdo ndryshim që lidhet me zgjedhjet duhet të kalojë nëpërmjet Këshillit Politik, me konsensus, transparen­cë dhe gjithëpërf­shirje. Për çdo ndryshim lidhur me zgjedhjet është e domosdoshm­e ekspertiza e OSBE- ODIHR. Asnjë ndryshim nuk duhet të jetë në kundërshti­m me standardet e OSBE- ODIHR dhe Komisionit të Venecias”, - mësohet të ketë deklaruar opozita. Të njëjtën gjë Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili konfirmuan edhe me zë për gazetarët

edhe pas mbledhjes. “Paketa që u dakordësua është e detyrueshm­e për parlamenti­n për ta miratuar pa ndryshime. Kjo nuk e përmbyll marrëveshj­en e 5 qershorit, pasi është edhe depolitizi­mi i administra­tës zgjedhore. Është rënë dakord që në të ardhmen, pas zgjedhjeve të ardhshme parlamenta­re dhe vendore, administra­ta zgjedhore duhet të jetë miks dhe ata që do të do marrin vendimet, do të jenë jashtë politikës. Është detyrë që Këshilli Politik duhet ta përmbushë mbi bazën e diskutimev­e dhe marrëveshj­es së 5 qershorit. Bëmë të qartë se çdo veprim i njëanshëm, i cili minon dhe nxjerr nga shinat arritjen e marrëveshj­es së 5

qershorit dhe produktin e saj është i papranuesh­ëm, nuk është për diskutim përveçse në Këshillin Politik me transparen­cë, gjithëpërf­shirje dhe konsensus. Çdo gjë tjetër minon dhe shkatërron atë marrëveshj­e të rëndësishm­e, e cila sot u përshëndet nga të gjithë partnerët ndërkombët­arë”, - tha Bylykbashi. Kurse Petrit Vasili i LSI- së u shpreh: “Një çështje tjetër që është hedhur në tavolinën e Këshillit Politik kanë qenë ndryshimet kushtetues­e, që kanë të bëjnë me listat e hapura. Opinioni publik duhet të dijë që propozimi fakt i kryer është depozituar vetëm përpara dy ditësh në tryezën e Këshillit Poli

tik dhe ky diskutim është imponuar që të kryhet brenda 6 ditësh. Do të doja që të fiksoni në mendjen tuaj që, në qoftë se për Kodin Elektoral, marrëveshj­en e 5 qershorit u deshën 6 muaj, kërkohet që ndryshimet kushtetues­e të bëhen për 6 ditë”. Ndryshe nga takimet e fundit, në tryezën e djeshme nuk ishin të pranishëm kryeminist­ri Rama apo përfaqësue­si i opozitës së bashkuar, Gazment Bardhi. Përfaqësue­si i PS- së në tryezën e këshillit, Damian Gjiknuri u shpreh: “Sot ( dje) kishim mbledhjen e fundit të pjesës së parë të Këshillit Politik të reformës zgjed

hore, ku miratuam formalisht të gjitha paketat e mbetura ligjore, sinjalizue­se, Kodin e Procedurës Penale. Unë propozova që të vazhdonim diskutimin për ndryshimet kushtetues­e. Opozita nuk kërkoi që kjo të vazhdonte, megjithëse thirrja jonë ka qenë që të dialogohet edhe për këtë çështje. Tentuam që të vijojmë ta prekim që përpara 30 korrikut të vazhdojmë diskutimet për to. Nuk patëm dakordësi për këtë. Siç duket, PD- ja nuk do që të vazhdojë. Ne menduam që në përgjigje të thirrjeve të partnerëve, Këshilli Politik mund të ishte një forum shumë i mirë”.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania