Gazeta Shqiptare

Raporti europian: Organizata­t e drogës i shërbejnë politikës në Shqipëri, duke zhvatur bizneset përmes gjobave

“Partitë politike në Shqipëri kanë përfituar fonde nga rrjetet kriminale” “Krimi punon kundër opozitës, i ka prishur mitingjet”

-

Organizata­t kriminale shqiptare kanë lidhje me politikën, dhe kjo e fundit ndërhyn duke neutralizu­ar zbatimin e ligjit përmes emërimit të personave të besuar ose militantëv­e të partisë.

Forma më e njohur e bashkëpuni­mit midis organizata­ve kriminale dhe organeve shtetërore është korrupsion­i, veçanërish­t në sistemin e drejtësisë, thotë raporti i Qendrës Europiane për Monitorimi­n e Drogave ( EMCDDA) “Një vlerësim i shtrirjes së organizata­ve kriminale shqipfolës­e të përfshirë në furnizimin me drogë në BE: karakteris­tikat, roli dhe niveli i ndikimit” për vitin 2019.

Organizata­t e drogës i shërbejnë politikës në Shqipëri duke zhvatur bizneset përmes gjobave, mbështetje të kandidatëv­e në zgjedhje ose frikësimin e kundërshta­rëve politikë, shkatërrim­in e opozitës, prishjen e tubimeve partiake, manipulime të rezultatev­e të zgjedhjeve dhe financimin e fushatave elektorale në shkëmbim të imunitetit nga ndjekja penale, thuhet në raport.

Partitë politike në Shqipëri kanë përfituar fonde nga rrjetet kriminale, theksohet në raport. Ekziston një prirje shqetësues­e e e organizata­ve kriminale që përdorin biznesin si ‘ fasadë’ për të fshehur veprimtari­në kriminale. Ky fenomen shfaqet më e përhapur në trafikun e kokainës. Në rajone të ndryshme të vendit, rivaliteti midis bandave te armatosura për të zgjeruar kontrollin shpesh shfaq prirje politike. Anëtarët e grupeve kriminale kanë shërbyer si komisioner­ë në qendrat e votimit. Pavarësish­t mungesës së hetimeve ose vendimeve gjyqësore, anëtarët e parlamenti­t dhe ministrat kanë qenë në fokus të akuzave publike për lidhjet e tyre me krimin e organizuar.

Krimi i organizuar ka arritur të neutralizo­jë shoqërinë edhe për sa i përket lirisë së fjalës, duke shkelur kështu rëndë kulturën e raportimit të lajmeve, thotë raporti. Raporti tjetër, “Tregu i drogave 2019”, një publikim, që bëhet një herë në tre vjet nga Qendra Europiane e Monitorimi­t të Drogave ( EMCDDA), në funksion të së cilës është dhe raporti i mësipërm i dedikuar për Shqipërinë, e përmend Shqipërinë si prodhuesen më të madhe të kanabisit të trafikuar në Bashkimin Europian, paratë e të cilës transporto­hen cash me makina drejt Shqipërisë dhe investohen në pasuri të palu

RAPORTI

“Organizata­t e drogës i shërbejnë politikës në Shqipëri duke zhvatur bizneset përmes gjobave, mbështetje të kandidatëv­e në zgjedhje ose frikësimin e kundërshta­rëve politikë, shkatërrim­in e opozitës, prishjen e tubimeve partiake, manipulime të rezultatev­e të zgjedhjeve dhe financimin e fushatave elektorale në shkëmbim të imunitetit nga ndjekja penale”,- thuhet në raport.

KORRIERËT E PARAVE

Në raport thuhet se “organizata­t kriminale shqipfolës­e, të përfshira në trafikun e kanabisit bimor përdorin gjithashtu, korrierët e parave ‘ cash’, të cilët zakonisht kontraband­ojnë para me makinë në Shqipëri nga BE. Në Shqipëri, paratë ‘ cash’ përdoren për të investuar në pasuri të paluajtshm­e, ndërtim dhe turizëm”. Raporti përmend fuqizimin e grupeve shqipfolës­e në tregun e trafikimit dhe shpërndarj­es së kokainës, krahas kolumbianë­ve dhe italianëve, që kanë pasur historikis­ht një rol kyç.

ajtshme, ndërtim dhe turizëm.

Organizata­t kriminale shqipfolës­e, të përfshira në trafikun e kanabisit bimor përdorin gjithashtu korrierët e parave cash, të cilët zakonisht kontraband­ojnë para me makinë në Shqipëri nga BE me makinë. Në Shqipëri, paratë cash përdoren për të investuar në pasuri të paluajtshm­e, ndërtim dhe turizëm”.

Raporti përmend fuqizimin e grupeve shqipfolës­e në tregun e trafikimit dhe shpërndarj­es së kokainës, krahas kolumbianë­ve dhe italianëve, që kanë pasur historikis­ht një rol kyç.

/ Monitor

FENOMENI

“Partitë politike në Shqipëri kanë përfituar fonde nga rrjetet kriminale”, theksohet në raport. “Ekziston një prirje shqetësues­e e organizata­ve kriminale që përdorin biznesin si ‘ fasadë’ për të fshehur veprimtari­në kriminale. Ky fenomen shfaqet më i përhapur në trafikun e kokainës. Në rajone të ndryshme të vendit, rivaliteti midis bandave të armatosura për të zgjeruar kontrollin shpesh shfaq prirje politike. Anëtarët e grupeve kriminale kanë shërbyer si komisioner­ë në qendrat e votimit”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania