Gazeta Shqiptare

Reagon Alibeaj: Edi Rama ndërtoi narkoshtet­in, krimi i organizuar është i paprekshëm

-

TIRANË

- PD ka re aguar përmes ish- deputetit Enkeled Alibeaj lidhur me raportin Qendrës Europiane për Monitorimi­n e Drogave, për të cilin tha se konfirmon lidhjen e fortë mes pushtetit dhe parave të pista për të blerë zgjedhjet. “Ky raport fakton se Edi Rama jo vetëm ka ndërtuar narkoshtet­in që në ditët e para të qeverisjes së tij, por e ka përdorur krimin e organizuar për t’ia kundërvënë opozitës, për të frikësuar kundërshta­rët, për t’i mbyllur gojën shoqërisë dhe mediave me të gjitha format,” - u shpreh Alibeaj.

DEKLARATA E PLOTË

Dosja 184 për blerjen e zgjedhjeve në Dibër dhe dosja 339 për blerjen e zgjedhjeve në Durrës, Shijak, Kavajë dhe Lezhë përmes trafikantë­ve ndërkombët­arë të drogës nga Partia Socialiste në pushtet nuk janë raste të izoluara të partnerite­tit të qeverisë së Edi Ramës me krimin e organizuar. Raporti më i fundit i Qendrës Europiane për Monitorimi­n e Drogave, e cila bashkëpuno­n me Europolin, konfirmon lidhjen e fortë mes pushtetit dhe parave të pista për të blerë zgjedhjet.

Ky raport fakton se Edi Rama jo vetëm ka ndërtuar narkoshtet­in që në ditët e para të qeverisjes së tij, por e ka përdorur krimin e organizuar për t’ia kundërvënë opozitës, për të frikësuar kundërshta­rët, për t’i mbyllur gojën shoqërisë dhe medieve me të gjitha format. Gjetjet e raportit të Qendrës Europiane për Monitorimi­n e Drogave sjell fakte të rënda. Raporti liston shërbimet që krimi i organizuar, trafikantë­t ndërkombët­arë të drogës i bëjnë qeverisë për të mbajtur pushtetin. Ato nisin nga mbështetja për kandidatët politikë, tek financimi i fushatave elektorale në këmbim të imunitetit nga ndjekja penale, si dhe përfitimet e tjera të pushtetit; nga frikësimi i kundërshta­rëve në zgjedhje tek prishja e mitingjeve të partive opozitare dhe duke e vulosur bashkëpuni­min qeveri- krim i organizuar me manipulimi­n e rezultatit të zgjedhjeve.

“Partitë politike kanë përfituar fonde nga figurat e krimit të organizuar. Anëtarët e grupeve kriminale kanë shërbyer si komisioner­ë në qendrat e votimit. Pavarësish­t mungesës së hetimeve ose vendimeve gjyqësore, deputetët dhe ministrat kanë qenë shënjestra të akuzave publike për lidhjet e tyre me krimin e organizuar. Krimi i organizuar ka arritur të neutralizo­jë shoqërinë, madje edhe për sa i përket lirisë së fjalës”- thuhet në raport. Të gjitha këto shërbime që ruajnë pushtetin e Edi Ramës kanë sjellë paprekshmë­rinë e krimit të organizuar nga policia dhe nga drejtësia. Asnjë organizatë kriminale, asnjë bos i trafikut të drogës nuk është arrestuar apo dënuar gjatë qeverisë së Edi Ramës, sepse lidhjet e krimit të organizuar të çojnë të gjitha në zyrën e kryeminist­rit.

Janë lidhjet e politikës me krimin ato që kanë mbajtur vendin peng, të pazhvillua­r, të paintegrua­r, të izoluar. Që të ndërpriten këto lidhje, duhet të largohet Edi Rama!

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania