Gazeta Shqiptare

Anëtari i Kolegjit të Apelimit, Luan Daci, merret i pandehur nga SPAK për falsifikim dokumentes­h

Avokati: As KPA dhe askush tjetër s’mund ta pezullojë nga detyra

-

TIRANË

– Anëtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelit, Luan Daci është paraqitur mesditën e djeshme në SPAK, ku është pyetur në cilësinë e të pandehurit, për akuzën e falsifikim­it të dokumentev­e. I shoqëruar dhe nga dy përfaqësue­sit e tij ligjorë gjyqtarit të vetingut i është komunikuar akuza e ngritur nga SPAK. Ligji parashikon që në momentin që një anëtar i KPA merret i pandehur është vetë ky institucio­n që mblidhet dhe vendos për pezullimin e tij nga detyra, derisa të zgjidhet çështja

PEZULLIMI

Pas disa muajsh hetime, më 20 maj SPAK pezulloi nga detyra gjyqtarin Luan Daci. Aktualisht Daci është pjesë e trupës kolegjiale të Komisionit të Posaçëm të Apelimit, organ ky që jep vendimin përfundimt­ar për fatin e funksionar­ëve të drejtësisë. në themel. Pas komunikimi­t të akuzës, dosja do të kalojë tek gjyqtari i çështjes, i cili do të vendosë nëse dosja do të pushohet apo do të kalojë për gjykim. Sipas Prokuroris­ë së Posaçme, Daci ka paraqitur të dhëna të rreme, kur ka aplikuar për të qenë pjesë e trupës së

KLP në vitin 2017. Pas përfundimi­t të seancës,

në SPAK ndaj gjyqtarit dhe anëtarit të KPA, Luan Daci, avokati i tij, Jordan Daci, tha se nuk ndodhi asgjë e re në këtë seancë, pasi sipas tij, nuk ka vepër penale ndaj Luan Dacit. Sa i takon faktit nëse KPA duhet ta pezullojë Dacin nga detyra, avokati Daci theksoi se as KPA dhe asnjë institucio­n tjetër nuk mund ta marrë një veprim të tillë, për sa kohë ka një veprim të formës së prerë nga Gjykata e Apelit se nuk ka vepër penale.” Nuk është se kishte ndonjë provë të re. I takon gjykatës të vendosë mbi debatin që ne kemi. I qëndrojmë të njëjtit pretendim, që nuk kemi të bëjmë me vepër penale. Fakti që çështja po shkon në gjykim tregon se SPAK e ka marrë parasysh, arsyetimi është i ndryshëm. Ka një vendim të Gjykatës së Apelit që i ka paraprirë situatës për pezullimin e tij nga detyra. Është vendim i formës së prerë, i cili vërteton se s’ka vepër penale. KPA dhe askush tjetër nuk mund të dalë përtej këtij vendimi. Në këto kushte, përderisa ka një ndalim për të proceduar përtej, sepse ka një vendim të formës së prerë që thotë se nuk ka vepër penale, absolutish­t ata nuk mund të marrin atributet e Gjykatës Penale”, deklaroi avokati.

Luan Daci u denoncua nga ish- prokurorja Antoneta Sevdari, e cila e akuzoi për mashtrim të institucio­neve shqiptare. Akuzat e Sevdarit u provuan edhe nga SPAK, e cila doli në konkluzion­in se Daci nuk u largua nga sistemi, po u shkarkua për paaftësi në punë në vitin 1997.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania