Gazeta Shqiptare

Skandali me tenderin e Unazës së Re, gjykata dënon me 6 muaj burg administra­torin e kompanisë “DH Albania”

Pushohet çështja për zyrtarët e ARRSH, s’u gjetën prova për përfshirje në afera korruptive Avdjol Dobi falsifikoi datën e regjistrim­it të kompanisë në Delawere të SHBA- ve si dhe bilancet e 3 viteve më parë

-

Hetimet e Prokuroris­ë së Tiranës për aferën e dyshuar korruptive në tenderin e Unazës së Re, të fituar nga kompania DH Albania, dega në Shqipëri e Dunwell Haberman me vlerë më shumë se 2.2 miliardë lekë, përfunduan vetëm me dënimin me 6 muaj burgim për “falsifikim të dokumentev­e” të 28 vjeçarit Avdjol Dobi, i cili rezulton si administra­tor i kompanisë.

Më 27 maj 2020, gjyqtari Albert Meça vendosi pranimin e kërkesës së prokurorit Gjergji Tako për dënimin e Avdjol Dobit me 9 muaj burgim dhe në aplikimin të gjykimit të shkurtuar, dënimin përfundimt­ar me 6 muaj heqje lirie. Dobi u gjykua në mungesë për shkak se policia ka dështuar ta arrestojë atë.

Më herët me një vendim të 24 janarit 2020, gjyqtari Ardian Kalia ka pranuar kërkesën e prokurorit të Tiranës, Gjergji Tako për pushimin e hetimeve të nisura për veprimtari­në e njësive përkatëse të Autoriteti Rrugor Shqiptar, ARRSH- së dhe OST- së gjatë procedurav­e të prokurimit për këtë kompani, pasi kishte dyshime për shpërdorim të detyrës nga ana e tyre.

Kompania e Dobit, e cila u krijua me dokumente të falsifikua­ra në SHBA, fitoi njëri pas tjetrit dy tenderë publikë me vlerë rreth 28 milionë euro. Pas ekspozimit në media se dokumentet e regjistrim­it të kompanisë në SHBA ishin falsifikua­r, autoritet shtetërore pretenduan padijeni, ndërsa anuluan kontratat me kompaninë.

Hetimet që filluan pas denoncimit publik në emisionin “Të Paekspozua­rit” u ndanë në dy pjesë. Ndërsa Dobi u hetua më vete, dhjetëra zyrtarë të ARRSH, OST dhe MIE u hetuan për shpërdorim detyre në një çështje të dytë. Por hetimet arritën të provonin vetëm falsifikim­in, që ishte dokumentua­r që në fillim nga media dhe që u pranua edhe nga Dobi përmes avokatit të tij.

Sipas dy vendimeve të gjykatës, prokuroria ka pyetur në cilësinë e personave që mund të kishin dijeni mbi ngjarjen ish- drejtorin e ARRSH, Afrim Qëndro. Gjithashtu, janë pyetur edhe gjashtë zyrtarë të tjerë të këtij institucio­ni, të cilët prokuroria dhe gjykata i kanë përjashtua­r nga përgjegjës­ia penale.

Hetimi u shtri edhe në institucio­nin e Operatorit të Sistemit të Shpërndarj­es për shkak se DH Albania kishte arritur të fitonte një tender për procedurën e prokurimit “Linja e Re 220kv BurrelPesh­kopi dhe trakti i daljes Nst Burrel Lot 1”, me fond limit 1.2 miliardë lekë. Nga ky institucio­n janë pyetur nëntë zyrtarë, të cilët po ashtu nuk janë gjetur përgjegjës.

“Nga hetimet e kryera në funksion të këtij procedimi penal, ka rezultuar se janë zhvilluar në mënyrë korrekte procedurat, duke respektuar veprimet e njësisë së prokurimit dhe KVO- të. Sipas prokuroris­ë, nga një vështrim në pamje të parë dokumentet nuk duhet të ngjallin dyshime. Gjithashtu, edhe në rang të ofertës ekonomike, e cila është pothuajse e njëjtë me fondin limit, nuk konstatohe­n shkelje dhe nuk ka pasur pretendime”,- citohet në vendimin e gjykatës për pushimin e hetimeve.

Duke iu referuar konkluzion­eve të prokuroris­ë, gjyqtari Ardian Kalia konstaton se procedurat e tenderëve janë zhvilluar në mënyre korrekte, duke respektuar veprimet e njësisë së prokurimit dhe KVO- të.

Gjykata shpjegon se janë pyetur edhe pesë zyrtarë të Sektorit të Monitorimi­t të Licencave në Zbatim në Ministrinë e Infrastruk­turës dhe Energjisë. Sipas Prokuroris­ë, ka rezultuar se Shoqëria “DH ALBANIA” ka aplikuar më 13 korrik 2018 për njësimin e licencës së huaj, në fushën e zbatimit në ndërtim.

“Vihet re se, gjithsesi, përveç dokumentev­e që janë të apostiluar­a( formalisht pasi janë të falsifikua­ra) ka dhe dokumente që i mungon ky formalitet, mund të përmendim disa vetë deklarime e disa marrëveshj­e punësimi të tij”, citohet në vendimin e gjykatës.

Edhe në këtë rast, prokuroria nuk ka gjetur përgjegjës­i penale dhe ka konstatuar se është zbatuar rregullorj­a për procedurën e pajisjes me licencë të DH Albania.

Prokuroria dhe gjykata vlerësojnë se, pas nisjes së procedimit penal, ARRSH dhe OST anuluan kontratat e lidhura dhe kryen kallëzim penal ndaj DH Albania. Prokuroria e Tiranës dështoi gjithashtu edhe në zbulimin e personave që fshiheshin pas 28- vjeçarit Avdjol Dobi.

Konkluzion­et e prokuroris­ë janë vlerësuar të gjitha të drejta nga gjykata e Tiranës, e cila ka vulosur përjashtim­in nga përgjegjës­ia penale të zyrtarëve të institucio­neve, të cilët nuk e ndaluan 28- vjeçarin Avdjol Dobi që, me anë të dokumentev­e të falsifikua­ra të përfitonte licencën për ushtrimin e aktiviteti­t në sektorin e ndërtimit, si dhe të fitonte brenda një kohe të shkurtër dy tenderë me vlerë totale 3.4 miliardë lekë.

Kompania Dunëell Haberman u themelua më 25 qershor 2018 në Delawere të Shteteve të Bashkuara – e njohur si parajsë fiskale dhe një muaj më pas hapi degën e saj në Shqipëri, DH Albania. Ekstrakti i kompanisë në QKB tregon se përfaqësue­si në Shqipëri i saj është 28 vjeçari Avdjol Dobi.

Vetëm katër muaj pas regjistrim­it, DH Albania u shpall fituese e dy tenderëve të njëpasnjës­hëm. Ajo fitoi lotin e parë të Unazës së Re me vlerë 18 milionë euro si dhe një kontratë rreth 10 milionë euro nga Operatori i Sistemit të Transmetim­it, OST për ndërtimin e një linje të transmetim­it të energjisë për të lidhur Burrelin me Peshkopinë.

Suksesi i shpejtë i kompanisë së trumbetuar si amerikane u ngrit mbi dokumente të falsifikua­ra. Sipas rekordeve të dorëzuara në QKB, Dunwell Haberman pretendont­e se ishte themeluar në vitin 1998 dhe se kishte një aktivitet të dendur ekonomik prej qindra milionë dollarësh në tre vitet e fundit në Shtetet e Bashkuara.

Por më 6 dhjetor, emisioni “Të Paekspozua­rit” në “News” 24 denoncoi kompaninë “fantazmë” se kishte falsifikua­r dokumentet për të fituar lotin e parë të tenderit të Unazës së Re. Një përgjigje e Departamen­tit të Shtetit të Delawere, e publikuar në këtë emision tregonte se dokumentet e dorëzuara në QKB ishin të falsifikua­ra dhe se kompania nuk mund të kishte bilanc të tre viteve të fundit, pasi nuk ekzistonte para 25 qershorit 2018.

Ekspozimi i falsifikim­it solli një ortek reagimesh, ndërkohë që ARRSH dhe OST deklaruan se kishin anuluar kontratat me DH Albania. Prokuroria e Tiranës në Shqipëri dhe autoritete­t amerikane konfirmuan nisjen e hetimeve për të dokumentua­r falsifikim­et dhe zbuluar autorësinë e tyre.

BIRN zbuloi në një investigim të mëparshëm se një dokument i dorëzuar në Qendrën Kombëtare tregon se njëra prej procedurav­e në emër të DH Albania është kryer dhe paguar nga kompania Gener 2.

( Marrë Reporter. al)

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania