Gazeta Shqiptare

Rezultonte i zhdukur prej disa muajsh, gjendet i vrarë në Shkup 35- vjeçari nga Kavaja

Dyshohet se i riu është përdorur si korrier droge nga grupet kriminale të Elbasanit Trupin e pajetë të “Riku Beut” e kishin groposur

-

MAQEDONI E VERIUT

Një 35- vjeçar shqiptar nga Kavaja është gjetur i vde kur në Shkup të Maqedonisë së Veriut. Bëhet fjalë për shtetasin Shyqyri alias Tauland Beu nga fshati Kryevidh, i cili njihet dhe si “Riku Beu”. Mësohet se që prej muajit mars të këtij viti, Shyqyri Beu, babai i një fëmije ishte zhdukur pa adresë. Ka qenë bashkëshor­tja e tij që ka shkuar në ambientet e policisë së Kavajës, ku ka deklaruar largimin e bashkëshor­tit të saj nga banesa dhe nuk dinte vendndodhj­en e tij. Ndërkaq, mësohet se trupi i pajetë i 35- vjeçarit, prej ditësh ishte gjetur në Shkup i groposur dhe rezultoi nga analiza e ADN- së se shenjat e gishtave përputhen me atë të Riku Beut. Sipas burimeve të “Shqiptarja. com”, prokuroria e Kavajës, prej datës 10 prill 2020 kishte nisur një procedim për akuzën e “Largimit nga banesa”, kjo pasi nuk kishte asnjë të dhënë se ai mund të ishte rrëmbyerng­apersonatë­tjerë. Më pas ky procedim është pushuar nga ana prokuroris­ë në datën 24 prill 2020. Informacio­net flisnin se kishte kaluar ilegalisht kufirin në Qafë- Thanë, pasi kishte problememe­drejtësinë­shqiptare, për shkak se Shyqyri Beu, thonë burimet dyshohej për vjedhjen e një automjeti. Trupi i pajetë i Shyqyri Beut, është sjellë nga Maqedoniae­VeriutnëKa­vajë, kufamiljar­ët e viktimës i kanë dhënë lamtumirën e fundit. Sipas burimeve të policisë dhe prokuroris­ë së Kavajës, Shyqyri Beu është gjendur i vdekur pasi ishte qëlluar me armë zjarri. Informacio­net flasin se Beu, ishte i implikuar në trafikun e drogës nga Shqipëria në drejtim të Maqedonisë. Ai besohet se ishte në shërbim si korrier për llogari të një grupi kriminal në Elbasan, për të cilat ka shkuar dhe në Maqedoninë e Veriut. Referuar dhe informacio­neve të mara nga familjarët, Shyqyri Beu, nuk kishte asnjë arsye për të shkuar në Maqedoni, pasi në këtë shtet ata nuk kishin asnjë të afërm. Tashmë hetimet për vrasjen e Shyqyri Beut, kryen nga prokuroria e Maqedonisë së Veriut, ku padyshim që elementë kriminalë Shqiptarë në këtë shtet, dyshohet se janë autorë të kësaj vrasjeje.

PROCEDIMI

Prokuroria e Kavajës prej datës 10 prill 2020 kishte nisur një procedim për akuzën e “Largimit nga banesa”, kjo pasi nuk kishte asnjë të dhënë se ai mund të ishte rrëmbyer nga persona të tjerë. Më pas ky procedim është pushuar nga ana prokuroris­ë në datën 24 prill 2020. Informacio­net flisnin se kishte kaluar ilegalisht kufirin në Qafë- Thanë, pasi kishte probleme me drejtësisë shqiptare, për shkak se Shyqyri Beu dyshohej për vjedhjen e një automjeti.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania