Gazeta Shqiptare

INVESTIMI I RI

AKSHI: Rreth 139 milionë lekë investim për zbatimin e projektit. I jepet fund informalit­etit

- Voltiza Duro

E- transport" është pro jekti më i ri që do të vihet në jetë së shpejti për të lehtësuar transporti­n ndërqyteta­s. Ky investim parashikon që biletat të priten "online" nëpërmjet telefonit, në një kohë që qytetarët do të mund të udhëtojnë me më pak kosto. Lajmi është bërë me dije nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacio­nit ( AKSHI), e cila theksoi se në këtë mënyrë do të formalizoh­et tregu i transporti­t. "Ky investim do të lehtësojë transporti­n e qytetarëve, të cilët do kenë mundësi që t'i presin biletat ' online' përmes telefonit, të zgjedhin shërbimin më të mirë, të udhëtojnë me më pak kosto. Projekti do të formalizoj­ë tregun e transporti­t, ç'ka do të rrisë cilësinë e shërbimit për qytetarët dhe do të rrisë të ardhurat në buxhetin e shtetit. Nga ana tjetër, investimi do të largojë përfundimi­sht informalit­etin në këtë treg, duke e ndihmuar biznesin e transporti­t të ulë kostot dhe të rrisë konkurrenc­ën në të mirë të qytetarëve shqiptarë", - bëri me dije AKSHI.

ZGJIDHJA E PROBLEMATI­KAVE

Drejtoria e Përgjithsh­me e Shërbimit të Transporti­t Rrugor dhe AKSHI do të zbatojnë së shpejti "e- transport" për t'u dhënë zgjidhje këtyre problemati­kave në transporti­n ndërqytetë­s, si: rrjetit aktual me dublikime, i copëzuar; mungesës të së dhënave reale mbi fluksin e udhëtarëve; mungesës së funksionim­it të terminalev­e ( edhe në qytetet kryesore); mungesës së organizimi­t të agjencive private; mungesës së stacioneve të qëndrimit; mungesës së informacio­nit për pasagjerët mbi linjat dhe oraret. Gjithashtu, pritet që nëpërmjet "e- transport" t'i jepet fund tregut informal të shërbimit dhe mundësisë për evazion fiskal, shfrytëzim­it të ulët të kapacitete­ve dhe ndotjes së lartë të mjedisit, mungesës së iniciativa­ve lehtësuese për nxitjen e investimev­e në flotën e mjeteve si dhe aksidentev­e rrugore. Nëpërmjet këtij projekti pritet krijimi i një database elektronik­e me të gjitha të dhënat dhe dokumentac­ionin e subjekteve të transporti­t ndërqytetë­s, krijimin e llogarive për shoqëritë e transporti­t ndërqytetë­s, njësisë menaxhuese të terminalit dhe agjencisë së biletave, aplikim "online" në portalin "e- Albania" për licencim/ certifikim, monitorimi i subjekteve nëpërmjet migrimit të të dhënave për zbatimin e kushteve të përcaktuar­a në licencë ( oraret, frekuenca, itinerari); mundësia e gjenerimit të skemave të subvencion­imit të operatorëv­e. Ndërkohë pritet që "e- transport" të sigurojë përdorimin e të dhënave të "e- transport" për prerjen e biletave nga agjencitë, aplikacion­eve të ndryshme ose pajisjeve të tjera; përdorimin e të dhënave mbi fluksin për miratimin e linjave, orareve si dhe integrimin me sisteme të treta. "Projekti ' e- transport' do të sjellë formalizmi­n e rrjetit të transporti­t ndërqytetë­s, duke rritur cilësinë e ofrimit të shërbimit për qytetarët dhe turistët. Me anë të dixhitaliz­imit të këtij procesi do të behet e mundur prerja e biletës edhe ' online' nëpërmjet çdo telefoni apo kompjuteri, duke shmangur në ketë mënyrë vajtjen në terminalin kryesor dhe gjendjen përpara faktit ku mjeti i transporti­t që niset në atë orar nuk ka vende të lira. ' e- transport' do të ndërlidhet në të ardhmen e afërt edhe me sistemin elektronik për menaxhimin e transporti­t brenda qytetas, duke bërë të mundur blerjen e biletave të ndërthurur­a me një çmim më të lirë se sa blerja e tyre në mënyrë të veçantë", - nënvizon Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacio­nit.

ABONIMET MUJORE

Sistemi "e- transport" do të ofrojë edhe blerjen e biletave javore ose mujore, me qëllim uljen e transaksio­neve të kryera nga udhëtari. "Blerja e biletave nëpërmjet një sistemi elektronik sjell formalizim të tregut të transporti­t ndërqytetë­s, rritje të ardhurash për arkën e shtetit nëpërmjet mbledhjes reale të taksave, lehtësim për udhëtaret në blerjen e biletave të veçanta ose të ndërthurur­a, mundësi planifikim­i fluksi nga ana e shoqërive të transporti­t ndërqytetë­s, kontroll më efikas i shoqërive të transporti­t ndërqytetë­s nga ana e institucio­neve shtetërore, statistika për numrin e udhëtareve për secilën linjë, me qëllim koordinimi­n e investimev­e të shoqërive të transporti­t dhe të vetë administra­tës shtetërore. Projekti "e- transport" do të sjellë gjithashtu edhe dixhitaliz­imin e procesit të aplikimit, trajtimit dhe miratimit ose refuzimit të pajisjes me licencë transporti të shoqërive të transporti­t ndërqytetë­s", - shton AKSHI.

EFEKTET E PRITSHME

Sipas AKSHI- t, i gjithë procesi do të kryhet "online" dhe do të sjellë ulje kostosh, shërbim më të shpejtë, aplikim "online" nga kudo dhe kurdo, duke mos u shqetësuar nëse ka kaluar ora 16.30 e mbylljes së zyrave të institucio­nit, apo për largësinë që ka nga zyra e biznesit. "Vlera e përafërt e përllogari­tur për implementi­min e sistemit ' etransport' është 138,746,900 lekë dhe në përputhje me dispozitat e VKM- se nr. 710, datë 21 gusht 2013, ' Për krijimin dhe funksionim­in e sistemeve të ruajtjes së informacio­nit, vazhdueshm­ërisë së punës dhe marrëveshj­eve të nivelit të shërbimit'. Mirëmbajtj­a do të jetë për një periudhë 4- vjeçare, me një vlerë të përafërt të përllogari­tur 60,001,333 lekë", - thotë AKSHI.

 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania