Gazeta Shqiptare

Manastirli­u në Kuvend: Dy spitalet COVID po mbushen, gati të hapim dy të tjerë

"Të vendosim maskën për të ulur numrin e të infektuarv­e"

-

Kapacitete­t

e dy spi taleve COVID po plotësohen, e si rrjedhojë shumë shpejt do të hapen spitalet COVID- 3 dhe COVID- 4. Deklarata u bë nga ministrja Manastirli­u gjatë fjalës së saj në Kuvend, në seancën e miratimit të aktit normativ, që e bën të detyrueshm­e vendosjen e maskës në ambientet e mbyllura. "Kapacitete­t e dy spitaleve COVID po plotësohen, me mbi 120 të shtruar të konfirmuar dhe disa dhjetëra të dyshuar të shtruar në këto spitale. Çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë që ne shumë shpejt do të ezaurojmë kapacitete­t e dy spitaleve të dedikuara dhe do të hapim një spital të tretë, të katërt. Ne do të bëjmë detyrën tonë, do të vijojmë me forcimin e kapacitete­ve spitalore. Por, a është më e mira kjo? Është më e mira që ne të vijojmë të hapim spitalet pa fund, sepse na rriten të prekurit me COVID- 19, apo është më e mira që secili të marrë përgjegjës­inë individual­e, të vendosë maskën dhe të ulim të gjithë së bashku riskun për infeksioni­n dhe kështu do të ulet numri i të infektuarv­e, që çon në më pak persona të shtruar në spital dhe më pak humbje jete", - tha

Manastirli­u në fjalën e saj. Duke e vlerësuar si një masë shumë efikase për uljen e numrit të të prekurve, Manastirli­u kërkoi edhe nga deputetët e Kuvendit të japin shembullin personal për vendosjen e maskës. Më tej, ajo theksoi se tashmë po jetojmë në një normalitet të ri, ku maska duhet të bëhet pjesë e secilit prej nesh në të përditshme­n tonë. "Kjo kërkon mobilizimi­n e të gjithë qytetarëve dhe këtë duhet ta bëjmë jo vetëm për veten tonë, duhet ta bëjmë për të afërmit tanë dhe për të gjithë ata mjekë dhe infermierë që kanë 140 ditë që janë në krye të detyrës në vijën e parë të luftës me COVID- 19 dhe që janë duke punuar 24/ 7 për të shpëtuar jetë. Duhet të na kthehet në rutinë, siç vishemi në mëngjes, duhet të vendosim maskën dhe të vazhdojmë jetën tonë në normalitet­in e ri. Nuk ka më normalitet të vjetër, derisa vaksina të na garantojë të kthehemi në normalitet. Por, besoj që edhe vaksina kur të dalë, bota do të ketë ndryshuar dhe ne nuk do të jemi më të njëjtët", shtoi Manastirli­u.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania