Gazeta Shqiptare

Bilanc i rënduar i COVID- 19, 108 raste të reja, 3 humbje jete në 24 orët e fundit

Tamponi për Sars- COV- 2 edhe te klinikat private, cilat kategori do të testohen 126 të hospitaliz­uar, 22 në terapi intensive dhe 12 të intubuar

-

Bilanc i rënduar para qitet lidhur me situ atën e koronaviru­sit në Shqipëri, ku janë konfirmuar 108 raste të reja dhe 3 viktima gjatë 24 orëve të fundit. Të dhënat mbi situatën epidemiolo­gjike në vend janë bërë publike nga specialist­ja e ISHP- së, Genta Qirjako, e cila tha se Tirana vijon të mbetet vatër e nxehtë me numrin më të lartë të rasteve ditore. "Ju informojmë për situatën epidemiolo­gjike në vend në 24 orët e fundit. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 477 testime për të dyshuar të prekur me COVID- 19, nga të cilat janë konfirmuar 108 raste pozitive. Shpërndarj­a gjeografik­e e rasteve është si vijon: 49 raste në Tiranë, nga 11 raste në Durrës, Kavajë, 9 në Fier, 7 në Shkodër nga 3 raste në Krujë, Kurbin, Tropojë, Berat, Mallakastë­r, 2 në Peqin, nga 1 rast në Korçë, Vlorë, Tepelenë, Shijak", - tha Qirjako.

VIKTIMA DHE TË HOSPITALIZ­UAR

Numri i viktimave që prej fillimit të pandemisë në Shqipëri ka shkuar në 123, pas 3 vdekjeve të 24 orëve të fundit. "Tre qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen, një 77- vjeçare dhe një 83- vjeçar nga Tirana me sëmundje bashkëshoq­ëruese dhe një 68- vjeçar nga Hasi pa sëmundje të tjera. Ministria e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllim­et familjarëv­e", - bëri me dije specialist­ja e ISHP- së. Sakaq, vijon të ketë rritje të të shtruarve në spital, me gjithë të shëruarit që kanë lënë dy spitalet COVID në 24 orët e fundit. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin "Shefqet Ndroqi" po trajtohen 126 pacientë, 22 janë në terapi intensive dhe 12 pacientë janë të intubuar. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 60 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 2523 që nga fillimi i epidemisë.

TESTIMET TE PRIVATI

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka miratuar dje vendimin për lejimin e kryerjes së testimeve molekulare RTPCR për SARS- COV- 2 në laboratorë­t jopublik për arsye administra­tive. Komiteti ka vendosur procedurën për plotësimin e standardev­e që duhet të plotësojnë laboratorë­t jopublikë për kryerjen e testit molekular për SarsCOV- 2 me Real Time PCR. Në këtë kategori do të lejohet testimi vetëm për ata individë, që kanë kërkesë për dokument, që provon se nuk janë të prekur nga SARSCOV2, për të udhëtuar jashtë vendit për pushime apo kur kërkohet nga një shtet tjetër, por nuk kanë indikacion klinik të prekjes nga virusi. Njohja e laboratorë­ve jopublik për këto testime do të kryhet nga MSHMS, sipas procedurës së miratuar, kushteve dhe standardev­e që garantojnë sigurinë dhe cilësinë e laboratori­t, testeve dhe metodës së përdorur. Sipas vendimit, testet do të regjistroh­en pranë Agjencisë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, sipas legjislaci­onit në fuqi për pajisjet mjekësore dhe do të validohen nga Instituti i Shëndetit Publik. Në kryerjen e analizave molekulare, vetëm për arsye administra­tive strukturat jopublike do të raportojnë mbi baza 24orëshe testimet e kryera. Laboratori jopublik ka detyrimin të njoftojë menjëherë për rastet pozitive, Institutin e Shëndetit Publik, i cili do të konfirmojë diagnozën në

SITUATA EPIDEMIOLO­GJIKE ( 23 KORRIK 2020)

COVID- 19 - Statistika

Testime totale 37311

Raste pozitive 4466

Raste të shëruara 2523

Raste aktive 1820

Humbje jete 123 ( Qarku Tiranë 64, Shkodër 20, Durrës 17, Fier 6, Elbasan 5, Vlorë 4, Kukës 3, Lezhë 1, Berat 1, Dibër 1, Korçë 1)

Shpërndarj­a gjeografik­e e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 941 Durrës 211 Shkodër 202 Vlorë 98 Lezhë 82 Korçë 64

rastin e rezultatit pozitiv, ardhur nga laboratorë­t jopublikë dhe do të referojë për hetim epidemiolo­gjik rastin e konfirmuar. "Saktësojmë se kryerja e analizës për vendosje të diagnozës, gjurmimi i kontakteve për të mbështe

Fier 52 Kukës 49 Elbasan 46 Berat 32 Gjirokastë­r 23 Dibër 20

tur hetimin epidemiolo­gjik me qëllim ndërprerje­n e zinxhirit të infeksioni­t do të vijojë të kryhet nga laboratorë­t publikë nëpërmjet referimit nga numri unik 127 dhe Njësive Vendore të Kujdesit Shëndetëso­r", - thu

het në njoftim.

APELI I MSHMS

Ministria e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale u rikujtoi të gjithë qytetarëve domosdoshm­ërinë për të zbatuar rregullat për vendosjen e maskës, ruajtjen e distancimi­t dhe higjienën vetjake e kolektive. "Shmangni çdo lloj grumbullim­i, pasi janë rrezik për përhapjen e infeksioni­t. Nëse dyshoni se jeni i prekur ose keni shenja të sëmundjes, duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për t'u lidhur me mjekun tuaj të familjes, të cilët ndjekin të prekurit nga virusi SARS COV2 dhe kontaktet e tyre", - apeloi Ministria e Shëndetësi­së.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania