Gazeta Shqiptare

Shën Sofia rifillon funksionim­in si xhami dhe i mban përsëri dyert e hapura për çdo vizitor

-

Gjykata e Lartë Admin istrative e Turqisë an uloi pak ditë më parë një dekret qeveritar të vitit 1934 dhe i hapi rrugën funksionim­it të Shën Sofisë si xhami.

Presidenti Erdogan njoftoi një orë më vonë, në një dalje televizive, se Shën Sofia do të hapet zyrtarisht për adhurim të premten e 24 korrikut.

E hapur për adhurim, si një xhami, Shën Sofia do të presë sërish vizitorë si në të shkuarën, si atraksioni kryesor turistik në metropolin turk. Myslimanëv­e do t'u jepet mundësia kështu ta adhurojnë Zotin në xhaminë amanet të Sulltan Mehmet Fatihut, ndërsa vizitorët vendas dhe të huaj të çdo besimi qofshin, apo dhe pa besim, do të vazhdojnë ta vizitojnë atë.

Historia e Shën Sofisë si një objekt kulti është e gjatë, me dëmtime, shkatërrim­e dhe rindërtime. Ndërtimi i saj nisi nga Konstantin­i I, u çua në fund nga Konstantin­i II, dhe në vitin 360 u hap për adhurim. Justiniani I e ringriti atë pas shkatërrim­it në vitin 537 në formën që ne njohim sot. Ajo u kthye në xhami pas 916 vitesh, si simbol i çlirimit të Stambollit nga Mehmeti II, sulltani i shtatë i Perandoris­ë Osmane. Ngadhënjim­tari nuk vuri këmbë në të pa i siguruar pronësinë. Të premten e parë pas çlirimit, më 1 qershor 1453, ai e fali xhumanë te Shën Sofia. Të gjithë sulltanët pas tij u kujdesën për Shën Sofinë, shtuan dhe mirëmbajtë­n strukturat e saj. Ndërtimi i minareve nisi me të, Bajazidi II ndërtoi një tjetër, dhe Selimi II mbaroi dy të fundit. Në këtë pikëpamje, ta shohësh atë dhe si një godinë osmane është krejt e arsyeshme.

Vendimi për kthimin e saj vetëm në muze u mor më 24 nëntor 1934, rreth 10 vjet pas themelimit të Republikës së Turqisë. Vendimi u përjetua me dhimbje të thellë nga besimtarët, si i panevojshë­m dhe ekstrem, i marrë në kundërshti­m me parimet e shtetit laik.

Kërkesat e vazhdueshm­e

Nr 1

2

3

4

5

6

7

8

9 10 11 GRUPIMI I ORGANIZATA­VE TË SHOQËRISË CIVILE SHQIPTARE

ndër vite për ta rihapur atë për falje nuk patën gjetur përgjigjen e duhur deri më sot. Ky rrëfim i shkurtër i jetës së Shën Sofisë, e cila për pesë shekuj me radhë ka shërbyer si objekt kulti i fesë islame, vlen për të kuptuar se sa e rëndësishm­e ishte ajo për osmanët dhe se ç'peshë mbart ajo për popullin turk, si dhe për të gjithë botën islame. Ne, një grup sho

qatash dhe organizata­sh, shprehim mbështetje­n dhe kënaqësinë tonë për hapjen e Shën Sofisë si xhami. Në këtë vendim nuk shohim asnjë rrezik që mund t'i kanoset kësaj godine si një trashëgimi botërore, përkundraz­i, ai do t'ua shtojë më tepër përgjegjës­inë autoritete­ve turke për ta mirëmbajtu­r atë.

Vendimi i marrë për rifillimin e funksionim­it të Shën Sofisë si xhami është një e drejtë e pamohueshm­e e këtyre autoritete­ve, në vijim të vendimit të Gjykatës së Lartë Administra­tive, një organ i pavarur i sistemit të drejtësisë. Turqia është vend sovran, dhe sovranitet­in e shpreh edhe nëpërmjet këtyre akteve plotësisht legjitime.

Kundërshtu­esit e rikthimit të Shën Sofisë në xhami duhet të kujtojnë më parë se ç'ka ndodhur me objektet e kultit islam gjatë historisë. Mjafton të përmendim këtu shembujt e Kordovës, Granadës dhe të territorev­e të Perandoris­ë Osmane pas luftërave ballkanike.

Çdo orvatje për ta delegjitim­uar vendimin e shtetit turk është e kotë dhe e paarsyeshm­e, dhe politizimi i kësaj çështjeje është i panevojshë­m.

Shoqatat dhe organizata­t tona e çmojnë rifillimin e funksionim­it të Shën Sofisë si xhami, si një çuarje në vend të një të drejte të mohuar për dekada.

Tiranë më: 23 Korrik 2020

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania