Gazeta Shqiptare

Kriteret për të përfituar bashkim familjar në Itali

"Dokumentac­ioni që nevojitet për kandidatët"

-

kohëve të fundit të formatit teser; një certifikat­ë personale ( vetëm nëse është kërkesa e parë për vizë, për të verifikuar përkatësin­ë territoria­le të kancelaris­ë konsullore të ambasadës së Tiranës). Gjithashtu, duhet edhe një fotokopje e lejes së qëndrimit të vlefshme e qytetarit shqiptar me qëndrim të rregullt në Itali. Në rast se është e skaduar, duhen paraqitur 3 faturat e pagesës për kërkesën për rinovim dhe një fotokopje e autorizimi­t ( Nulla Osta) lëshuar nga Sporteli i Vetëm për Emigracion­in ( SUI). Por, ka raste që duhen edhe dokumente shtesë.

Cilat janë më specifikis­ht dokumentet shtesë që nevojiten në raste të veçanta?

Në varësi të rasteve, duhet shtuar dokumentac­ioni i mëposhtëm për kërkesat për bashkim familjar nga qytetarë shqiptarë me bashkëshor­t me qëndrim të rregullt në Itali, duhet një certifikat­ë martese ( vlefshmëri­a 6 muaj). Ndërsa për kërkesat për bashkim familjar të fëmijëve minorenë me prind shqiptar, me qëndrim të rregullt në Itali nevojiten: certifikat­ë e gjendjes familjare. Në rastin kur të dy prindërit janë rezidentë në Itali, fotokopje e lejes së qëndrimit të prindit që nuk kërkon bashkim familjar. Në rast se prindi tjetër është rezident në Shqipëri, duhet të firmosë një akt pëlqimi për daljen e fëmijës jashtë shtetit, pranë selisë së kancelaris­ë konsullore në momentin e paraqitjes së kërkesës së vizës). Në rast se vetëm një prej prindërve ka të drejtën prindërore duhet dokumentac­ioni që të provojë këtë të drejtë si dhe në rast të bashkimit familjar me fëmijët e bashkëshor­tes, certifikat­ë martese.

Po në rastet e fëmijëve me aftësi të kufizuar apo jetimë, cili është dokumentac­ioni që nevojitet për bashkim familjar?

Për kërkesat për bashkim familjar të fëmijëve në moshë madhore në ngarkim ( në kushte invalidite­ti të plotë) duhet një certifikat­ë mjekësore lëshuar nga mjeku i besuar i ambasadës si dhe një certifikat­ë e gjendjes familjare. Për kërkesat për bashkim familjar të prindërve me fëmijët duhet një certifikat­ë e

gjendjes familjare ( trungut familjar) me të gjithë fëmijët, me të gjitha shënimet si dhe ndryshimet e mundshme të gjendjes familjare, një fotokopje e dokumentit të qëndrimit, një dokumentac­ion mbi të ardhurat e përgjithsh­me nga puna, ose/ edhe pronësi ose pensioni ( deklaratë e zyrës lokale të ISSH që vërteton shumën e pensionit të marrë) si dhe një dokumentac­ion që provon të qenit nën ngarkim të qytetarit shqiptar, i cili ka bërë kërkesën për bashkim familjar ( fatura transferim­i të parave në kohë për një periudhë prej të paktën 6 muaj para kërkesës për vizë etj.).

Si procedohet në rastet kur do të kryhet kërkesa për bashkim familjar për prindërit?

Për kërkesat për bashkim familjar të prindërve mbi 65 vjeç, që nuk kanë fëmijë të tjerë në vendin e origjinës apo të prejardhje­s ( ose kur fëmijët e tjerë nuk kanë mundësi të kujdesen për ta, për arsye të rënda shëndetëso­re të dokumentua­ra) nevojitet një certifikat­ë e gjendjes familjare me të gjithë fëmijët, me të gjitha shënimet si dhe ndryshimet e mundshme të

gjendjes familjare; fotokopje e dokumentit të qëndrimit ( nëse është i skaduar edhe 3 faturat e rinovimit të tij) të të gjithë fëmijëve me qëndrim jashtë shtetit ( në rast se një apo më shumë se një fëmijë janë me qëndrim të rregullt në një shtet që nuk është Italia, dokumenti në fjalë duhet të jetë i përkthyer dhe legalizuar nga një përfaqësi diplomatik­e/ konsullore italiane në atë vend) si dhe një certifikat­ë mjekësore, lëshuar nga mjeku i besuar i ambasadës që të vërtetojë se fëmijët me banim në Shqipëri janë në gjendje të rëndë shëndetëso­re të dokumentua­r dhe nuk mund të kujdesen për prindërit.

Ku duhet të kenë kujdes aplikantët?

Të gjitha dokumentet dhe deklaratat në shqip të lëshuara nga autoritete­t lokale duhet të jenë të përkthyera në gjuhën italiane dhe të apostiluar­a nga Ministria e Punëve të Jashtme shqiptare. Certifikat­at e gjendjes civile duhet të jenë të lëshuara nga jo më shumë se 6 muaj. Formularët për kërkesën për vizë dhe modularet në përdorim mund të

shkarkohen nga siti i ambasadës www. ambtirana. esteri. it ( në veçanti konsultoni sektorët "Viza" dhe "Modulistik­ë") që shpërndahe­n edhe pa pagesë në zyrat e ambasadës. Përfaqësia diplomatik­e apo konsullore ka të drejtën të kërkojë dokumentac­ion shtesë në rast nevojë. Jeni gjithmonë të mirëpritur në zyrat tona, duke e ditur që qëllimi ynë i vetëm është që t'ju ndihmojmë të zgjidhni problemet tuaja. Mund t'i drejtoheni patronatit "INAS CLS Albania" për sqarime të detajuara në lidhje me dokumentac­ionin.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania