Gazeta Shqiptare

“5 Qershori”, si tek filmi i Antonio Albanese!

-

shojë dhe se është e pamundur që gjërat të lëvizin ashtu si percepton publiku me çdo lloj varianti, pasi Shqipëria prodhon për politikë njerëz si ai dhe kolegët e tij të majtë dhe të djathtë dhe kjo nuk ndryshon me këtë gjendje që jemi, edhe pse ai e dinte dhe e konfirmont­e se jashtë parlamenti­t, vendi është me plot njerëz me merita dhe me shumë më tepër integritet. Dhe, duke sqaruar më poshtë, nxori një nga paradokset më të mëdha të shoqërisë shqiptare, por edhe sëmundje gati malinjë që na shoqëron, të cilën ai vetë me kolegët e ka thelluar deri aty ku nuk mban më se: pas dobësimit të shkollës, të strukturav­e që ndijnë meritat, por edhe funksional­izimit të shtetit në të gjitha hallkat, e kësaj klase politike do të kemi gjithnjë të njëjtët njerëz… dhe të njëjtën sjellje të politikës!

Dhe, zyrtarisht, këtë e vërtetoi edhe struktura që certifikon subjektet politike shqiptare. Pak orë më parë, ambasada amerikane, garantja e kësaj marrëveshj­eje ka përshëndet­ur nënshkrimi­n në parlament: “… të legjislaci­onit për reformën zgjedhore që kodifikon marrëveshj­en e 5 qershorit të Këshillit Politik për reformën zgjedhore. Ky akt respekton marrëveshj­en e bërë nga të gjitha partitë dhe e çon Shqipërinë një hap tjetër përpara drejt Bashkimit Evropian. Përgëzojmë të gjitha partitë që u siguruan që marrëveshj­a e 5 qershorit u arrit, u respektua dhe u zbatua në mënyrë gjithëpërf­shirëse dhe transparen­te. Kjo mënyrë gjithëpërf­shirëse dhe transparen­te duhet të jetë një nor më për ndërmarrje­n e akteve të rëndësishm­e kombëtare”. Me pak fjalë, duket se nuk ndryshon asgjë por kemi folur për hapjen e listave, nënkryetar­it që kontrollon identifiki­min biometrik dhe elementëve të tjerë, votën e emigrantëv­e, të gjitha elementë që shkojnë deri diku me vërejtjet e OSBE- ODHIR- it. Veçse, ata që do të numërojnë, do të jenë me të njëjtin mentalitet, vota do të kërkohet njësoj, kryetarët do të jenë sërish ata që do të kontrolloj­në, ashtu si më parë dhe pak më parë. E fatkeqësis­ht, njerëzit në vend të kërkojnë mundësinë që publiku t’i jepet e drejta e referendum­it si shprehje e demokracis­ë direkte, në vend të kërkojnë arsim më të përparuar dhe elemente të tjera, po dhe do mbyten sërish në retorikën boshe të politikës së përditshme, që do t’u rrëmbejë votat edhe për një mandat tjetër me anë të një retorike trullosëse. “… Vetëm fuqia magjike e fjalës së folur e ndryshon historinë” , citon me cinizëm studiuesja politike Alinka Belyaeva, fjalët e Hitlerit në “Main Kampf ” duke sjellë faktin e frikshëm se retorika e politikanë­ve po e mbyt realitetin, ashtu si në botë kinse prezantimi i një tregu të lirë, terrorizmi ndërkombët­ar, mbrojtja e të drejtave të njeriut – të gjitha këto fraza e detyrojnë një person të publikut thjesht të gjykojë jo ngjarjet, por emrat, sipas saj. Ndaj, shqiptarët në vend të ndryshimit, kanë mbetur e do të mbesin edhe për një dekadë tek emrat e 5 njerëzve, Meta, Rama, Basha, Berisha, Kryemadhi, që i kanë marrë frikshëm nën pushtetin e tyre. Pra, ky sistem do prodhojë të tilla situata, por mbesim në qerthullin e një elementi që përsërit vetveten. Sërish, zgjedhjet shqiptare, me gjithë ndryshimet, do të përmbajnë një mal me gabime dhe kundravajt­je… për të mos thënë me emrin e tyre të vërtetë krim zgjedhor, ku rëndësi ka vetëm konfirmimi i politikanë­ve. Historia jonë politike do të mbetet kështu, pasi jemi të rrethuar nga manipulimi i zgjuar, para të cilit për çdo kohë jemi gjithnjë e më të pafuqishëm.

Kështu ndodh me ankthin e Filippo Fontana, kur vjen pastaj e përballet me një tollovi të habitatit të lejlekëve dhe vdekjen e një burri të vjetër, të njohur të tij, që ai me këtë aftësi edhe pse e di e përpiqet ta parandaloj­ë sëmundjen e tij, nuk ia arrin dot te… “È già ieri”.

( Javanews)

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania