Gazeta Shqiptare

"Luarasi", tarifa të reduktuara për maturantët që regjistroh­en brenda 31 gushtit

Rektori: Janë plotësuar 39% e kuotave të vitit të parë nga pararegjis­trimet Prof. Dr. Ethem Ruka: Akreditim maksimal dhe punësim i sigurtë

-

REDUKTIMI I TARIFËS

"Maturantët që regjistroh­en deri në 31 gusht mund të përfitojnë nga paketa akademike për vitin e ri akademik, pra do të kenë reduktim të tarifës. Përfitoj nga rasti t'i bëj një apel maturantëv­e shqiptarë që ende nuk kanë vendosur për universite­tin ku do të shkojnë; që ende kanë dilema: Zgjidhni "Luarasin" pa asnjë hezitim për të vijuar rrugëtimin akademik",theksoi Ruka.

PARAREGJIS­TRIMET

"Të them të drejtën numri i pararegjis­trimeve është shumë më i lartë sesa vitin e kaluar. Deri tani kemi plotësuar rreth 39% të kuotave për vitin e parë në të tri fakultetet. Kemi pasur regjistrim­e në Fakultetin e Drejtësisë, në Fakultetin Ekonomik dhe Fakultetin e Teknologji­së së Informacio­nit dhe Inovacioni­t",theksoi rektori.

KARAKTERIS­TIKAT E UNIVERSITE­TIT:

Akredituar maksimalis­ht për 6 vite;

Infrastruk­tura mësimore moderne bashkëkoho­re; Besueshmër­i e lartë publike;

Personel akademik i kualifikua­r dhe me eksperienc­ë në aktivitet shkencore dhe profesiona­le;

Besueshmër­i e lartë e diplomave të lëshuara nga universite­ti "Luarasi";

Mbi 80% e studentëve punësohen brenda gjashtë muajve mbas diplomimit; - shumë prej studentëve tanë vazhdojnë studimet doktorale në universite­te prestigjio­ze ndërkombët­are; Studenti është në qendër të vëmendjes sonë;

Ofron bursa studimi për arritjet në fushat akademike, arte, sporte, lidership, si dhe kategoritë sociale në nevojë etj;

Edukim cilësor ndërdisipl­inor sipas praktikave më të mira bashkëkoho­re;

Nivel i lartë i ndërveprim­it ndërmjet pedagogëve dhe studentëve;

Në zemër të filozofisë tonë qëndron liria akademike, solidarite­ti, kreativite­ti, inovacioni si dhe forca për t'u përballur me sfidat e shumta të shekullit XXI.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania