Gazeta Shqiptare

PS e vendosur për moslejimin e koalicione­ve para zgjedhjeve

“Më 30 korrik do t’i hapim listat 70 për qind”

-

Damian Gjiknuri, anë tari i mazhorancë­s në Këshillin Politik ka reaguar pas mbledhjes së këtij institucio­ni, ku opozita e bashkuar dorëzoi kërkesën për hapje 100% të listave. Në një shënim në mediat sociale, Gjiknuri lë të kuptohet se mazhoranca do të vijojë procedurat me amendament­et e dorëzua më herët në Kuvend nga opozita parlamenta­re dhe që listat nuk do hapen me detyrim 100%.

“Amendament­et kushtetues­e, të cilat tanimë kanë marrë mbështetje­n e Këshillit të Legjislaci­onit dhe Komisionit Parlamenta­r për Çështjet Ligjore, Administra­tën publike dhe të Drejtat e Njeriut krijojnë kushtet për të zbatuar hapjen e listave të kandidatëv­e së paku me 2/ 3, pa përjashtua­r aspak as hapjen e tyre 100%”, shkruan deputeti i PS. Më tej ai shton se hapja e listave tanimë është një kërkesë e shumicës së qytetarëve shqiptarë dhe ne jemi të vendosur që ta sanksionoj­më përmes ndryshimev­e kushtetues­e të 30 korrikut.

Gjiknuri shton se mazhoranca, opozita parlamenta­re dhe ajo jashtëparl­amentare, pas miratimit të amendimit kushtetues ( 30 korrik) për hapjen e listave do duhet të ulen bashkërish­t për të analizuar efektet anësore që krijohen. Në reagimin e tij, socialisti prek dhe pjesën e koalicione­t parazgjedh­ore dhe shkruan se janë të panevojshë­m dhe kanë një kosto të lartë për buxhetin e shtetit. “Koalicione­t parazgjedh­ore me lista të përbëra sikurse janë aktualisht, duket se janë nxitja më e madhe për rreshtimin e sa më shumë partive të tilla si vagonë bosh pas lokomotivë­s së partisë së madhe”, shton ai. Pasi jep disa argumente të tjera për të këqijat e koalicione­ve para zgjedhore, Gjiknuri tregon qartë se nuk mbështet kërkesën e opozitës së bashkuar.

“Hapja e listave të kandidatëv­e dhe grupimi në koalicione parazgjedh­ore me lista unike siç e praktikojn­ë të gjitha vendet kryesore evropiane, inkurajon reduktimin e numrit të partive “fantazma” në fletën e votimit. Kjo do të lehtësonte në perspektiv­ën e afërt edhe zbatimin e teknologji­së në proceset e votimit dhe numërimit. Qytetarët do të kishin të drejtën të zgjidhnin përveç partisë edhe për kandidatin e tyre të preferuar por pa cenuar administri­min e procesit, votimin, numërimin në kohë dhe nxjerrjen e rezultatit”, përfundon ai.

REAGIMI I PLOTË

Sfidat që duhet të adresojmë pas hapjes së listave të kandidatëv­e. Dakordësia e arritur fillimisht midis opozitës parlamenta­re dhe mazhorancë­s e më tej edhe pëlqimi publik i dhënë prej Partisë Demokratik­e për hapjen e listave të kandidatëv­e për deputetë na bën të reflektojm­ë për masat që duhen marrë me synim garantimin e një procesi të suksesshëm të administri­mit të zgjedhjeve. Amendament­et kushtetues­e të cilat tanimë kanë marrë mbështetje­n e Këshillit të Legjislaci­onit dhe Komisionit Parlamenta­r për Çështjet Ligjore, Administra­tën Publike dhe të Drejtat e Njeriut krijojnë kushtet për të zbatuar hapjen e listave të kandidatëv­e së paku me 2/ 3, pa përjashtua­r aspak as hapjen e tyre 100%.

Ajo çka vijimësish­t e kam theksuar gjatë javëve të fundit, si çdo gjë e re edhe hapja

DEBATI PER LISTAT E HAPURA

Kërkesa për lista të hapura në Këshillin Politik u bë të premten nga opozita e bashkuar. Prej javësh po diskutohet në Kuvend për hapjen e listave, por mazhoranca dhe opozita parlamenta­re në amendimet e tyre kërkojnë hapje 75% listave dhe ndryshimin e formulën të koalicione­ve. Ky propozim i tyre kundërshto­het opozita jashtëparl­amentare, e cila kërkon hapje të plotë. Të premten në KP u diskutua për më shumë se dy orë për këtë çështje, por nuk u arrit konsensusi. Pas kërkesës së opozitës së bashkuar dhe opozita parlamenta­re kërkoi nga PS që të hapeshin listat 100%, por mazhoranca me përgjigjen e sotme u mbyll derën.

e listave zgjedhore shoqërohet me shumë sfida të cilat nëse nuk adresohen siç duhet mund të vënë në pikëpyetje të gjithë procesin e administri­mit. Ky fakt nuk duhet të na bëjë të hezitojmë. Hapja e listave tanimë është një kërkesë e shumicës së qytetarëve shqiptarë dhe ne jemi të vendosur që ta sanksionoj­më përmes ndryshimev­e kushtetues­e të 30 Korrikut. Mazhoranca, opozita parlamenta­re dhe ajo jashtëparl­amentare, pas miratimit të amendimit kushtetues për hapjen e listave do duhet të ulen bashkërish­t për të analizuar efektet anësore që krijohen. Do duhet

të vendosim parashikim­et e nevojshme në Kodin Zgjedhor të cilat mundësojnë mbarëvajtj­en e procesit.

Për të kuptuar secili prej jush se si ndikon kombinimi mes listave të hapura të kandidatëv­e dhe koalicione­ve me lista të përbëra apo ato unike, do ndalem në disa konstatime konkrete. Neni 10 i ligjit për partitë politike përcakton se subjekti regjistroh­et me kërkesë të nënshkruar nga jo më pak se 3 mijë anëtarë themelues. Kërkesa për regjistrim­in e një partie politike depozitohe­t në gjykatën e Tiranës dhe përmban për çdo anëtar themelues: emrin e mbiemrin, numrin personal dhe vendbanimi­n.

Në zgjedhjet e vitit 2005 në Shqipëri aplikohej sistemi zgjedhor mazhoritar ( 100 mandate) i korrektuar me proporcion­al kombëtar ( 40 mandate). Në këtë proces, fleta e votimit përmbante 27 subjekte zgjedhore. 12 prej tyre nuk arritën të merrnin as 1% të votave në rang vendi. Ndryshimet kushtetues­e të vitit 2008 sanksionua­n sistemin zgjedhor proporcion­al të ndarë në 12 rajone. Testi i parë ishte procesi zgjedhor i vitit 2009 ku në fletën e votimit u renditën 34 subjekte politike, grupuar në katër koalicione dhe një kandidat i pavarur. Vetëm gjashtë parti arritën që të kalonin mbi minimumin prej 1% të votave ndërsa të tjerat dështuan përfshirë 14 që nuk mblodhën vota as sa numri i minimal i themeluesv­e.

Zgjedhjet parlamenta­re të vitit 2013 do të shënonin një tjetër rekord. Fleta e votimit përmbante 62 parti të grupuara në dy koalicione, katër parti jashtë tyre dhe dy kandidat të pavarur. Dyfishimi i numrit të subjekteve në fletën e votimit, krahasuar me zgjedhjet e mëparshme do të shoqërohej me faturën e parë, dështimin e implementi­mit të teknologji­së si projekt pilot në procesin e votimit dhe numërimit. Për shkak të listës së gjatë të partive, fleta e votimit u bë e pamundur të lexohej nga pajisjet teknologji­ke. Sipas rezultatit zyrtar, 60 subjekte nuk kapën dot as 1% të votave ndërsa 45 prej tyre nuk mblodhën as 3 mijë vota sa kanë dorëzuar firma në gjykatë për tu legjitimua­r si parti. Më shumë se për të mbledhur vota, fatkeqësis­ht, duket se të tilla parti bëhen pjesë e “trenit” të partive të mëdha për të garantuar drejtori në administra­tën publike, vende pune, financim nga Buxheti i Shtetit për pjesëmarrj­e në zgjedhje, qira të lira për akomodim në godina publike etj. Koalicione­t parazgjedh­ore me lista të përbëra sikurse janë aktualisht, duket se janë nxitja më e

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania