Gazeta Shqiptare

Votohet raporti për mosshkarki­min e Metës, amnistia fiskale dhe ndryshimet kushtetues­e

-

Katër

ditët e ardhshme do të jenë të ngjeshura për ligjvënësi­t. E hëna, do mbledhë deputetët të një seancë të veçantë për t’i vendosur vulën përfundimt­are nismës së rreth një viti më parë të ndërmarrë me vrull e seriozitet nga mazhoranca socialiste për shkarkimin e Presidenti­t të Republikës Ilir Meta. Shumica qeverisëse, nuk do ta lëvizë Ilir Metën nga posti që mban prej 24 Korriku të 2017, por do të mjaftohet vetëm me një tërheqjeje veshi. Parlamenti do të votojë raportin përfundimt­ar të komisionit hetimor për kontrollin e ligjshmëri­së së veprimeve të Presidenti­t të Republikës, si për anulimin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019, ashtu dhe për procedurat për emërimin të gjyqtarëve kushtetues. Raporti që është miratuar nga deputetët socialistë më herë në komisioni e posaçëm parlamenta­r, thekson se nuk ka arsye për të justifikua­r shkarkimin e Presidenti­t të Republikës. Vendimi u mor pasi Komisioni i Venecias, në raportin për çështjen e zgjedhjeve bëri të qartë se nuk ekziston arsye për shkarkim të Ilir Metës, ndërkohë që në raportin e dytë për emërimet në Kushtetues­e, i dha të drejtë Presidenti për vendimet e tij.

Të mërkurën, më 29 korrik, deputetët do të mblidhen sërish në seancë plenare. Projektlig­ji kryesor që do diskutohet është amnistia fiskale. Nisma e cila është mbrojtur fort nga kryeminist­ri Edi Rama, por që gjatë periudhës kur u diskutua është përcjellë me kritika sidomos nga FMN. Java e gjatë parlamenta­re parashikoh­et të mbyllet më 30 korrik, kur është vendosur që deputetët të diskutojnë mbi ndryshimet kushtetues­e, që kanë shkaktar një debat të fortë politik.

Nisma që parashikoh­et të hidhet për votim e që ka kaluar më parë në Këshillin e Legjislaci­onit dhe Komisionin e Ligjeve, parashikon hapjen e pjesshme të listave të kandidatëv­e për deputetë në masën 2/ 3. Këto ndryshime mbështeten nga kryeminist­ri Rama, por aspak nga opozita jashtëparl­amentare, pasi argumentoj­në se qëllimi i vetëm i Ramës është eliminimi i koalicione­ve parazgjedh­ore. Opozita e Bashkuar ka prezantuar së fundmi propozimin për hapje 100% të listave e kandidatëv­e për deputetë, porse koalicione­t parazgjedh­ore të mos preken dhe të ruhet formula ekzistuese e shpërndarj­es së mandateve për deputetë. Për këtë propozim të fundit palët nuk kanë gjetur asnjë pikë ku mund të afrohen. Ndërkohë që kanë mbetur vetëm pak nga dita e votimit, pritet që negociatat si publike, ashtu edhe në prapaskenë të jenë të ethshme.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania