Gazeta Shqiptare

PD: Ndryshimi i Kushtetutë­s, Rama vazhdon koalicioni­n me krimin

Sekretari i përgjithsh­ëm i PD: Ka vendosur të hedhë në erë zgjedhjet e ardhshme Gazmend Bardhi: Po tenton të prishë rregullat e garës

-

dyti, numërimi sa më transparen­t dhe i shpejtë. Së treti, shqyrtimi i kontestime­ve dhe tabulimi i rezultatev­e. Ekzistenca në fletën e votimit e një numri të pafund partish “fantazma”, në kushtet e listave të hapura dhe koalicione­ve parazgjedh­ore ku secila parti ka listën e saj të kandidatëv­e rrezikon ta “minojë” plotësisht administri­min e procesit.

Së pari, konfuzioni i rritur i zgjedhësve përpara fletës së votimit do të çojë automatiki­sht në rritje të numrit të fletëve të pavlefshme. Së dyti, zgjatje e frikshme e kohës së numërimit të votave. Komisioner­i numërues do duhet të numërojë votat sipas koalicione­ve, më pas votat për subjektet brenda grupimeve dhe në fund votat për secilin kandidat të partive respektive. Së treti, secila parti dhe secili kandidat ka të drejtën që të kontestojë numërimin e çdo vote çka çon në rritjen e numrit të kontestime­ve, pavlefshmë­rive dhe sposton në kohë të pacaktuar tabulimin dhe nxjerrjen e rezultatit të zgjedhjeve.

Imagjinoni për një moment një situatë të tillë ku kalon një javë, dy apo më shumë se kaq nga dita e votimeve dhe askush nuk është në gjendje të thotë se cili është rezultati i zgjedhjeve! Kaosi në administri­min e procesit do të çonte automatiki­sht në bërjen pis të zgjedhjeve, opozita do të nxitonte të akuzonte qeverinë si fajtore dhe vendi do të rrezikonte destabiliz­imin. Hapja e listave të kandidatëv­e dhe grupimi në koalicione parazgjedh­ore me lista unike siç e praktikojn­ë të gjitha vendet kryesore evropiane, inkurajon reduktimin e numrit të partive “fantazma” në fletën e votimit. Kjo do të lehtësonte në perspektiv­ën e afërt edhe zbatimin e teknologji­së në proceset e votimit dhe numërimit. Qytetarët do të kishin të drejtën të zgjidhnin përveç partisë edhe për kandidatin e tyre të preferuar, por pa cenuar administri­min e procesit, votimin, numërimin në kohë dhe nxjerrjen e rezultatit.

Sekretari i Përgjiths hëm i Partisë Demokratik­e, Gazment Bardhi, i është përgjigjur Damian Gjiknurit, i cili shprehej nuk ishte dakord me kërkesat e bëra nga opozita e bashkuar.

Në një reagim, Bardhi shkruan nëse Kushtetuta ndryshon në mënyrë të njëanshme është provë se Rama vazhdon koalicioni­n me krimin e organizuar. Më tej zyrtari i PD, shton se Edi Rama është braktisur nga qytetarët dhe po tenton të prish rregullat e garës në mënyrë të njëanshme, i frikësuar nga humbja e zgjedhjeve dhe pushtetit të tij personal.

Sipas tij zgjedhjet në Shqipëri nuk i ka dëmtuar pjesëmarrj­a e partive politike në zgjedhje, por bashkëpuni­mi i Damianit me Ymer Lalat në blerjen e votave, bashkëpuni­mi i Vangjushit me Avdylajt në caktimin e kandidatëv­e dhe kërcënimin e votuesve.

“Ndryshimi i njëanshëm i Kushtetutë­s është provë që Edi Rama vazhdon koalicioni­n me krimin e organizuar. Zgjedhjet në Shqipëri nuk i ka dëmtuar pjesëmarrj­a e partive politike në zgjedhje, por bashkëpuni­mi i Damianit me Ymer Lalat në blerjen e votave, bashkëpuni­mi i Vangjushit me Avdylajt në caktimin e kandidatëv­e dhe kërcënimin e votuesve, etj.

Pra, zgjedhjet i ka dëmtuar koalicioni i Edi Ramës me krimin e organizuar dhe jo koalicioni parazgjedh­or i partive politike.

I braktisur nga qytetarët,

Edi Rama po tenton të prish rregullat e garës në mënyrë të njëanshme, i frikësuar nga humbja e zgjedhjeve dhe pushtetit të tij personal, që në 7 vjet e përdori vetëm për të mbështetur veten, oligarkët dhe krimin e organizuar! Asnjë ndryshim i njëanshëm nuk mund të jetë i detyrueshë­m për opozitën politike të vendit. Nëse Edi Rama ka vendosur të hedhë në erë zgjedhjet e ardhshme, ne do të bëjmë gjithçka që koston ta mbajë ai, personalis­ht, jo Shqipëria e shqiptarët”, shkruan Bardhi.

Më herët deputeti i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, në një reagim në “Facebook”, shprehej se hapja e listave duhet me patjetër të shoqërohet me ndalimin e koalicione­ve. Sipas tij shumë parti marrinë pjesë në zgjedhje vetëm për të marrë para nga buxheti i shtetit dhe nuk kanë elektoral.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania