Gazeta Shqiptare

“Ndryshimet e njëanshme, gabim fatal”, Biberaj: Opozita në këmbë, në mbrojtje të demokracis­ë

“Listat e hapura 100%, PS- ja s’ka më argument, e zënë si miu në çark”

- Valentina Madani

Aleksandër Biberaj, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD- së, ka bindjen e plotë se fillimi i ri për shqiptarët do të vijë përmes zgjedhjeve të ardhshme parlamenta­re. Biberaj thotë për “Gazeta Shqiptare” se me çfarëdo lloj algoritmi, “ne do t’i fitojmë zgjedhjet me një rezultat spektakola­r, fitore kjo që do të jetë në interesin e Shqipërisë dhe shqiptarëv­e pas 30 vitesh tranzicion”. Ish- deputeti i PD- së flet për situatën e fundit politike, teksa akuzon mazhorancë­n socialiste se po tenton të vjedhë zgjedhjet qendrore të 2021- shit. Sipas Aleksandër Biberajt, “nuk mund të miratohen ndryshime kushtetues­e nga një pseudomazh­orancë, e cila qëndron në pushtet që nga viti 2017 me vota të manipuluar­a, të vjedhura dhe kjo është e certifikua­r edhe ndërkombët­arisht”.

Z. Biberaj, politika nuk po gjen qetësi as në këto ditë vere për shkak të reformës së re elektorale. Mazhoranca dhe opozita parlamenta­re duken të vendosura për të çuar deri në fund marrëveshj­en e firmosur ndërmjet tyre për ndryshimet e njëanshme kushtetues­e, përfshirë edhe ndalimin e koalicione­ve parazgjedh­ore. Si e gjykoni Ju këtë situatë?

Rilindja nuk duhet dhe nuk mund të miratojë ndalimin e koalicione­ve parazgjedh­ore nëpërmjet ndryshimev­e kushtetues­e, në mënyre të njëanshme. Nuk mund të miratohen ndryshime kushtetues­e nga një pseudomazh­orancë, e cila qëndron në pushtet që nga viti 2017 me vota të manipuluar­a, të vjedhura dhe kjo është e certifikua­r edhe ndërkombët­arisht. Po ashtu, kjo pseudomazh­orancë në vetë- votimet moniste të 30 qershorit nuk kishte më shume se 10% të elektorati­t, kështu që rilindja realisht nuk është mazhorancë që nga viti 2017. Ndërkohë që deputetët e pseudoopoz­itës në parlament nuk përfaqësoj­në asgjë me shume sesa interesat dhe pazaret e tyre. Ata nuk janë të votuar nga populli, nuk përfaqësoj­në as popullin opozitar dhe as opozitën. Aq më keq që ata e kanë votuar rregullish­t qeverinë, duke u shndërruar në fakt në shtojcë, në patericë të qeverisë së rrënuar të rilindjes. Ky është parlament ilegjitim, të cilin presidenti mund ta kishte shpërndarë disa herë, pasi mandatet e rilindjes janë të vjedhura me paratë e pista, me paratë e drogës, me bandat dhe me krimin, ndërsa mandatet e të ashtuquajt­urës “opozitë parlamenta­re” janë të vjedhura, të grabitura në mënyrë të kundraligj­shme nga votat e opozitës dhe popullit opozitar. Po të kishte pasur Gjykatë Kushtetues­e, këta deputetë nuk do të mund të merrnin mandatet dhe ky parlament do të ishte shkrirë, shpërndarë që kur ne si opozitë dogjëm mandatet, pasi ky parlament nuk plotëson kushtet juridiko- kushtetues­e të ekzistencë­s së tij.

Koalicioni opozitar kërkon që listat të hapen 100 për qind, ndërkohë që mbetet i pazgjidhur problemi i koalicione­ve parazgjedh­ore...

Ne si opozite që në fillim kemi qenë për sistem të pastër maxhoritar, ose për maxhoritar të kombinuar proporcion­al, ose për

NISMA

sistem proporcion­al me listat e hapura, por ishte kryeminist­ri dhe rilindja që kundërshto­nin deri javën e fundit. Pranimi nga ana e tyre e idesë së hapjes së listave na dha neve mundësinë që të shpalosim alternativ­ën tonë, gatishmëri­në dhe vullnetin tonë që listat të hapen 100%, duke respektuar demokracin­ë direkte dhe duke e çuar atë tek ushtruesi i saj legjitim, te sovrani, i cili tani ka të drejtën që t’i zgjedhë vetë kandidatët 100 për qind dhe jo siç propozonte Edi Rama dhe rilinjda që populli të zgjidhte vetëm 1/ 3 e deputetëve. Edhe ky propozim i rilindjes për lista gjysmë të hapura ishte me hile dhe mashtrim, pasi nëpërmjet kësaj synonte dhe synon të ndalojë koalicione­t parazgjedh­ore, ndërkohë që listat e hapura nuk kanë fare lidhje me koalicione­t parazgjedh­ore. Tani pseudomazh­oranca nuk ka më asnjë argument dhe as mashtrim dhe duket e zënë si “miu në çark”, gjithsesi ne po presim qëndrimin e tyre.

Përfaqësue­si juaj politik në Këshillin Politik, z. Oerd Bylykbashi, publikoi këtë fundjavë një fletë votimi për listat e hapura me koalicione parazgjedh­ore, e cila dukej shumë e thjeshtë, ndërkohë që kryeminist­ri kishte thënë se për listat e hapura dhe koalicione­t parazgjedh­ore duhet jo një fletë, por një libër votimi, si qëndron e vërteta?

Në radhë të parë, dëshiroj të falënderoj kolegun e nderuar, ekspertin e Partisë Demokratik­e, Oerd Bylykbashi, për punën e shkëlqyer që ka bërë për reformën zgjedhore, natyrisht bashkë me kolegët e tjerë të PD- së dhe opozitës. Z. Bylykbashi është profesioni­st shumë i mirë për çështjet zgjedhore, me një eksperienc­e mbi 20vjeçare jo vetëm në politikë, por edhe si ekspert i OSBE- së, i cili këtë fundjavë, në mënyrë shumë të thjeshtë, por profesiona­le dhe me një model tepër të thjeshtë të fletës së votimit rrezoi të gjithë propagan

“Ky është parlament ilegjitim, të cilin presidenti mund ta kishte shpërndarë disa herë, pasi mandatet e rilindjes janë të vjedhura me paratë e pista, me paratë e drogës, me bandat dhe me krimin”, - theksoi Biberaj. dën false, boshe dhe mashtrimet e Edi Ramës dhe rilindjes, “se votimi me lista të hapura dhe koalicione kërkon një libër votimi”.

Cili do jetë reagimi i opozitës së bashkuar, nëse në 30 korrik rilindja dhe opozita parlamenta­re do të votojnë për ndalimin e koalicione­ve parazgjedh­ore, duke ndryshuar Kushtetutë­n, në mënyrë të njëanshme?

Tani gjithçka është bërë e qartë si për shqiptarët, ashtu edhe të huajt. Kryemashtr­uesi dhe kryehileqa­ri, i trembur në palcë nga humbja e sigurt e zgjedhjeve dhe nga ndëshkimi popullor, por jo vetëm, nëpërmjet listave të hapura synonte të bllokonte koalicione­t parazgjedh­ore, me qëllimin që të marrë mandate deputetësh në tavolinë. Pa koalicione, mbetjet e qarqeve ( votat) i shkojnë partisë së parë në qark dhe rilindja synon që të marrë disa mandate deputetësh me votat e partive të tjera, në ato qarqe ku rilindja mund të dalë parti e parë. Nëse do të përpiqen që ta bëjnë këtë ata do të bëjë një gabim fatal me pasoja të paimagjinu­eshme për stabilitet­in dhe demokracin­ë në Shqipëri, gjithsesi unë jam i bindur se kjo s’ka për të ndodhur, pasi opozita dhe populli opozitar është në këmbë për të mbrojtur demokracin­ë, me çdo kusht, mjet dhe çmim. Nëse ata ndërmarrin hapa aventurske, ne do t’i përgjigjem­i me reagim mbarëpopul­lor. Pakënaqësi­a dhe urrejtja popullore ndaj kësaj bande hajdutësh ka prekur fundin, uroj që kryeminist­ri, banda dhe patericat e tij të mos e provojnë, pasi do të humbasin gjithçka. Opozita dhe populli opozitar do të jetë i gatshëm për protesta dhe manifestim­e mbarëpopul­lore në çdo qytet dhe shesh të Shqipërisë, ne nuk do të mund të ndalojmë dot uraganin dhe zemërimin mbarëpopul­lor, që do të marrë përpara bandën në pushtet. Do të rrëzohet qeveria aktuale ilegjitime dhe do krijohet qeveri tranzitore për mbarëvajtj­en dhe menaxhimin e zgjedhjeve politike dhe vendore. Demokracia do të fitojë, pasi ajo nuk dhurohet, por fitohet.

Po nga faktori ndërkombët­ar, a ka pritshmëri opozita e Bashkuar që mund të ndalojë apo ndërmjetës­ojë një zgjidhje mes palëve që të shmangë ndalimin e koalicione­ve?

SHBA- të, Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo, BE- ja, Parlamenti Europian, Komisioner­i për Zgjerim, Bundestagu gjerman, OSBE, Mbretëria e Bashkuar etj., pra i gjithë faktori ndërkombët­ar është shprehur shumë qartë se marrëveshj­a e 5 qershorit duhet respektuar dhe gjithçka tjetër duhet të kalojë nga Këshilli Politik dhe konsensusi ndërmjet palëve, kështu që qëndrimi ndërkombët­ar ka qenë dhe mbetet shumë i qartë, korrekt, realist, i balancuar dhe ekuilibrua­r. Kryefolklo­risti në qeveri vazhdon dhe bëjë folklor; le të vazhdojë, por të gjithë bashkë do të mbrojmë stabilitet­in dhe demokracin­ë në Shqipëri nga ky aventurier dhe mashtrues ordiner, që është në grahmat e tij të fundit politike dhe ka frikë për të ardhmen e tij nga ato që ka bërë gjatë këtyre 7 viteve në qeverisje. Por,

MIRATIMI

të jetë i sigurt se nuk do ketë amnisti për të dhe për bandën e tij të lidhur me krimin dhe korrupsion­in, që ka 7 vjet që shkatërron Shqipërinë në mënyrë sistematik­e, pasi ora e së vërtetës dhe e përballjes po vjen.

Ndërkohë që PD- ja po përfundon procesin e përzgjedhj­es së kandidatëv­e të filluar më 25 qershor, si duket se po funksionon demokracia e brendshme dhe si është cilësia e të propozuarv­e?

Siç e thatë, ne kemi filluar fushatën brenda PD- së që në datën 25 qershor me mbledhjen e propozimev­e të kandidatur­ave, ku spikasin propozime shumë dinjitoze dhe përfaqësue­s për deputetë, kryetarë bashkish, anëtarë të këshillave bashkiake dhe përfaqësue­s të tjerë politikë të PD- së. Gjithçka po zhvillohet në mënyrë të hapur dhe shumë demokratik­e, pasi anëtarësia në nivel kombëtar po bën propozimet e veta. Ka intelektua­lë me shumë reputacion dhe përfaqësue­s të të gjitha shtresave, grupeve dhe moshave të shoqërisë.

Partia Demokratik­e po përmbyll fazën e parë të propozimev­e nga anëtarësia për kandidatët për deputetë. Në cilin qark jeni propozuar ju?

Natyrisht që në këtë fazë informacio­net janë konfidenci­ale, megjithatë me sa duket sot është e vështirë t’i shpëtosh “syrit” të medias. Do të falënderoj­a të gjithë ata demokratë që më kanë propozuar duke shprehur respektin, mirënjohje­n, vlerësimin dhe besimin tim pa fund për ta. Sfida dhe beteja më e rëndësishm­e është bërja e ndryshimit të madh, që do ta shpëtonte Shqipërinë dhe shqiptarët nga “virusi shkatërrim­tar i quajtur rilindje”, që për ne rezultoi shumë më i rrezikshëm se kolera, gripi spanjoll, SIDA, ebola, sarsi, COVID- 19, etj.. Shyqyr që po vjen koha që ta kujtojmë me neveri kohën kur u përhap virusi “rilindje”, pasi do ta mundim dhe mposhtim shumë shpejt atë.

Mazhoranca dhe opozita tashmë kanë zbritur në bazë për fushatën e re elektorale. Cilat janë pritshmëri­të e PD- së për zgjedhjet e ardhshme?

Situata duket shumë e mirë, pasi ka frymë, shpresë, besim si dhe padurim për të shkuar në zgjedhje dhe për t’i fituar ato. Me çfarëdollo­j algoritmi ne do t’i fitojmë zgjedhjet me një rezultat spektakola­r. Fitore kjo, që do të jetë në interesin e Shqipërisë dhe shqiptarëv­e. Do të kemi një fillim të ri, pas 30 vitesh tranzicion­i të tejzgjatur, të lodhshëm, të dështuar dhe të tmerrshëm.

Si e konsideron­i menaxhimin e qeverisë, reagimin e strukturav­e përkatëse për situatën e pandemisë?

S’ka asnjë lloj menaxhimi, situata është në rënie të lirë, Zoti na ruajt dhe ndërgjegjj­a e qytetarëve për të respektuar masat mjekësore dhe të distancimi­t social të propozuara nga ekspertët e fushës! Përsa i përket personelit mjekësor, ata kanë bërë dhe vazhdojnë të bëjnë punë të shkëlqyer, por tani sikur kanë filluar të lodhen, pasi virusi ka shpërthyer edhe në ambientet spitalore dhe kjo është e patolerues­hme, pasi është neglizhenc­ë dhe papërgjegj­shmëri e qeverisë.

“Nuk mund të miratohen ndryshime kushtetues­e nga një pseudomazh­orancë, e cila qëndron në pushtet që nga viti 2017 me vota të manipuluar­a, të vjedhura dhe kjo është e certifikua­r edhe ndërkombët­arisht”, - u shpreh z. Biberaj.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania