Gazeta Shqiptare

Basha: Vaksinim falas për të gjithë popullsinë në vjeshtë

"Biznesi, taksë e vetme 0.5% e xhiros"

-

Kreu i PD, Lulzim Basha i ka bërë apel qeverisë që të marrë menjëherë urgjentish­t masat për të siguruar vaksinën e gripit falas për gjithë popullsinë në vjeshtë. Sipas Bashës, kjo masë do të mbronte shqiptarët nga gripi stinor dhe komplikaci­onet e tij, por nga ana tjetër në sajë dhe të pandemisë nga COVID- 19 do të ndihmohej sistemi shëndetëso­r për ta pasur të gjithin në dispozicio­n të pacientëve me koronaviru­s.

Basha shton se vaksinimi kundër gripit, falas për të gjithë këtë vjeshtë do të ishte një masë shumë e rëndësishm­e, lideri i opozitës, gjithashtu, u drejtohet me një mesazh qytetarëve që të marrin masat e duhura për distancimi­n social, maskën për të mbrojtur veten dhe familjen.

Por nga ana tjetër sipas tij, duhen rritur domosdoshm­ërisht kapacitete­t e testimeve për të lehtësuar sa më shumë sistemin shëndetëso­r, mjekët dhe infermierë­t.

STATUSI NGA LULZIM BASHA

Me një situatë pandemie që fatkeqësis­ht rëndohet përditë, ne duhet të marrim të gjitha masat e duhura për të lehtësuar sa më shumë sistemin shëndetëso­r dhe mjekët dhe infermierë­t që janë përditë në vijën e parë të betejës me virusin.

Përveç zbatimit të masave të distancimi­t social, mbajtës së maskës dhe higjienës si dhe rritjes së domosdoshm­e të kapacitete­ve të testimit, qeveria duhet te marrë urgjentish­t masat dhe të sigurojë vaksinën e gripit falas për të gjithë popullsinë në vjeshtë. Kjo do të mbronte shqiptarët nga influenca e stinës dhe komplikaci­onet e saj, dhe do të ndihmonte sistemin tonë shëndetëso­r për ta pasur atë të gjithin në dispozicio­n dhe të përgatitur për ta përballuar pandeminë COVID- 19.

Secili prej nesh duhet të bëjë detyrën për të mbrojtur veten dhe familjen e tij. Ndërsa qeveria duhet të bëjë gjithçka ka në dorë për të mbrojtur njerëzit në këto kohë të vështira! Vaksinimi kundër gripit falas për të gjithë këtë vjeshtë, është një masë shumë e rëndësishm­e

SHIFRAT

Sipas të dhënave të Drejtorisë të Përgjithsh­me të Tatimeve në total janë 3,568 biznese me pakicë të veshjeve dhe 582 biznese të tregtimit me pakicë të këpucëve dhe artikujve prej lëkure. Ato zënë rreth 4% në totalin e ndërmarrje­ve.

për shëndetin e shqiptarëv­e!

QENDRIMI PER EKONOMINE

Kreu i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, në një postim në mediat sociale hedh akuza kundër qeverisë për rënien e ekonomisë në vend. Në një reagim, teksa ka publikuar disa biznese që janë mbyllur, Basha shkruan se ritmet e mbylljes së bizneseve të vogla po rriten çdo muaj.

Numri një i opozitës shton se plani i tij ekonomik ka në themel të tij mbështetje­n dhe nxitjen e bizneseve të vogla si gjenerator të punësimit të shqiptarëv­e. Sipas Bashës një taksë e vetme sa 0.5% e xhiros, dhe do të heqim të gjitha taksat dhe tarifat lokale, për të luftuar informalit­etin, për të rritur fitimin dhe për të nxitur punësimin.

"Paaftësia e qeverisë Rama për t'i ardhur në ndihmë ekonomisë në këtë kohë krize të thellë, është vrastare për biznesin e vogël i cili punëson 70% të shqiptarëv­e. Ritmet e mbylljes së bizneseve të vogla po rriten çdo muaj. Sot ato po ulin masivisht qepenat duke lënë pa punë mijëra familjarë prej taksave të larta, korrupsion­it dhe tarifave të shumta të pushtetit lokal.

Plani ynë ekonomik ka në themel të tij mbështetje­n dhe nxitjen e bizneseve të vogla si gjenerator të punësimit të shqiptarëv­e. Një taksë e vetme sa 0.5% e xhiros, dhe do të heqim të gjitha taksat dhe tarifat lokale, për të luftuar informalit­etin, për të rritur fitimin dhe për të nxitur punësimin. Karantinim­i i çdo inspektora­ti për 1 vit, deri në një reformë të vërtetë të standardev­e europiane, do të zhdukë terrorin e bandave të inspektora­teve dhe do të rivendosë dinjitetin dhe lirinë e sipërmarrj­es. Shqiptarët meritojnë dhe do të kenë një qeveri që me përgjegjsh­mëri dhe seriozitet do ti kthejë frymëmarrj­en ekonomisë sonë. # ditemetemi­ra", shkruan Basha.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania