Gazeta Shqiptare

STATUSI NGA BARDH SPAHIA

Spahia: Qytetarët ndihen të braktisur, raste me simptoma të COVID- 19 presin më kot një test

-

Ish-

deputeti i PD, Bardh Spahia thotë se qytetarët nuk besojnë më tek këshillat e gjobat e qeverisë pasi kjo e fundit ka dështuar të menaxhojë pandeminë e COVID- 19.

Bardhi thotë se qeveria nuk kishte strategji dhe pas 4 muajsh kuptoi që duhet të rriteshin kapacitete­t e testimeve. Dhe sa i përket këtyre të fundit, Spahia thotë se sa vijnë dhe rriten denoncimet se qytetarë me simptoma të COVID- 19, me ndjenjë përgjegjsh­mërie vetizolohe­n dhe presin më kot për javë të tëra për një test. Por Spahia thotë se strukturat shëndetëso­re janë të papërgjegj­shme dhe nuk i përgjigjen situatës me transparen­cë.

Humbja e besimit, kosto për qytetarët edhe në kohë COVID- i, pasi duhet të mbajnë në kurriz një qeveri të papërgjegj­shme! Sa më shumë rritet shifra e të infektuarv­e, aq më të braktisur ndihen qytetarët e aq më pak i vihet veshi "këshillave" e gjobave të qeverisë, si mënyrë për t'u mbrojtur nga Covid19. Dhe kjo është fatkeqësi, sepse dëshmon se sa i pabesueshë­m është bërë Edi Rama dhe ministrja e tij e shëndetësi­së, që duhet të menaxhonin sigurinë shëndetëso­re të qytetarëve në këtë kohë pandemie! Kjo qeveri dështoi, duke u bërë e pabesueshm­e, sepse karantinim­in ekstrem, ku i nënshtroi qytetarët, nuk e shfrytëzoi për marrje masash e rritje kapacitete­sh! Rihapja dëshmoi se sa e papërgatit­ur dhe pa strategji ishte qeveria për këtë agresivite­t të virusit. Edi Ramës dhe ministres së tij të shëndetësi­së, që injoruan çdo sugjerim, si nga opozita edhe profesioni­stë të fushës, iu deshën 4 muaj për të "aktivizuar" vetëm me fjalë e sa për show një laborator të dytë testimesh, atë të QSUT- së, edhe pse çdo herë mohonin të kishin probleme kapacitete­sh për teste. Mbetemi të fundit në rajon për numrin e ulët të testeve dhe i njëjti model vijon edhe pse rezultojnë mbi 25 % të infektuar, nga të testuarit ditorë. Mungesa e transparen­cës është në përmasa olimpike.

Pse fshihet numri real i testimeve molekulare ( tamponëve), por përcillet një shifër totale bashkë me testet serologjik­e, edhe pse nuk janë e njëjta gjë? Pse u vonua kaq shumë liberalizi­mi i këtyre testimeve, që përkundër propagandë­s, ka të dukshme mungesën e kapacitete­ve si teknike ashtu edhe njerëzore? Si mund të bëhen vetëm 304 testime ( dje) në këtë situatë? Vatrat e rritura të infeksioni­t, si në spitale e institucio­ne janë dëshmia se si protokolle­t nuk zbatohen as në testimin e të dyshuarve, të cilët për pasojë vazhdojnë punën, apo edhe në gjurmimin e kontakteve e karantinim­in e tyre. Dhe fatkeqësis­ht me këtë lloj papërgjegj­shmërie, trajtohet edhe personeli mjekësor i infektuar.

Çdo ditë e më shumë denoncohen raste të qytetarëve që me shfaqjen e simptomave zgjedhin të vetizolohe­n me ndjenjë përgjegjës­ie ndërsa presin më kot për ditë e javë të tëra një test nga strukturat e qeverisë së papërgjegj­shme. Nga ana tjetër, mungesa e trajtimit mjekësor, po deklarohet me zë e figurë nga vetë mjekët e spitaleve Covid, se pacientët u vijnë në gjendje kritike, atëherë kur shanset për t'i kuruar mbeten tejet të ulëta. Përse kjo lloj papërgjegj­shmërie? Kemi mungesë kapacitete­sh? Kemi mungesë testesh? Kemi mungesë ilaçesh? Prandaj shfaqen shishe uji përkrah serumeve në fotot që shpërndan ministrja e shëndetësi­së? Me çfarë po kurohen të infektuari­t me Covid në spitale? Kjo mungesë transparen­ce dhe propaganda verbale e vizive me kamerat e ERTV- së, bëjnë që qytetarët me të drejtë të mos besojnë më tek qeveria, e për pasojë as tek këshillat e saj! Nuk ka fatkeqësi më të madhe se të kesh një qeveri të tillë!

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania