Gazeta Shqiptare

Lajm i mirë për shqiptarët, Greqia shtyn deri më 31 dhjetor lejen e posaçme për punonjësit sezonalë

Që nga maji, në Greqi janë punësuar mbi 30.000 emigrantë

-

GREQI

- Qeveria greke ka shtyrë deri në 31 dhjetor të këtij viti lejen e posaçme për punonjësit sezonalë kanë mësuar burime për “Top Channel” në Athinë. Sipas burimeve të “Top Channel”, është dërguar qarkorja e posaçme pranë drejtorive të decentrali­zuara të emigracion­it në prefektura ku urdhërohen drejtoritë e emigracion­it të pranojnë aplikime për punonjës sezonalë deri në 31 dhjetor 2020. Qarkorja sqaron se mbetet e pandryshua­r procedura, pra kushdo punëdhënës në sektorin bujqësor që dëshiron të punësojë një emigrant nga vendet e treta mund të kryeje aplikimin pranë zyrave të decentrali­zuara të emi

APLIKIMI

“Kushdo punëdhënës në sektorin bujqësor që dëshiron të punësojë një emigrant nga vendet e treta, mund të kryejë aplikimin pranë zyrave të decentrali­zuara të emigracion­it në prefekturë­n e zonës që banon, të plotësojë një deklaratë përgjegjës­ie për punëdhënës­in, me detyrimin e gjetjes se banesës; ta ketë të siguruar të paktën 20 ditë në 3 muajt e ardhshëm, të paguajë një taksë legalizimi 100 euro për punonjës, si dhe të sigurojë kushtet e jetesës për punonjësin sezonal”, thuhet në qarkoren e posaçme.

gracionit në prefekturë­n e zonës që banon, të plotësojë një deklaratë përgjegjës­ie për punëdhënës­in, me detyrimin e gjetjes së

banesës, ta ketë të siguruar të paktën 20 ditë në 3 muajt e ardhshëm, të paguajë një taksë legalizimi 100 euro për punonjës, si dhe të sigurojë kushtet e jetesës për punonjësin sezonal. Procedura kryhet brenda 48 orëve nga dita e dorëzimit të dokumentev­e. Me këtë shtyrje mundësohet hapja e tregut të punës për mijëra emigrantë shqiptarë të interesuar për punësim sezonal në Greqi. Që prej fillimit të kësaj procedure në maj të këtij viti, në sektorin e bujqësisë në Greqi janë punësuar me shumë se 30.000 emigrantë, shumica dërrmuese e tyre janë shtetas shqiptarë. Kërkesa më e madhe për krahë pune ka qenë kryesisht në zonën e veriut të Greqisë, në sektorin e frutikultu­rës. Shtyrja e re pritet të mundësojë punësimin për muajt e dimrit për mijëra emigrantë, të cilët pritet të punësohen në mbledhjen e frutave në zonën e Larisës, Volosit, si dhe për sezonin e mbledhjes së ullinjve dhe portokajve në vjeshtë. Në këtë mënyrë, Greqia mundëson gjetjen e krahut të lirë të punës në procese, të cilat nuk preferohen prej vendësve, pavarësish­t se prej krizës së COVID- 19 parashikoh­et rritja e papunësisë në vend me mbi 100.000 persona.

( Top Chanel)

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania