Gazeta Shqiptare

Shqipëria në kthetrat e COVID- 19, 26 të vdekur brenda një jave

Daja: 19 pacientë janë në terapi intensive dhe 7 të intubuar. Mbani maskat Mbi 1000 pacientë aktivë vetëm në Tiranë, 112 të shtruar në spital

-

Situatë tejet e rënduar paraqitet lidhur me situatën e koronaviru­sit në vend. Gjatë javës që lamë pas, plot 26 persona kanë humbur jetën nga virusi vdekjeprur­ës duke e çuar në 138 numrin e viktimave që nuk kanë mundur të fitojnë betejën me COVID19. Sakaq, në Shqipëri ka 1943 pacientë aktivë ku në krye të listës qëndron Tirana me 1056 të infektuar që ende nuk janë shëruar. Specialist­ja e ISHP- së Rovena Daja gjatë një komunikimi për mediat ka bërë me dije të dhënat mbi situatën epidemiolo­gjike në vend brenda 24 orëve të fundit. Kështu 4 persona kanë humbur jetën dhe 126 të tjerë kanë rezultuar pozitivë me COVID- 19 pas testimit. "Fatkeqësis­ht nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në spitalin Covid2 "Shefqet Ndroqi", një 51 vjeçar nga Dibra, një 62 vjeçare nga Tirana, një 68 vjeçar nga Shkodra, dhe një 73 vjeçar nga Tirana, më sëmundje bashkëshoq­ëruese. Ministria e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllim­et familjarëv­e",- theksoi Daja në fjalën e saj.

TË HOSPITALIZ­UAR

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin "Shefqet Ndroqi" po trajtohen 112 pacientë, 19 janë në terapi intensive dhe 7 pacientë janë të intubuar.

RASTE TË REJA

Brenda 24 orëve të fundit janë kryer 504 testime ku kanë rezultuar 126 të infektuar të rinj. Sakaq, Tirana vijon të mbetet vatra e zjarrtë me 74 raste të reja Brenda 24 orësh. Ju informojmë për situatën epidemiolo­gjike ne 24 orët e fundit: Janë kryer 504 testime për të dyshuar të prekur me COVID- 19, nga të cilat janë konfirmuar 126 raste pozitive. Shpërndarj­a gjeografik­e e rasteve është si vijon: 74 raste në Tiranë, nga raste 9 në Kavajë, Shkodër, 6 në Durrës, nga 4 raste në Krujë, Mirditë, Vlorë, nga 3 raste në Korçë, Lezhë, Vau i Dejës, 2 në Tropojë, nga 1 rast në Elbasan, Kamëz, Lushnje, Pogradec, Sarandë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 45 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 2682, që nga fillimi i epidemisë",- shtoi specialist­ja e ISHP- së.

THIRRJA E MSHMS

"Ministria e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet me një thirrje të rinjve: Tregoni kujdes ju të parët duke vendosur maskën. Mbroni veten, mbroni prindërit, mbroni gjyshërit, mbroni miqtë dhe shokët tuaj. Ministria e Shëndetësi­së i rikujton qytetarëve detyrimin ligjor për të vendosur maskën në çdo ambient të mbyllur. Respektoni distancën dhe kujdesuni për higjienën personale dhe kolektive. Kontaktoni nëpërmjet linjës së gjelbër 0800 40 40 me mjekun e familjes, dhe kur keni shenja të sëmundjes duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127",- apeloi Ministria e Shëndetësi­së.

 ??  ?? Specialist­ja e ISHP- së Rovena Daja
Specialist­ja e ISHP- së Rovena Daja

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania