Gazeta Shqiptare

Kriteret për të përfituar pension pleqërie, paga referuese

Përllogari­tja e saktë e masës së pensionit mbi vitet e punës me kontribute Koeficient­et e indeksimit para dhe pas vitit ‘ 94

-

Me ndryshimet e bëra në legjislaci­onin shqiptar për sigurimet shoqërore, ka ndryshuar edhe mënyra e llogaritje­s së pensionit, ku si bazë për llogaritje­n së tij, nuk është më pensioni bazë ( pensioni minimal), por pensioni social. Sipas ligjit iu lind e drejta e përfitimit të pensionit të gjithë individëve të siguruar që kanë plotësuar jo më pak se 15 vite sigurim shoqëror, në momentin kur arrijnë moshën e paracaktua­r. Personat e siguruar që kanë plotësuar jo më pak se 15 vite sigurim shoqëror, kanë të drejtë për pension pleqërie, kur të arrijnë moshën e përcaktuar në ligjin "Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë", për sa i përket pensionit të pleqërisë në vendin tonë. Ndërkohë personat e siguruar kanë të drejtë për pension pleqërie të reduktuar, deri tre vjet para mbushjes së moshës së daljes në pension; apo nuk kryejnë veprimtari ekonomike si të punësuar, punëdhënës ose të vetëpunësu­ar. Ndërkaq, nënat që kanë lindur 6 a më shumë fëmijë, të cilët janë të rritur më shumë se 8 vjeç, kanë të drejtë të dalin në pension kur mbushin moshën 55 vjeç dhe kanë 30 vjet sigurim. Aktualisht për vitin 2020 mosha e daljes në pension sipas nenit 43, për gratë është 61 vjeç pasi rritet për çdo vit me 2 muaj deri në vitin 2056 që arrin në 67 vjeç. Ndërsa për burrat 65 vjeç ( mosha fillon rritet që nga viti 2033 me nga 1 muaj në vit për të arritur në 67 vjeç në vitin 2056. Ndërkaq vjetërsia e plotë kontributi­ve për të dy gjinitë është 37 vjet për 2020, e cila rritet me 4 muaj në vit për të arritur me 40 vite në vitin 2029. Pensioni mujor i pleqërisë përbëhet nga një shumë bazë dhe nga një shtesë. Ndërkohë shuma bazë llogaritet si raport i periudhës së sigurimit që ka realizuar personi me periudhën e sigurimit të kërkuar sipas nenit 92, shumëzuar me pensionin social. Ndërsa shtesa do të jetë 1 për qind për vit sigurimi shumëzuar me bazën mesatare të vlerësuar që personat e siguruar kanë arritur nëpërmjet kontribute­ve, e llogaritur sipas ligjit. Shuma e përgjithsh­me e pensionit nuk mund të jetë më e vogël se pensioni social. Për efekt të llogaritje­s së pensioneve me datë fillimi pas 1.1.2016 e në vazhdim, baza e vlerësuar mesatare do të llogaritet bazuar në pagat referuese sipas llojit të punës ose funksionit përpara datës 01.01.1994 si edhe mbi pagat individual­e mbi të cilat janë paguar kontribute­t sipas viteve, nga 01.01.1994 deri në 31.12.2015, të indeksuara me indeksin që del nga pjesëtimi i pagës minimale në shkallë vendi të vitit 2015 me pagën minimale të vitit 1994 ose me pagën minimale të vitit përkatës. Koeficient­ët e indeksimit sipas viteve përcaktohe­n me Vendim të Këshillit të Ministrave. Koeficient­i i indeksimit para vitit 1994, aktualisht është 8,59. Për ta konkretizu­ar këtë problem po të marrim një pagë referuese për një specialist të lartë në ndërmarrje ekonomike, që aktualisht është e miratuar në masën 4.192 lekë, duke e shumëzuar me koeficient­in 8,59, e indeksuar deri në periudhën aktuale jep një pagë prej 36.009 lekë. Ndërsa mbas vitit 1994, merren pagat respektive sipas viteve, të cilat duke u shumëzuar me koeficient­ët përkatës, japin pagën për efekt të llogaritje­s së pensionit. Po të marrim një rast konkret; në vitin 2008, paga minimale ka qenë 14 830 lekë, duke u shumëzuar me koeficient­in e indeksimit ( i cili miratohet çdo vit me VKM), që është 1,48 jep pagën minimale prej 22.000 lekë. Po kështu dhe paga maksimale e cila ka qenë 74.150, kur shumëzohet me po këtë koeficient indeksimi jep pagën maksimale aktuale 97.030. Sigurisht pagat e ndërmjetme, me indeksimin sipas koeficient­eve përkatës, do të na japin paga aktuale ndërmjet minimales e maksimales.

PENSIONI SOCIAL

Pensioni social është një përfitim që i jepet çdo shtetasi shqiptar, i cili ka mbushur moshën 70 vjeç, është me qëndrim të përhershëm në Shqipëri të paktën për pesë vitet e fundit, nuk plotëson kushtet për asnjë lloj pensioni nga skema e detyrueshm­e e sigurimeve shoqërore dhe nuk ka të ardhura, ose të ardhurat që përfiton nga çdo burim tjetër, janë më të ulëta se të ardhurat që jep pensioni social. Masa e këtij pensioni social është e barabartë me të ardhurat minimale që sigurohen nga pensioni i pjesshëm i pleqërisë me 15 vite të siguruara me pagë minimale, i llogaritur në datën 31.12.2014. Ndërsa masa e pensionit social për personat që kanë të ardhura nga burime të tjera, do të jetë sa diferenca e pensionit social me të ardhurat e tjera që ka përfituesi. Kriteret, procedurat dhe dokumentac­ioni për pensionin social përcaktohe­n me Vendim të Këshillit të Ministrave. Për llogaritje­n e pensionit përdoret formula: PP ( Pensioni i pleqërisë) = PS ( Pension Social) *( shumëzuar) vjetërsi kontributi­ve të realizuara/ vjetërsi kontributi­ve që kërkohet + 1/ 100* ( shumëzuar) vite sigurimi* ( shumëzuar) BV ( baza e vlerësuar). Baza e vlerësuar për llogaritje­n e pensioneve llogaritet si raport i shumës së pagave, për të cilat janë paguar kontribute­t, me periudhën që njihet si periudhë sigurimi.

PAGA REFERUESE

Për periudhën e sigurimit nga data 1.1.1994 e në vazhdim, për llogaritje­n e bazës së vlerësuar, merret shuma e pagave, për të cilat janë paguar kontribute­t nga

data 1.1.1994 deri në fund të periudhës së sigurimit. Për periudhën e sigurimit në institucio­ne dhe ndërmarrje shtetërore para datës 1.1.1994, për llogaritje­n e bazës së vlerësuar, merren pagat referuese, të përcaktuar­a me vendim të Këshillit të Ministrave. Në rastet kur personi i siguruar ka periudhë sigurimi para dhe pas datës 1.1.1994, baza e vlerësuar llogaritet si mesatare aritmetike e ponderuar e bazës së vlerësuar të periudhave të sigurimit si ishpunonjë­s i institucio­neve apo ndërmarrje­ve shtetërore dhe ish- anëtar i kooperativ­ave bujqësore përpara vitit 1994 si dhe e periudhave të sigurimit si person i punësuar, i vetëpunësu­ar apo ekonomikis­ht aktiv pas datës 01.01.1994.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania