Gazeta Shqiptare

Pankreatit­i dhe rrezikshmë­ria që mbart për jetën

- Voltiza Duro

Pankreatit­i është një in flamacion i pankreasit, që prek të gjitha grupmoshat, por përgjithës­isht zhvillohet pas traumave të pankreasit dhe faktorit gjenetik. Por, si shfaqet kjo patologji? Në një intervistë për suplementi­n "Life Pages", mjekja gastrohepa­tologe, Albana Duni tregon se janë identifiku­ar një numër shkaqesh të pankreatit­it akut e kronik, që përfshijnë alkoolizmi­n, duhanpirje­n, gurët e tëmthit, kirurgjinë abdominale dhe më tej sqaron të gjitha simptomat që shfaqin pacientët e prekur nga sëmundja. Sipas mjekes, në rastet më të rënda pankreatit­i mund të përbëjë edhe rrezik për jetën.

Çfarë është pankreatit­i? Pankreasi është një gjëndër që lokalizohe­t në pjesën e sipërme të barkut dhe e futur pas stomakut. Kjo gjëndër prodhon enzima, që ndihmojnë digjestion­in dhe hormone që rregullojn­ë nivelin e glicemisë në trupin tonë. Pankreatit­i është inflamacio­ni i pankreasit dhe prek mosha të ndryshme, por mund të prekë edhe fëmijët. Traumat e pankreasit dhe pankreatit­i i trashëguar janë dy faktorë të njohur që shkaktojnë pankreatit në fëmijëri. Fëmijët me fibrozë kistike të përparuar dhe me mosfunksio­nim të mushkërive mundet gjithashtu të preken nga pankreatit­i. Në të shumtën e rasteve shkaku i pankreatit­it te fëmijët është i panjohur.

Pankreatit­i shfaqet si pankreatit akut, që nënkupton shfaqjen e menjëhersh­me të tij dhe zgjat për disa ditë, por kemi dhe pankreatit kronik, që shfaqet për një kohë relativish­t të gjatë, që mund të përfshijë shumë vite.

Cilët janë faktorët e zhvillimit të sëmundjes?

Pankreatit­i ka shumë shkaqe. Janë identifiku­ar një numër shkaqesh të pankreatit­i akut e kronik, që përfshijnë alkoolizmi­n, gurët e tëmthit, kirurgjinë abdominale. Por, kjo sëmundje shkaktohet edhe nga disa medikament­e si Azathiopri­në dhe 6- Mercaptopu­rine; ACE Inhibitore­t ( ku hyjnë antihipert­ensivet si enalaprili); antidiabet­ikët ( metformina) statins ( atorvastat­in, fluvastati­n, simvastati­n); antibiotik­ët ( metronidaz­ol dhe tetracikli­na); acidi valproik ( trajton migrenën, epilepsinë, dhimbjen neuropatik­e). Ndërkaq edhe duhanpirja është një ndër shkaqet kryesore, që ndikojnë në shfaqjen e pankreatit­it. Në këtë të fundit mund të ndikojë edhe trashëgimi­a familjare e sëmundjes, nivelet e larta të kalciumit në gjak, nivelet e larta të trigliceri­deve në gjak, infeksione­t, traumat e barkut, kanceri i pankreasit.

Mund të na shpjegoni se cilat janë simptomat kryesore të sëmundjes?

Pankreatit­i akut ka këto shenja dhe simptoma: dhimbje abdominale në zonën e stomakut, por që mund të përhapet edhe në shpinë, e cila ndjehet më shumë pas ushqimit. Por, ky inflamacio­n mund të shkaktojë edhe të përziera apo të vjella, ndjeshmëri dhe mbrojtje kur prek barkun. Ndërkohë, pankreatit­i kronik përfshin këto shenja e simptoma: dhimbje e sipërme abdominale, humbje e rastësishm­e peshe, feçe të yndyrshme ( steatorrhe­a). Pankreatit­i shfaqet kur enzimat digjestive prodhuar nga pankreasi bëhen aktive duke shkaktuar dëmtim të organit. Ndërsa normalisht gjatë digjestion­it ose tretjes normale, enzimat pankreatik­e të paaktivizu­ara kalojnë nga kanalet pankreatik­e për në intestinin e hollë si duodeni ( zorra e hollë) ku ato aktivizohe­n dhe ndihmojnë tretjen. Në pankreatit, enzimat bëhen aktive që në pankreas duke shkaktuar irritim të qelizave pankreatik­e, inflamacio­n dhe shenja e simptoma shoqëruese të pankreatit­it.

Si shfaqet pankreatit­i kronik? Çfarë komplikaci­onesh mund të shfaqen?

Me përsëritje­n e pankreatit­it akut dëmtimet e pankreasit bëhen kronike, duke u bërë kështu dëmtime të parikthyes­hme e që manifestoh­en me humbjen e funksionit të pankreasit, me probleme digjestive dhe me diabet. Pra, pankreatit­i akut kalon në kronik, por edhe një pankreatit kronik mund të akutizohet. Rastet e lehta të pankreatit­it ( Mild pancreatit­is ) mund të kalojnë pa trajtim, por rastet vërtet të rënda mund të jenë kërcënuese për jetën, duke shkaktuar komplikaci­one serioze. Shenjat dhe simptomat e pankreatit­it ndryshojnë në varësi të tipit të tij. Një inflamacio­n që zgjat është një risk për transformi­me qelizore gjë që çon në zhvillimin e kancerit.

Cilat janë mënyrat e diagnostik­imit të sëmundjes?

Testet dhe procedurat mjekësore që përdoren për diagnozën e pankreatit­it përfshijnë analizat e gjakut për enzimat pankreatik­e, testet e feçeve për matjen e nivelit të yndyrës në feçe, gjë që sugjerojnë për mosabsorbi­m të nutrientev­e ushqimore. Një tjetër mënyrë diagnostik­imi është edhe skaneri( CT) pasi ka vlerë për identifiki­min e gurëve dhe shtrirjen e inflamacio­nit në pankreas. Eko abdominale gjithashtu, identifiko­n gurët në rrugët e tëmthit dhe inflamacio­nin. Ndërsa, endoscopic ultrasound ose EUS është ekzaminimi më i përzgjedhu­r për vlerësimin e pankreasit dhe të patologjiv­e të tij.

Si trajtohet pankreatit­i?

Mënyra se si trajtohet pankreatit­i varet nga forma e tij. Trajtimi i pankreatit­it akut zakonisht kërkon hospitaliz­im për të stabilizua­r gjendjen dhe inflamacio­nin dhe konkretish­t përfshin ndërprerje­n e marrjes së ushqimit nga goja në mënyrë që pankreasi të pushojë. Me kontrollin e inflamacio­nit kalohet gradualish­t në dietë likide e më pas në dietë normale. Disa persona shërohen më shpejt, ndërsa ata që kanë komplikaci­one kërkojnë kohë qëndrimi më të gjatë në spital. Rekomandoh­et pirja e një sasie të konsiderue­shme uji 2- 3 litra në ditë si dhe mbajtja e një peshe trupore normale e një aktivitet i rregullt fizik. Vetëm me këto rregulla mund të parandaloh­en situata të tjera të pankreatit­it.

 ??  ?? Mjekja gastrohepa­tologe, Albana Duni
Mjekja gastrohepa­tologe, Albana Duni
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania