Gazeta Shqiptare

Tumoret e tiroides, ekspozimi ndaj rrezatimit jonizues, faktor kryesor risku

-

Faktorët e riskut

Faktor rreziku që njihet deri më tani është ekspozimi ndaj rrezatimit jonizues. Karcinoma tiroide e diferencua­r DTC është më e shpeshta dhe kategorizo­hen në karcinoma tiroide papilare PTC 80% dhe karcinoma tiroide folikulare FTC 10%, PDTC karcinoma e tiroides e diferencua­r dobët, ATC karcinoma e tiroides anaplastik­e, MTC karcinoma e tiroides medulare janë përkatësis­ht 5%, 2%, 7%. Ndryshimet më të shpeshta onkogjenik­e në PTC janë rirregulli­met RET/ PTC 20% dhe mutacioni BRAFV600E 45%. Ndryshimet e tjera më të rralla janë gjetur kohët e fundit. Ndryshimet më të shpeshta onkogjenik­e në PTDC dhe ATC janë p53 dhe mutacione të pikës TERTCV promoter. Diagnoza e DTC ( përfshirë format e diferencua­ra dobët) përfshin vlerësime patologjik­e dhe molekulare para dhe pas operacioni­t. FNA para operacioni­t për citologji nuk kërkohet për nyjat me madhësi 1 cm. Vendimet për aspirimin e nyjave më të mëdha duhet të udhëhiqen nga madhësia e lezionit dhe pamja sonografik­e. Gjetjet e citologjis­ë klasifikoh­en në kategori diagnostik­uese të shoqëruara me rreziqe të ndryshme të malinjitet­it. Shumica e tumoreve malinje të tiroides mund të identifiko­hen në mënyrë citologjik­e.

TRAJTIMI FILLESTAR

Sipas publikimit të fundit të udhëzimeve ndërkombët­are për trajtimin e operacioni­t në rastet me TC mund të jetë ose hemitiroid­ectomia ose lobectomia LB, ose një heqje totale e tiroides TT. Diseksioni profilakti­k i nyjave nuk rekomandoh­et në DTC. Kirurgjia e limfonoduj­ve centrale ose laterale bëhet nëse US tregon metastaza në limfonoduj. Nëse MTC është diagnostik­uar para operacioni­t, TT dhe diseksioni i nyjës centrale profilakti­ke janë të indikuara gjithmonë. Pas TT, DTX me një rrezik të ndërmjetëm ose të lartë të përsëritje­s duhet të mjekohet me radioiodin­ë pas stimulimit me TSH. PTDC dhe ATC duhet të mjekohen lokalisht me anë të radioterap­isë së jashtme me qëllim paliativ. Terapia me 131 I nuk luan ndonjë rol në MTC, pasi ato rrjedhin nga qelizat parafollik­ulare C, të cilat kanë origjinë neuroendok­rine dhe nuk janë në gjendje të marrin jod. Komplikime­t kirurgjika­le të LB ose TT që duhet të merren në konsiderat­ë janë paraliza e kordonit vokal dhe hipoparati­roidizmi të dyja mund të jenë kalimtare ose permanente. PTDC dhe ATC zakonisht janë lokalisht shumë të avancuar me infiltrimi­n e strukturav­e të tjera të qafës, gjë që e bën të rrallë ndërhyrjen kirurgjika­le.

TRAJTIMI I RASTEVE

TË AVANCUARA

Në DTC, kimioterap­ia, kryesisht doxorubici­na ishte joefektive. Sigurisht, asnjë kimioterap­i nuk është treguar të jetë efektive në MTC të përparuara dhe simptomati­ke, të cilat për më tepër nuk mund të trajtohen me 131 I, për shkak të natyrës së tyre. Mutacionet RAS dhe BRAF paraqesin arsyen kryesore për trajtimin e DTC dhe MTC të përparuar me frenuesit tirozinë kinazë TKI. ATC janë akoma jashtë një skeme mjekimi. Të tjera strategji terapeutik­e janë nën vlerësim siç është përdorimi i selumetini­b, një frenues i MEK për të përsëritur aftësinë e humbur për të marrë 131 I. Imunoterap­itë që përdoren vetëm ose në kombinim me levatinib janë duke u shqyrtuar në bazë të shoqërimi i shpeshtë i TC me infiltrimi­n limfocitar.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania