Gazeta Shqiptare

Refleksion­e De Radiane

-

atribuar religjiozi­tetit të autorit një rëndësi themelore. “Unë do të rrëfej gjithmonë veç për suksese të vërteta, edhe pse e di shumë mirë se i flas një gjenerate shumë kryeneçe, që ka për divizë shprehjen “Quid est veritas? ( Ku është e vërteta?) të Ponc Pilatit”.

“Megjithatë”, shkruan duke ngritur tezën e vet ndoshta gjeniale Zef Valentini, “e vërteta është se ky njeri mistik, duhet të ketë ndjerë e besuar të ketë për rilindjen kristjane të Shqipërisë një mision të atillë me atë që pat besuar të kishte Dantja për gjithë kristianiz­min në jubileun e vitit 1300. Ai s’u shpreh kurrë qartësisht në lidhje me këtë besim, ndoshta për arsye modestie, duke menduar të mos jetë i denjë për një gjë të tillë. Por në vëllimin e periudhës së parë të “Autobiolog­jisë” së tij, autori do të shkruajë: “Në vetvete, ngjarjet e jetës sime nuk kanë kurrfarë vlere për të tjerët, as kurrfarë vlerësimi prej tyre. Vlerësimi i takon lartësimit “të bërjes dhe pasjes” së një gjuhe kombëtare, mbrojtëses së vërtetë të kombit shqiptar”.

Ndoshta teologët, përfundon Valentini, nuk e kanë kaq të lehtë të pohojnë ekzistencë­n e misioneve profetike të poetëve, ashtu siç nuk janë të lehta të pohohen zbulesat e tyre të vërteta mistike e të mbinatyrsh­me, me pretendimi­n e drejtë për të mos i dhënë Zotit përgjegjës­i që nuk janë të tijat”;

Mirëpo, kjo sprovë nuk synon të zhvillohet në fushën e teologjisë, por përkundraz­i në atë të letërsisë dhe historisë, ndaj ajo nuk mund ta mohojë kurrsesi besimin te ajo provani në të cilën De Rada besonte kaq ethshmëris­ht e me kaq entuziazëm. Nga ana tjetër, nuk mund të mohohet e të mos pranohet misioni që Provania i ka shënjuar jo vetëm çdo personi, por edhe çdo kombi. Ja pse, si De Rada, duhet të dashurojmë të mendojmë për një Shqipëri, të vogël vërtet e rrjedhimis­ht jo të pasur në krahasim me shtetet e mëdhenj, por fisnike, madje të pajisur me një fisnikëri hyjnore e për këtë arsye, të pashlyeshm­e kurrë. Ja, pse si De Rada, duhet të besojmë edhe në provaninë e veprës së tij; natyrisht, mund të shtohet se ai qe i pari që bëri të njohur në Evropë ekzistencë­n e një Shqipërie atdhe të heronjve e tokë të sentimente­ve fisnike, të denjë për një jetë të sajën ashtu si çdo komb tjetër, të cilit Zoti i ka dhënë një fytyrë e për rrjedhim, një mision. Jo shumë shpejt, vepra e tij u njoh dhe u çmua në Shqipëri. Sot ajo është e njohur më shumë për vlerat letrare, pra për petkun e saj; ndërkohë që ka shumë nga ata, që ai do t’i quante Pilatë, të cilët nuk arrijnë dot të njehësohen në konceptin e vet goxha fisnik religjioz të atdheut të tij fisnik, për shkak se për ta nuk është shpirti, por materia ajo që u intereson.

Ja, pse si De Rada, ne sot duhet të kemi po të njejtën kredo; të besojmë po njëlloj edhe në Provaninë e tij, në misionin që ai i dha Shqipërisë, mision ky që do të mund të vihet në veprim, vetëm atëherë kur të bëhen realitet idealet e De Radës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania